Kalimi nga 2 në 1 gjumë

blank

Kalimi nga 2 në 1 gjumë

Eleminimi i gjumeve eshte nje periudhe e veshtire por duhet te durojme dhe pak sepse dhe pak dhe po iu vjen fundi. Sot do flasim per kalimin nga 2 ne nje gjumë.

Nga ta kuptoj qe eshte koha e duhur per te eleminuar gjumin e dytë?  

  • Bebi juaj eshte rreth moshes 13-18 muajsh
  • Ka shmangur ose refuzuar gjumin e 2-te per dy jave rresht.
  • Gjumi fillon të shkurtohet ndërsa periudha e qëndrimit zgjuar rritet.
  • Qarje para gjumit që ndiqet nga një gjumë I shkurtër.
  • Gjumi i mëngjesit bëhet më i gjatë dhe ai i drekës më i shkurtër. (ose anasjelltas).
  • Ka filluar të zgjohet herët në mëngjes..
  • Nuk fle fare në gjumin e dytë dhe luan në shtrat.

Nëse bebi shfaq këto shenja për 4-5 ditë në javë, për më shumë se dy javë atëherë ai është gati për të kaluar në një gjumë të vetëm.

Si tia bëjmë më të lehtë bebit eleminimin e gjumit të dytë?

– Mos u nxitoni. Filloni ta shtyni gjumin e mëngjesit me nga 15 minuta çdo ditë derisa të arrini një diferencë kohore prej 4-5 orë nga ora e zgjimit deri në orën e gjumit të drekës. Idealja do ishte që fëmija të flejë deri në 3 orë dhe jo më pak se 2 orë.

– Nëse bebi e ka të nevojshme një gjumë tjetë mund ta bëjë por të jetë i shkurtër rreth 20-30 minuta ne mbasdite në mënyrë që të mos na prishet orari  i gjumit në mbrëmje. Në momentin që gjumi i parë ditës është shtyrë rreth orës 11:00 dhe femija fle 2 ore lind nevoja ta eleminojmë gjumin e dytë dhe të fillojmë stabilizimin në një gjumë të vetëm. Në këtë rast e vendosim bebin më herët në gjumë derisa të stabilizohet me këtë ndryshim.

– Mundohuni ta mbani bebin të shpërqëndruar në mënyrë që mos të përgjumet. Mund të dilni në natyrë, të vraponi , të luani ose dhe të kërceni.
– Ushqejeni para se të flejë gjumë.

-Për të shtyrë pak më tepër orën e gjumit gjatë mëngjesit, mund të dilni në natyrë ose ti ofroni fruta meqë kanë sheqer natyral dhe e mbajnë më tepër zgjuar.
– Krijoni ambjentin e përshtatshëm për gjumë. Errësoni dhomën dhe kryeni rutinën para gjumit.
– Nëse i flihet tepër mbasditeve, mos e lejoni të flejë aq sa të shtyje orarin e gjumit në mbrëmje. Pra, minimumi 4 orë distancë duhen nga gjumi i fundit deri në gjumin e mbrëmjes.

Pra nëse gjumi I mbrëmjes fillon në orën 19.30 gjumet e ditës të kenë peërfunduar në orën 15.30 . Është normale që në mbrëme të flejë më herët se zakonisht pasi nuk mund ta përballojë dot një ditë aq të gjatë vetëm me një gjumë ende. Do mësohet, bëni durim!

Në mënyrë që ta menaxhoni më lehtë këtë periudhe iu vjen në ndihmë paketa Hënëza në mënyrë që bebi të mësojë të flejë e pavarur. Mos harroni që është një proçes që do kohë dhe përmirësimi nuk vjen brenda natës. Dhurojini shumë dashuri dhe tregohuni të duruar sepse bebit I duhet ditë deri në disa javë që të ambjentohet me rutinën e tij të re.

blank

Heqja e gjumeve të ditës

blank

Heqja e gjumeve të ditës

Ja ku I erdhi fundi gjumeve të ditës. Ka qene nje rrugetim i gjate dhe sfidues si per ty dhe per te voglin tend dhe dua te te them qe ke bere nje pune te mrekullueshme. Jam shume krenare per ju! Tani kemi dhe nje hap te fundit per te bere. Kalimin nga 1 ne asnje gjume gjate dites.

Mamat e femijeve mbi 3 vjec jeni gati?

Nga ta kuptoj qe eshte koha e duhur per te eleminuar gjumin e ditës?

-Nuk ndihet I lodhur ose I përgjumur nëse nuk fle gjatë ditës.

 -Do shumë kohë që ta zërë gjumi.

– Nuk ndihet I lodhur kur I vjen orari I gjumit.

Si tia bëjmë më të lehtë bebit eleminimin e gjumit të ditës?

✅ Vendoseni ne shtrat heret. Derisa femija te mesohet qe nuk do fleje me gjate dites vendoseni ne shtrat sa me heret ne menyre qe femija te kete mundesi te shplodhet dhe mos te tejlodhet. Ora 6-6:30 do ishte ideale. Me vone, pasi femija te mesohet mund tia shtyni pak me vone oren e gjumit.

✅ Fakti qe bebi juaj nuk ka nevoje per gjume nuk do te thote qe nuk kane nevoje te qetesohen. Lejojini te rrine vetem ne dhomen e tyre, mund tiu ofroni nje liber qe ta lexojne nderkohe qe pushojne. 1 ore do tiu mjaftoje.

 

blank

Pra pasi të eleminoni gjumin e ditës ndihmoje ta kuptojë që edhe pse nuk do të fleje më gjatë ditës I nevojitet pak kohe që të qetësohen. Nëse fëmija juaj e refuyon qëndrimin në dhomë përpiqu ta fillosh me rreth 15 minuta qëndrim dhe ta rrisni qëndrimin me 5 minuta cdo ditë. KujdesË Shmangni qëndrimin ne ekrane gjatë kohës së qetësimit.

E kuptoj që është një ndryshim shumë I rëndësishëm për fëmijën tend por do tia dilni për mrekulli. Je duke bërë një punë fantastike.

Në mënyrë që ta menaxhoni më lehtë këtë periudhe iu vjen në ndihmë paketa Yjet në mënyrë që bebi të mësojë të flejë e pavarur.

Temperatura ideale

blank

Temperatura ideale

A e dinit që temperature e dhomës ndikon drejtpërdrejt tek gjumi I fëmijës?

Nga ekspertët amerikanë temperature ideale varion midis 20-22 grade celcius. Kur temperature e dhomës është shumë e lartë ose shumë e ulët bebi mund të mos flejë qetë dhe gjatë prandaj këshillohet që në kushtet që kemi të përpiqemi të ruajmë sigurinë dhe ngrohtësinë. Si ta bëjmë këtë? Ndiqni këshillat e mëposhtme

-Pavarësisht çfarë lloj ngrohje përdorni, ajroseni dhomën shpesh. Mbinxehja është e rrezikshme.
–  Pavarësisht sa ftohtë është shmangni mbulimin me shumë shtresa të lëvizshme dhe zgjidhni një veshje të sigurt për gjumë në trashësinë e duhur si thes gjumi apo paliçeta.
– Nëse hunda, veshët e kraharori i bebit janë të ftohta shtojini një veshje
– Nëse kraharori, dhe shpina janë të nxehta e të djersitura hiqni një veshje. Gjymtyrët nuk janë tregues i drejtë i të ftohtit dhe të nxehtit.

-Bebi vendoset të flejë gjithmonë në shpinë në mënyrë që të lejohet qarkullimi I ajrit rreth fytyrës së tyre.

-AAp këshillon që të paktën 6 muajt e pare bebi të flejë në të njëjtën dhomë me prindërit (por në shtratin e tij) për të shmangur incidentet dhe bebi të jetë nën kontroll.

– zgjidh një termometër të përshtatshëm për të mbajtur në kontroll emperaturën e dhomës.

-Sigurohu që krevati I bebit nuk është vendosu afër dritares ose kondicionerit.

Cilat janë shenjat që bebi mund të ketë vapë?

  1. Skuqje tek mollëzat.
  2. Merr fryme me vështirësi.
  3. Djersitje ne trup dhe flokë. Në këtë rast hiqjani një shtresë nga rrobat ose ulni temperaturëne dhomës.

Po që ka ftohtë? Po që ka ftohtë? E thjeshtë, nëse e prek bebi yt është më I ftohtë se normalisht. Në këtë rast shtoni një shtresë tek veshja e bebit ose rrit temperaturën e dhomës.

Mos harroni se çdo beb, njeri ka ndryshe ftohtë e nxehtë. Disa beba djersisin në 20 të tjerët kanë nevojë për mbulim në 25. Kuptoni ndjeshmërinë e bebit tuaj.

Do e rekomandoja shumë thesin e gjumit të @ninana.al për një gjumë të qetë e të sigurtë gjatë gjithë natës. Thesin mund ta zgjidhni sipas stinës në të cilën ju do ta përdorni duke i krijuar bebit komoditet gjatë gjithë proçesit të gjumit.

 

blank

A duhet zgjuar bebi nga gjumi?

blank

A duhet zgjuar bebi nga gjumi?

‘’Mos e zgjo bebin nga gjumi”. “ Lëre të flejë sa të dojë.’’
Jam e sigurt qe te gjitha ne e kemi degjuar te pakten nje here kete shprehje. Por nese ende keni dyshime rreth kesaj teme dijeni se Eshte vetem nje MIT dhe aspak e vertete.

·         Nëse bebi është në muajt e parë të jetës gjarë ditës duhet ta zgjoni sepse duhet te ushqehet çdo 3-4 ore nga hera e fundit qe eshte ushqyer. Zgjimi i plotë e ndihmon të marrë kaloritë e duhura dhe gjithashtu u mundëson të bëjnë dallimin e ditës dhe natës pasi sheh ambjent me dritë dhe të zhurmshëm. Ju ndiqni këshillën e mjekut rreth intervaleve të ushqyerjes por ne do donim që një cikël gjumi në muajt e parë të mos zgjaste më shumë se 2.5/3 orë.
·         Pas muajve të parë nëse njëri gjumë zgjat me shume se 2 ore zgjojeni që ti lini hapësirë gjumeve të tjerë ( kjo nuk vlen për fëmijët që flejnë vetëm 1 herë në ditë). Tek femijet qe bejne me shume se nje gjume fjetja per me shume se dy ore do te ndikoje ne gjumin e nates.
·         Bebi I ka përmbushur nevojat e tij totale për gjumë gjatë ditës. Por për sa orë gjumë ka nevojë fëmija im? Kliko këtu për tu informuar më tepër.  Pra nëse gjumet zgjatin më tepër sesa bebit i nevojiten për moshën e tij këshillohet që të zgjohet për të mos ndikuar në gjumin e natës.
·         Te fleje ne orarin e duhur ne mbremje. Bebi yt ka nevojë të bëjë 11-12 orë gjumë nate dhe fjetja më tepër sesa duhet gjatë gjumeve të ditës sjell si pasojë shtyrjen e orarit të mbrëmjes e cila më pas mund të shoqërohet me irritim, tejlodhje dhe refuzim të gjumit të mbrëmjes.

Sic mund ta shihni ne disa raste eshte e rendesishme dhe e nevojshme te zgjoni femijen tuaj. 
Ok, tashmë që u informuat mbi arsyet përse duhet ta zgjoni bebin nga gjumi jeni gati ti vendosni në zbatim këshillat por po hasni vështirësi në zgjimin e bebit nga gjumi? Provo:

blank
  • Ta ngacmosh lehtë në fytyrë e gjymtyrë.
  • Hap perdet dhe lejoje dritën të hyjë në dhomë.
  • Provo ti ndërrosh pelenën.
  •  Provo ta shtrish në një sipërfaqe të panjohur si dyshek, divan.-
  •  Hiqja shtresat e rrobave se fundja ushqyerja lëkurë më lëkurë është më e mire.

Pavarësisht që mund të na vijë keq që po e zgjojme bebin nga gjumi mendo që po e bejmë këtë që bebi të bëjë një gjumë të mire dhe të rritet shëndetshëm.

 

Kalimi nga 3 në 2 gjume

blank

Kalimi nga 3 në 2 gjume.

Eleminimi  I gjumeve të ditës shpesh here shoqërohet me ndjenja ankthi tek prindërit dhe pasigurie por dije që nuk je vetëm! Është shumë normale dhe këshillat e mëposhtme do tua bëjnë më të lehtë këtë tranzicion në mënyrë që bebi të mos tejlodhet dhe tia dalim me sukses. Nga ta kuptoj qe eshte koha e duhur per te eleminuar gjumin e trete?

  • Bebi juaj eshte rreth moshes 6-9 muaj
  • Ka shmangur ose refuzuar gjumin e 3-te per dy jave rresht.
  • Gjumi fillon të shkurtohet ndërsa periudha e qëndrimit zgjuar rritet.
  • Qarje para gjumit që ndiqet nga një gjumë I shkurtër.
  • Zgjime të shpeshta natën dhe zgjim I hershëm në mëngjes.

Si tia bëjmë më të lehtë bebit eleminimin e gjumit të tretë

– Vendose në gjumë 30 minuta- 1 orë para në gjumin e mbrëmjes. Në këtë mënyrë sigurohemi që bebi nuk është I tejlodhur. Për shembull: Nëse orari I gjumit është në 7 mund ta vendosni në gjumë në orën 6:30.
·         Shtyjeni gjumin e parë dhe të dytë gradualisht me 15 minuta nga orari I mëparshëm.
·         Nëse mendoni se fëmija ka nevojë për një gjumë të 3-të, ofrojini një gjumë të shkurtër 10-30 minuta derisa ta eleminoni plotësisht.

blank

·         Mësojeni të zhvilloje aftësine që të flenë vetë. Në mënyrë që ta menaxhoni më lehtë këtë periudhe iu vjen në ndihmë paketa Hënëza në mënyrë që bebi të mësojë të flejë e pavarur. 

Tregohuni te vendosur me oraret dhe rutinen tuaj dhe pas një muaji do arrini te shihni rezultatet e tranzicionit nga 3 ne 2 gjume. Tashmë nuk ngelet që tjetër veçëse tiu uroj shumë suksese!

A krijon varësi nëse e mbaj bebin në krahë?

blank
A krijon varësi nëse e mbaj bebin në krahë?

Para se unë ti kthej përgjigje kësaj pyetje si fillim pyet ti veten mami: A e shijon mbajtjen në krahë të bebit tend? Nëse përgjigjia është PO atëherë mbaje. Ke pritur kaq gjate per kete moment dhe me ne fund erdhi. Shijoje, nuhate, aroma e bebit tend eshte me e mira, syte e bebit tend shihini nga afer sa bukur ju shohin, ledhatoje floket e perkedhelja lehte. le te fleje ne gjirin tend, krahun tend apo mbi trupin tend.

Por gjithashtu është shumë normale të mos dëshirosh të mbash bebin në krahë gjatë gjithë kohës. Për çdo prind kjo eksperiencë mund të jetë e ndryshme por e rëndësishme ësdhtë që sipas kërkimeve ti NUK po e llaston bebin e porsalindur duke e mbajtur në krahë

Cilat janë benefitet e të mbajturit në krahë bebin tënd?

  • Forcon lidhjen midis bebit dhe prindit.
  • I krijojnë bebit siguri dhe mbrojtje.
  • Krijon kontaktin lëkurë-lekurë .

Ne te njejten kohe qe e mban ne krahe mund edhe te hidhni bazat e nje gjumi te mire. Mund te vendosni një rutine të thjeshtë para gjumit, ta mësomi të bëjë dallimin mes gjumit te dites dhe nates dhe ndihmo veten qe te njohesh shenjat e gjumit te bebit tuaj. Mund te keni nje dite me gjume të oranizuara duke e mbajtur bebin pranë vetes. Ashtu si edhe ne disa raste mund ta vendosësh të flejë edhe në shtrat te tij.

Po, ti mundesh ti bësh te gjitha keto ndërsa shijon pafund bebin tend. Nje perkujdesje delikate per mamin e re dhe bebin ndersa hedhim butesisht bazat e nje gjumi te mire dhe këtë mund ta arrish falë programit Qingji falë të cilës do të ndiheni me te organizuara muajt e pare. Programi Qingji

blank

Si duhet te jetë krevati i bebit

blank
Si duhet te jete krevati i bebit?

Zgjedhja e krevatit në shtatëzani merr kohë e do durim. E kur vjen bebi kupton se ke harxhuar kohë kot me krevat super luksoz, me super mbështetëse e me super perde zbukuruese.

Si çdo prind dhe ju dëshironi që fëmija juaj të flejë I qetë dhe I sigurt në krevatin e tij por shpesh here rregullat që duhen mund të të bejne konfuze. Mos u shqetësoni sepse nuk ka asgjë të komplikuar. Para se të vendpani bebin të flejë në shtratin e tij dhe i sigurt që:

-Të jetë sa më i thellë në mënyrë që fëmija mos të rrezikojë të dale nga krevati. Bebi yt do të flejë atje derisa të jetë rreth 100 cm i gjatë.
– Ti ketë anësoret me dërrasë ose rrjetë, copë që lejon lirisht qarkullimin e ajrit.
– Ti ketë të gjitha barrierat anësore të vendosura. Një krahë i hequr ose i ulur bëhet shkak për incidente.
-Të mos ketë objekte brenda tij. Pellushat, batanije, perde të varura, jastëk rrethues aspak të nevojshëm e të sigurtë.
– Të ketë një çarçaf të puthitur mire me dyshekun.

-Qe nuk ka asnjë pjesë të mprehtë ose vidë të dale e cila mund të jetë rrezik për fëmijën tuaj.

-Mos e mbuloni fëmijën me batanije por do të sugjeroja mbështjellësen/thesin e gjumit.

 

Pra mami kur të zgjedhësh krevatin  e fëmijës përveçëse mendimit të zgjedhim materialin, ngjyrën dhe formën mos harro të mendosh dhe rreth sigurisë së fëmijës. Duke ndjekur këshillat e mësipërme jo vetëm bebi do flejë  i sigurtë por edhe ti do jesh më e qetë sepse le ta pranojmë sado që mund tu qëndrojmë pranë gjatë gjumit është shumë e vështirë të kontrollojmë çdo lëvizje të tyre. Qëndroni të sigurtë!

blank

Largimi i biberonit genjeshtar

blank

Largimi i biberonit genjeshtar

Erdhi momenti i shumëpritur. Si të heqim beberonin gënjeshtar? Beberoni gënjeshtar është një nga ata elementë që mund të ketë shoqëruar deri më tani gjumin e bebit tuaj dhe patjetër që ka benefitet e saj por vjen një moment që mund të bëhet shkak për prishjen e gjumit ose zgjimeve të shpeshta dhe nëse bebi juaj është i vogël dhe e ndjeni se beberoni po kthehet në varësi atëherë ka ardhur momenti që tia eleminojmë.

Përpiquni t’ja hiqni lehtë nga goja pasi e ka zënë gjumi. Nëse qan, rivendosjani sërish dhe hiqjani sërish pasi ta ketë zënë gjumi. Kufizojeni përdorimin vetëm gjatë vendosjes në gjumë. Për vogëlushët (+17 muaj)që ende përdorin beberonin gënjeshtar nuk vlen shumë eliminimi gradual ndaj:

-Vendosni një datë në të cilin do nisni aksionin, pra eleminimin përfundimtar dhe kjo përfshin eleminimin e saj si gjatë ditës dhe natës.

-Për një javë bisedoni me të voglin dhe tregojini se çfarë do ndodhë per shembu : Për disa ditë do heqim beberonin gënjeshtar, do e falënderojmë që ka qënë me ne për këtë kohë por më pas do të duhet të largohet.

-Premtojini dhurata, shpërblime psh..çokollata e preferuar, lodrat e preferuara pra gjëra të vogla dhe aktuale që e gëzojnë jo premtime të tipit do shkojmë me pushime në Disney Land pas 6 muajsh.

-Ditën e aksionit, largoni biberonin. Pra , duhet ta vendosni diku që as ju vetë në momente dobësie të mos keni mundësi ta merrni.Hidheni dhe bisedojeni dhe me familjarët tuaj që nuk duhet tia japin bebit sërish beberonin gënjeshtar!

Qëndroni e qetë. Erdhi momenti që do e kërkojë. Tregojini shpërblimin që i keni premtuar dhe ofrojani atë ditën tjetër.

Nëse qan do t’ju duhet të zbatoni një metodë që ju përshtatet ju dhe fëmijës për ta qetësuar. Gjithashtu një metodë që sugjeroj do të ishte të merrnit jjë tullumbace me helium te cilin do ta zgjedhë fëmija. Mund të vëndosni dhe një vizatim mbi tullumbacen, lidheni biberonin gënjeshtar tek litari i tullumbaces dhe kur të jeni gati lëshojeni sëbashku në qiell. Kjo do të jetë një mënyrë shumë argëtuese për fëmijën dhe do ta marrë si lojë.

Qëndroji pranë dhe dhuroji dashuri

blank

Çfare ndodh kur fëmija fle me tablet?

blank
Çfare ndodh kur fëmija fle me tablet?

Fëmija yt dëshiron të përdorë telefonin/tabletin para se të flejë? Është koha ti thoni “jo” edhe pse do të jetë normale që fëmija ta kundërshtojë këtë vendim tuajin.

Përdorimi i pajisjeve elektronike para gjumit redukton kohën e gjumit për fëmijët, gjë që mund të ndikojë jo vetëm në cilësinë dhe sasinë e gjumit por të jetë shkaktari i një sjelle agresive tek fëmija.

blank

Tashmë është e vërtetuar që këto pajisje ndikojnë jo vetëm tek fëmijët tanë por edhe tek ne prindërit duke na:

-mbajtur zgjuar gjatë natës

-Duke bërë një gjumë jo të mirë.

-Shkakton zgjime të hershme në mëngjes.

-Rrit agrisivitetin tek fëmija.

-Ndikon në uljen e prodhimit të melatoninës

Fajtori duket se është drita që lëshojnë këto pajisje.Lloji i dritës që lëshohet nga këto pajisje ose ndryshe drita blu mund të prishë ritmin natyror të trupit duke ulur prodhimin e hormonit melatoninë, i cili ndihmon në rregullimin e gjumit. Melatonina është një substancë natyrale, e prodhuar nga një zonë në tru e cila lëshohet natyrshëm gjatë natës dhe i tregon trupit se është koha për të fjetur. 

Drita blu ndikon në nivelet e melatoninës më shumë se çdo gjatësi vale tjetër e mashtron trurin duke menduar se është ditë dhe duke na bërë të ndihemi më aktivë kur në fakt duhet të ndihemi të përgjumur pasi jemi të shtrirë në shtrat. AAP këshillon shmangien e ekspozimit ndaj ekraneve për të paktën 1 orë para se të shkoni në shtrat.

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka dhënë gjithashtu disa udhëzime ku për fëmijët më të vegjël se 18 muaj, rekomandohet shmangia e të gjitha ekraneve, përveç bisedës me video. Prindërit e fëmijëve 18 deri në 24 muajsh, që duan të prezantojnë mediat dixhitale, duhet të zgjedhin programe cilësore dhe ta shikojnë atë sëbashku me fëmijët e tyre. Moshat 2 deri në 5 vjeç duhet të kufizohen në 1 orë në ditë.

 

Pra këshilla më e mirë është të siguroheni që tableti/ telefoni të jenë jashtë dhomës së gjumit të fëmijës suaj. Sigurohuni që ekranet të mos i pengojnë fëmijët të flenë, hanë dhe luajnë. Ata do të kenë një gjumë më të mirë në përgjithësi dhe kjo do të bëjë për një fëmijë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Kalimi nga 4 në 3 gjume

blank

Kalimi nga 4 ne 3 gjume

Kur ti mendon se ja more doren dhe kane kaluar rreth 4 muaj nga lindja e bebit është koha të përballesh me një tjetër ndryshim. Nuk e kam fjalën për regresin e gjumit por për kalimin nga 4 ne 3 gjume gjate ditës i cili ndodh yakonisht rreth muaji te 3-5.

Është normale që bebat deri ne 3 muaj të flenë gjume të shkurtër. Rreth muajit të katërt ose të pestë ju duhet të përpiqeni ti zgjasni gjatësinë e gjumit duke bërë 3 gjume të gjatë ne ditë ne vend të 4 gjume të shkurtër.

Cilat janë shenjat që bebi juaj po iu jep që është gati për të kaluar në 3 gjume gjatë ditës?

-Gjume të shkurtra gjatë ditës.

-Refuzon për më shumë se 5 ditë gjumin e 4-t.

-Zgjohet herët në mëngjes ose fle vonë në mbrëmje.

-Gjumi i 4 është shtyrë shumë vonë zakonisht pas orës 5 .

Gjithashtu ata do të duan të rrinë pak më tepër zgjuar se
më parë.

 

Si tua bëjmë më të lehtë këtë proçes?

blank

Nëse ju vazhdoni ti ofroni katër gjume mund të krijojë vonesa në gjumin e mbrëmjes.Për të zgjatur gjumet e shkurtra, ju mund të ndërhyni duke e trajnuar të mësojë të flejë e pavarur në të njëjtën kohë sepse është më e lehtë për shkak të moshës dhe sepse i jep mundësinë të rikthehet vetë në gjumë edhe nëse bën një gjumë të shkurtër.

Fillojeni rutinën e mbrëmjes më herët per shembull: nëse ka fjetur rreth orës 19:00 vendoseni te flejë rreth orës 18 në mënyre që të shmangim tejlodhjen.

Kujdes: Nëse bebi juaj nuk është gati për të kaluar me 4 gjume gjatë ditës mos e sforconi sepse nëse e bëni do kalojë në tejlodhje. Forca! Bebi yt po rritet dhe iu pret një aventurë e mrekullueshme sëbashku. Ju do tia dilni!

Nëse po hasni vështirësi për të mësuar bebin të flejë vetë klikoni këtu për të marrë programin  eduhur për bebin tënd.