Largimi i biberonit genjeshtar

Erdhi momenti i shumëpritur. Si të heqim beberonin gënjeshtar? Beberoni gënjeshtar është një nga ata elementë që mund të ketë shoqëruar deri më tani gjumin e bebit tuaj dhe patjetër që ka benefitet e saj por vjen një moment që mund të bëhet shkak për prishjen e gjumit ose zgjimeve të shpeshta dhe nëse bebi juaj është i vogël dhe e ndjeni se beberoni po kthehet në varësi atëherë ka ardhur momenti që tia eleminojmë.

Përpiquni t’ja hiqni lehtë nga goja pasi e ka zënë gjumi. Nëse qan, rivendosjani sërish dhe hiqjani sërish pasi ta ketë zënë gjumi. Kufizojeni përdorimin vetëm gjatë vendosjes në gjumë. Për vogëlushët (+17 muaj)që ende përdorin beberonin gënjeshtar nuk vlen shumë eliminimi gradual ndaj:

-Vendosni një datë në të cilin do nisni aksionin, pra eleminimin përfundimtar dhe kjo përfshin eleminimin e saj si gjatë ditës dhe natës.

-Për një javë bisedoni me të voglin dhe tregojini se çfarë do ndodhë per shembu : Për disa ditë do heqim beberonin gënjeshtar, do e falënderojmë që ka qënë me ne për këtë kohë por më pas do të duhet të largohet.

-Premtojini dhurata, shpërblime psh..çokollata e preferuar, lodrat e preferuara pra gjëra të vogla dhe aktuale që e gëzojnë jo premtime të tipit do shkojmë me pushime në Disney Land pas 6 muajsh.

-Ditën e aksionit, largoni biberonin. Pra , duhet ta vendosni diku që as ju vetë në momente dobësie të mos keni mundësi ta merrni.Hidheni dhe bisedojeni dhe me familjarët tuaj që nuk duhet tia japin bebit sërish beberonin gënjeshtar!

Qëndroni e qetë. Erdhi momenti që do e kërkojë. Tregojini shpërblimin që i keni premtuar dhe ofrojani atë ditën tjetër.

Nëse qan do t’ju duhet të zbatoni një metodë që ju përshtatet ju dhe fëmijës për ta qetësuar. Gjithashtu një metodë që sugjeroj do të ishte të merrnit jjë tullumbace me helium te cilin do ta zgjedhë fëmija. Mund të vëndosni dhe një vizatim mbi tullumbacen, lidheni biberonin gënjeshtar tek litari i tullumbaces dhe kur të jeni gati lëshojeni sëbashku në qiell. Kjo do të jetë një mënyrë shumë argëtuese për fëmijën dhe do ta marrë si lojë.

Qëndroji pranë dhe dhuroji dashuri

blank

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published.