Skip to content
HËNËZA

PROGRAM GJUMI ON-LINE PËR BEBET 6-16 MUAJ

blank
PAKETA

Hënëza (30 €)

Nëse fëmija juaj është 6-16 muaj dhe fle me tundje, në gji, duke përdorur beberonin gënjeshtar apo me ndihmën tuaj kjo është paketa e përshtatshme për ty.

Nëse ju dëshironi të bëni një ndryshim rrënjësor në mënyrën sesi fëmija juaj fle duke ndjekur një plan të detajuar dhe të thjeshtë, kjo është paketa e duhur për ty. Nëse i ndjek të gjitha rregullat do ti japësh mundësinë fëmijës tënd të flejë i qetë dhe pa shkëputje gjatë gjithë natës dhe të flejë gjume të plotë gjatë ditës.

Programin mund ta blini edhe me PayPal BLI

Çfarë do të gjeni në këtë paketë?

blank

1. Si fillim ju duhet të shkarkoni planin e gjumit. Në brendësi të tij do të gjeni:

Programin e aktivitetit ditor – Do të mësoni sesi të krijoni një program ditor të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijës tuaj duke kombinuar në të oraret e ushqyerjes, gjumit dhe aktivitetet e tjera.

Udhëzimet për ambjentin ideal – Këshillat e duhura për dhomën e gjumit.

Trajnimin e gjumit gjatë natës – Të gjitha këshillat për rutinën e gjumit në mbrëmje, metoda që duhet zbatuar hap pas hapi për të mësuar fëmijën të flëjë vetë, pakësimi i ushqyerjes gjatë natës dhe menaxhimi i zgjimeve të shpeshta.

Zgjimet në mëngjës – Si të veproni kur bebi sapo zgjohet në mënjges, si të menaxhoni zgjimet e hershme.

Gjumet e ditës – Pjesa më e veshtirë por e sqaruar në detaje sesi të kuptoni gjumet e ditës, rutina para gjumeve, gjumet e shkurtra dhe menaxhimi i tyre, kalimi nga dy gjume në një gjumë të vetëm dhe shumë të tjera.

Çfarë pritet të ndodhë në vijim – Si të mënaxhoni situatën në pushime, po kur të jeni para një regresi apo shqetësimi shëndetsor e shumë informacione të tjera në lidhje me zhvillimin e fëmijës tuaj.

blank

2. Dëgjo e mëso nga video

Në një video 60 minuta unë kam thënë gjithçka që të duhet të dish në lidhje me me trajnimin e gjumit, njësoj siç j’ua them nënave me të cilat bisedoj në trajnim. Nje sqarim i hollësishëm i elementëve më të rëndëishëm gjatë trajnimit.

blank

3. Çdo ditë për 14 ditë me rradhë ju do të merrni mesazhe zanore në e-mailin tuaj. Në këto mesazhe zanore marrin përgjigje pytjet që bëhen zakonisht nga nënat në trajnim. Në to do të ketë këshilla, dhe shumë motivim për ty.

heneza-4

4. Kurdo që të ndihesh gati mund të nisësh nga trajnimi i gjumit.

Kliko këtu për të marrë të dhënat në lidhje me mënyrën e pagesës.

Shpjegime të tjera

Asistenca personale e Ornelës – Në këtë program Online asistenca që ju do merrni do jetë me video dhe mesazhe zanore automatike. Nëse ju dëshironi asistencën personale të Ornelës ju mund ta merrni në çdo kohë duke shtuar paketën tuaj me e-maile apo telefonata shtesë.

Në lidhje me të qarën e bebit – Asnjë prind nuk ka dëshirë të dëgjojë fëmijën e tij duke qarë por çdo ndryshim që ndodh në rutinën dhe përditshmërine e një fëmijë shoqërohet me kundërshtim që shprehet në të qara. Metodat e gjumit që rekomandohen nuk përfshijnë të qarën pa ndalim pra ‘ Cry it Out’ por pavarsisht se çfarë metode është zgjedhur e qara është e pashmangshme sepse një ndryshim po vjen.

Nëse ju zbatoni me përpikmëri këshillat, e qara do të pakësohet natë pas nate dhe fëmija do të ndihet më i qetë. Nëse fëmija juaj qan pa ndalim çdo natë per disa nete me rradhe atëherë ju nuk jeni duke e zbatuar në mënyrën e duhur metodën.

Për bebat që ushqehen shpesh gjatë natës- Në program ka këshilla sesi të bëhet pakësimi dhe eleminimi i ushqyerjes gjatë natës. Një fëmijë që ushqehet tepër gjatë natës shfaqë probleme në ushqyerjen ditën. Gjithsesi ju duhet të konsultoheni me mjekun pediatër ose specialistin e laktacionit para se të vendosni në lidhje me eleminimin apopakësimin e sasisë së qumështit gjatë natës.

Për bebat premature– Llogarisni moshën e fëmijës tuaj në bazë të moshës që do të kishte ai nëse do kishte lindur në fund të termit, përpara se të zgjidhni këtë paketë. Është i përshtatshëm për fëmijët që tashmë kanë mbushur 6 muaj.

Për bebat që shkojnë në çerdhe– Është programi përshtatshëm. Nëse kemi mirëkuptimin e edukatoreve do ti kërkoni atyre të zbatojnë rutinën, megjithatë gjumi i mbrëmjes është i ndryshëm nga ai i ditës kështu që nuk do përbëjë problem.

Për binjakët– Ky program është i përshtatshëm dhe për ta. Duke vendosur orare të rregullta dhe duke i mësuar ata të flenë vetë do ta kesh më të lehtë ditën.

error: