Kalimi nga 2 në 1 gjumë

Eleminimi i gjumeve eshte nje periudhe e veshtire por duhet te durojme dhe pak sepse dhe pak dhe po iu vjen fundi. Sot do flasim per kalimin nga 2 ne nje gjumë.

Nga ta kuptoj qe eshte koha e duhur per te eleminuar gjumin e dytë?  

  • Bebi juaj eshte rreth moshes 13-18 muajsh
  • Ka shmangur ose refuzuar gjumin e 2-te per dy jave rresht.
  • Gjumi fillon të shkurtohet ndërsa periudha e qëndrimit zgjuar rritet.
  • Qarje para gjumit që ndiqet nga një gjumë I shkurtër.
  • Gjumi i mëngjesit bëhet më i gjatë dhe ai i drekës më i shkurtër. (ose anasjelltas).
  • Ka filluar të zgjohet herët në mëngjes..
  • Nuk fle fare në gjumin e dytë dhe luan në shtrat.

Nëse bebi shfaq këto shenja për 4-5 ditë në javë, për më shumë se dy javë atëherë ai është gati për të kaluar në një gjumë të vetëm.

Si tia bëjmë më të lehtë bebit eleminimin e gjumit të dytë?

– Mos u nxitoni. Filloni ta shtyni gjumin e mëngjesit me nga 15 minuta çdo ditë derisa të arrini një diferencë kohore prej 4-5 orë nga ora e zgjimit deri në orën e gjumit të drekës. Idealja do ishte që fëmija të flejë deri në 3 orë dhe jo më pak se 2 orë.

– Nëse bebi e ka të nevojshme një gjumë tjetë mund ta bëjë por të jetë i shkurtër rreth 20-30 minuta ne mbasdite në mënyrë që të mos na prishet orari  i gjumit në mbrëmje. Në momentin që gjumi i parë ditës është shtyrë rreth orës 11:00 dhe femija fle 2 ore lind nevoja ta eleminojmë gjumin e dytë dhe të fillojmë stabilizimin në një gjumë të vetëm. Në këtë rast e vendosim bebin më herët në gjumë derisa të stabilizohet me këtë ndryshim.

– Mundohuni ta mbani bebin të shpërqëndruar në mënyrë që mos të përgjumet. Mund të dilni në natyrë, të vraponi , të luani ose dhe të kërceni.
– Ushqejeni para se të flejë gjumë.

-Për të shtyrë pak më tepër orën e gjumit gjatë mëngjesit, mund të dilni në natyrë ose ti ofroni fruta meqë kanë sheqer natyral dhe e mbajnë më tepër zgjuar.
– Krijoni ambjentin e përshtatshëm për gjumë. Errësoni dhomën dhe kryeni rutinën para gjumit.
– Nëse i flihet tepër mbasditeve, mos e lejoni të flejë aq sa të shtyje orarin e gjumit në mbrëmje. Pra, minimumi 4 orë distancë duhen nga gjumi i fundit deri në gjumin e mbrëmjes.

Pra nëse gjumi I mbrëmjes fillon në orën 19.30 gjumet e ditës të kenë peërfunduar në orën 15.30 . Është normale që në mbrëme të flejë më herët se zakonisht pasi nuk mund ta përballojë dot një ditë aq të gjatë vetëm me një gjumë ende. Do mësohet, bëni durim!

Në mënyrë që ta menaxhoni më lehtë këtë periudhe iu vjen në ndihmë paketa Hënëza në mënyrë që bebi të mësojë të flejë e pavarur. Mos harroni që është një proçes që do kohë dhe përmirësimi nuk vjen brenda natës. Dhurojini shumë dashuri dhe tregohuni të duruar sepse bebit I duhet ditë deri në disa javë që të ambjentohet me rutinën e tij të re.

blank

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *