Kalimi nga 3 në 2 gjume.

Eleminimi  I gjumeve të ditës shpesh here shoqërohet me ndjenja ankthi tek prindërit dhe pasigurie por dije që nuk je vetëm! Është shumë normale dhe këshillat e mëposhtme do tua bëjnë më të lehtë këtë tranzicion në mënyrë që bebi të mos tejlodhet dhe tia dalim me sukses. Nga ta kuptoj qe eshte koha e duhur per te eleminuar gjumin e trete?

  • Bebi juaj eshte rreth moshes 6-9 muaj
  • Ka shmangur ose refuzuar gjumin e 3-te per dy jave rresht.
  • Gjumi fillon të shkurtohet ndërsa periudha e qëndrimit zgjuar rritet.
  • Qarje para gjumit që ndiqet nga një gjumë I shkurtër.
  • Zgjime të shpeshta natën dhe zgjim I hershëm në mëngjes.

Si tia bëjmë më të lehtë bebit eleminimin e gjumit të tretë

– Vendose në gjumë 30 minuta- 1 orë para në gjumin e mbrëmjes. Në këtë mënyrë sigurohemi që bebi nuk është I tejlodhur. Për shembull: Nëse orari I gjumit është në 7 mund ta vendosni në gjumë në orën 6:30.
·         Shtyjeni gjumin e parë dhe të dytë gradualisht me 15 minuta nga orari I mëparshëm.
·         Nëse mendoni se fëmija ka nevojë për një gjumë të 3-të, ofrojini një gjumë të shkurtër 10-30 minuta derisa ta eleminoni plotësisht.

blank

·         Mësojeni të zhvilloje aftësine që të flenë vetë. Në mënyrë që ta menaxhoni më lehtë këtë periudhe iu vjen në ndihmë paketa Hënëza në mënyrë që bebi të mësojë të flejë e pavarur. 

Tregohuni te vendosur me oraret dhe rutinen tuaj dhe pas një muaji do arrini te shihni rezultatet e tranzicionit nga 3 ne 2 gjume. Tashmë nuk ngelet që tjetër veçëse tiu uroj shumë suksese!

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *