Skip to content

Rreth Meje

Çkemi! Unë jam Ornela, mami e një djali 18 muaj që fle vetë dhe gjatë gjithë natës.

Meqë kur ai fle kam kohë të lirë, atë e shfrytëzoj për të punuar dhe ndihmuar nënat të rregullojmë gjumin e fëmijëve të tyre. Përpara se të certifikohesha si ” Konsulente gjumi për moshën 0-4 vjeç”, unë kam patur shumë eksperienca të tjera në fusha të ndryshme.

Pas studimeve Bachelor dhe Master ne Drejtësi, kam punuar si Juriste në Tiranë. U njoha me bashkshortin tim, dhe dashuria më rrëmbeu e më dërgoi në Stamboll, Turqi. Mes vështirësive për të punuar në profesion pa njohur gjuhën turke, vendosa të certifikohesha në mësimdhënien e gjuhës angleze. Dhe për dy vite atje punova si mësuese e gjuhës angleze për fëmijë e të rritur.

Ornela Kullolli

Trajnuese gjumi

Kur erdhi Siari në jetë, kisha pak kohë që isha shkëputur nga puna si mësuese me idenë se puna e ardhshme do të ishte si juriste. Por Siari ndryshoi jetën dhe rrjedhën e saj. Na u desh të kalonim regresin e muajit të katërt për të kuptuar se fjejta në gji, refuzimi i krevatit, zgjimet e shpeshta gjatë natës nuk ishin mënyra sesi unë doja që ai të flinte.

U futa në google, lexova dhe kuptova se kishte fëmijë që ja dilnin të flinin vetë dhe gjithë natën. I thashë vetes, nëse bebat e tjerë munden, edhe Siar mundet. Lexoja çdo ditë nga pak dhe si një puzzle arrita të kuptoja se çfarë donte im bir. Përpiqesha që mes dyshimesh të provoja deri më fund dhe sapo merrja një rezultat pozitiv sado te vogël, kaloja në hapin tjetër e kështu pas disa muajsh ja dola që Siar të flinte vetë.

Mua deshën muaj sepse po krijoja një eksperiencë të re nga e para për të cilën çdokush veç meje kishte dyshimin që nuk do ja dilja. Por rezultatet që merrja çdo ditë më bënin të kuptoja se sa e qetë, e shlodhur isha unë si nënë, e grua gjatë ditës. Sa të qetë ishim si bashkshortë kur uleshim në mbrëmje e shijonim një film bashkë.

blank
blank
blank
blank

Shihnim sa i lumtur ishte djali ynë gjatë ditës dhe kuptuam që kjo që po bënim ishte e duhura. Ndava arritjen time me nënat që më ndiqnin në instagram. Kishte shumë nëna që hasnin të njëjtin problem që flinin pake zgjoheshin të lodhura çdo ditë. Pasi ndihmova për rreth një vit vullnetarisht me informacione dhe konsulencë individuale vendosa të trajnohem si Konsulente gjumi.

Jam shumë e lumtur që ju rikthej nënave buzëqeshjen dhe qetësinë që ja u kishte marrë pagjumësia. Unë mendoj se gjumi nuk është luks, as fat. Janë disa metoda të njohura botërisht që me ndihmën time mund ti zbatojmë në mënyrën e duhur e të ndihmojmë fëmijën tënd të bëjë një gjumë të qetë e të shëndetshëm.

Je gati?
Mezi po pres ti japim fëmijës tënd gjumin që i nevojitet!

Shkarko materialin per sigurine e gjumit falas.

Siguria mbi te gjitha!