A duhet zgjuar bebi nga gjumi?

‘’Mos e zgjo bebin nga gjumi”. “ Lëre të flejë sa të dojë.’’
Jam e sigurt qe te gjitha ne e kemi degjuar te pakten nje here kete shprehje. Por nese ende keni dyshime rreth kesaj teme dijeni se Eshte vetem nje MIT dhe aspak e vertete.

·         Nëse bebi është në muajt e parë të jetës gjarë ditës duhet ta zgjoni sepse duhet te ushqehet çdo 3-4 ore nga hera e fundit qe eshte ushqyer. Zgjimi i plotë e ndihmon të marrë kaloritë e duhura dhe gjithashtu u mundëson të bëjnë dallimin e ditës dhe natës pasi sheh ambjent me dritë dhe të zhurmshëm. Ju ndiqni këshillën e mjekut rreth intervaleve të ushqyerjes por ne do donim që një cikël gjumi në muajt e parë të mos zgjaste më shumë se 2.5/3 orë.
·         Pas muajve të parë nëse njëri gjumë zgjat me shume se 2 ore zgjojeni që ti lini hapësirë gjumeve të tjerë ( kjo nuk vlen për fëmijët që flejnë vetëm 1 herë në ditë). Tek femijet qe bejne me shume se nje gjume fjetja per me shume se dy ore do te ndikoje ne gjumin e nates.
·         Bebi I ka përmbushur nevojat e tij totale për gjumë gjatë ditës. Por për sa orë gjumë ka nevojë fëmija im? Kliko këtu për tu informuar më tepër.  Pra nëse gjumet zgjatin më tepër sesa bebit i nevojiten për moshën e tij këshillohet që të zgjohet për të mos ndikuar në gjumin e natës.
·         Te fleje ne orarin e duhur ne mbremje. Bebi yt ka nevojë të bëjë 11-12 orë gjumë nate dhe fjetja më tepër sesa duhet gjatë gjumeve të ditës sjell si pasojë shtyrjen e orarit të mbrëmjes e cila më pas mund të shoqërohet me irritim, tejlodhje dhe refuzim të gjumit të mbrëmjes.

Sic mund ta shihni ne disa raste eshte e rendesishme dhe e nevojshme te zgjoni femijen tuaj. 
Ok, tashmë që u informuat mbi arsyet përse duhet ta zgjoni bebin nga gjumi jeni gati ti vendosni në zbatim këshillat por po hasni vështirësi në zgjimin e bebit nga gjumi? Provo:

blank
  • Ta ngacmosh lehtë në fytyrë e gjymtyrë.
  • Hap perdet dhe lejoje dritën të hyjë në dhomë.
  • Provo ti ndërrosh pelenën.
  •  Provo ta shtrish në një sipërfaqe të panjohur si dyshek, divan.-
  •  Hiqja shtresat e rrobave se fundja ushqyerja lëkurë më lëkurë është më e mire.

Pavarësisht që mund të na vijë keq që po e zgjojme bebin nga gjumi mendo që po e bejmë këtë që bebi të bëjë një gjumë të mire dhe të rritet shëndetshëm.

 

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published.