Skip to content
DIELL

PROGRAM GJUMI ON-LINE PËR BEBET 4-5 MUAJ

PAKETA

Diell (30 €)

A është e përshtashme për mua?

Nëse fëmija juaj është 4-5 muaj dhe fle me tundje, në gji, duke përdorur beberonin gënjeshtar apo me ndihmën tuaj kjo është paketa e përshtatshme për ty. Nëse ju dëshironi të bëni një ndryshim rrënjësor në mënyrën sesi fëmija juaj fle duke ndjekur një plan të detajuar dhe të thjeshtë, kjo është paketa e duhur për ty. Në fund të këtij programi nëse i ndjek të gjitha rregullat do ti japësh mundësinë fëmijës tënd të flejë i qetë me 1-2 ushqyerje gjatë natës ose edhe pa shkëputje dhe të flejë gjume të plotë gjatë ditës deri ne 3.5-4 orë.

Metoda që është zgjedhur për të sjellë këtë ndryshim është mjaft e butë dhe gjatë zbatimit të saj ju i qëndroni shumë pranë bebit tuaj!

Programin mund ta blini edhe me PayPal BLI

Çfarë do të gjeni në këtë paketë?

1. Si fillim ju duhet të shkarkoni planin e gjumit. Në brendësi të tij do të gjeni:

Programin e aktivitetit ditor – Do të mësoni sesi të krijoni një program ditor të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijës tuaj duke kombinuar në të oraret e ushqyerjes, gjumit dhe aktivitetet e tjera.

Udhëzimet për ambjentin ideal – Këshillat e duhura për dhomën e gjumit.

Trajnimin e gjumit gjatë natës – Të gjitha këshillat për rutinën e gjumit në mbrëmje, metoda që duhet zbatuar hap pas hapi për të mësuar fëmijën të flëjë vetë, pakësimi i ushqyerjes gjatë natës dhe menaxhimi i zgjimeve të shpeshta.

Zgjimet në mëngjës – Si të veproni kur bebi sapo zgjohet në mënjges, si të menaxhoni zgjimet e hershme.

Gjumet e ditës – Pjesa më e veshtirë por e sqaruar në detaje sesi të kuptoni gjumet e ditës, rutina para gjumeve, gjumet e shkurtra dhe menaxhimi i tyre, kalimi nga dy gjume në një gjumë të vetëm dhe shumë të tjera.

Çfarë pritet të ndodhë në vijim – Si të mënaxhoni situatën në pushime, po kur të jeni para një regresi apo shqetësimi shëndetsor e shumë informacione të tjera në lidhje me zhvillimin e fëmijës tuaj.

2. Dëgjo e mëso nga video

Në një video 60 minuta unë kam thënë gjithçka që të duhet të dish në lidhje me me trajnimin e gjumit, njësoj siç j’ua them nënave me të cilat bisedoj në trajnim. Nje sqarim i hollësishëm i elementëve më të rëndëishëm gjatë trajnimit.

3. Çdo ditë për 14 ditë me rradhë ju do të merrni mesazhe zanore në e-mailin tuaj. Në këto mesazhe zanore marrin përgjigje pytjet që bëhen zakonisht nga nënat në trajnim. Në to do të ketë këshilla, dhe shumë motivim për ty.

heneza-4

4. Kurdo që të ndihesh gati mund të nisësh nga trajnimi i gjumit.

Kliko këtu për të marrë të dhënat në lidhje me mënyrën e pagesës.