Skip to content
YJET

Program online dhe plan gjumi për vogëlushët
17 muaj – 4 vjeç

blank
PAKETA

Yjet (40 €)

A është e përshtashme për mua?

Nëse fëmija juaj është 17 muaj deri në 4 vjeç dhe fle me tundje, në gji, duke përdorur beberonin gënjeshtar apo me ndihmën tuaj kjo është paketa e përshtatshme për ty.


Nëse ju dëshironi të bëni një ndryshim rrënjësor në mënyrën sesi fëmija juaj fle duke ndjekur një plan të detajuar dhe të thjeshtë, kjo është paketa e duhur për ty.

Nëse i ndjek të gjitha rregullat do ti japësh mundësinë fëmijës tënd të flejë i qetë dhe pa shkëputje gjatë gjithë natës për 11-12 orë dhe të flejë gjume të plotë gjatë ditës 1.5-2.5 orë.

Programin mund ta blini edhe me PayPal BLI

Çfarë do të gjeni në këtë paketë?

blank

1. Si fillim ju duhet të shkarkoni planin e gjumit. Në brendësi të tij do të gjeni:

Programin e aktivitetit ditor – Do të mësoni sesi të krijoni një program ditor të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijës tuaj duke kombinuar në të oraret e ushqyerjes, gjumit dhe aktivitetet e tjera.

Udhëzimet për ambjentin ideal – Këshillat e duhura për dhomën e gjumit.

Trajnimin e gjumit gjatë natës – Të gjitha këshillat për rutinën e gjumit në mbrëmje, metoda që duhet zbatuar hap pas hapi për të mësuar fëmijën të flëjë vetë, pakësimi i ushqyerjes gjatë natës dhe menaxhimi i zgjimeve të shpeshta.

Zgjimet në mëngjës – Si të veproni kur bebi sapo zgjohet në mënjges, si të menaxhoni zgjimet e hershme.

Gjumet e ditës – Pjesa më e veshtirë por e sqaruar në detaje sesi të kuptoni gjumet e ditës, rutina para gjumeve, gjumet e shkurtra dhe menaxhimi i tyre, kalimi nga dy gjume në një gjumë të vetëm dhe shumë të tjera.

Çfarë pritet të ndodhë në vijim – Si të mënaxhoni situatën në pushime, po kur të jeni para një regresi apo shqetësimi shëndetsor e shumë informacione të tjera në lidhje me zhvillimin e fëmijës tuaj.

blank

2. Dëgjo e mëso nga video

Në 12 video të veçanta unë kam thënë gjithçka që të duhet të dish në lidhje me këtë proces. Nje sqarim i hollësishëm i elementëve më të rëndëishëm dhe detajeve që do të ndihmojë të qartësohesh në çdo aspekt.
788

3. Çdo ditë për 21 ditë me rradhë ju do të merrni mesazhe zanore në e-mailin tuaj. Në këto mesazhe zanore marrin përgjigje pytjet që bëhen zakonisht nga nënat në trajnim. Në to do të ketë këshilla, dhe shumë motivim për ty.

Shpjegime të tjera

Asistenca personale e Ornelës – Në këtë program Online asistenca që ju do merrni do jetë me video dhe mesazhe zanore automatike. Nëse ju dëshironi asistencën personale të Ornelës ju mund ta merrni në çdo kohë duke shtuar paketën tuaj me e-maile apo telefonata shtesë.

Në lidhje me të qarën e bebit – Asnjë prind nuk ka dëshirë të dëgjojë fëmijën e tij duke qarë por çdo ndryshim që ndodh në rutinën dhe përditshmërine e një fëmijë shoqërohet me kundërshtim që shprehet në të qara. Metodat e gjumit që rekomandohen nuk përfshijnë të qarën pa ndalim pra ‘ Cry it Out’ por pavarsisht se çfarë metode është zgjedhur e qara është e pashmangshme sepse një ndryshim po vjen.

Nëse ju zbatoni me përpikmëri këshillat, e qara do të pakësohet natë pas nate dhe fëmija do të ndihet më i qetë. Nëse fëmija juaj qan pa ndalim çdo natë per disa nete me rradhe atëherë ju nuk jeni duke e zbatuar në mënyrën e duhur metodën.

Për fëmijët që ushqehen shpesh gjatë natës- Në program ka këshilla sesi të bëhet pakësimi dhe eleminimi i ushqyerjes gjatë natës. Një fëmijë që ushqehet tepër gjatë natës shfaqë probleme në ushqyerjen ditën. Gjithsesi ju duhet të konsultoheni me mjekun pediatër ose specialistin e laktacionit para se të vendosni në lidhje me eleminimin apopakësimin e sasisë së qumështit gjatë natës.

Nëse fëmija është 16 muaj-– Ju duhet të mërrni paketën Hënëza nësë fëmija ende nuk ka arritur
mohën 17 muaj.

Për fëmijët që shkojnë në çerdhe– Është programi përshtatshëm. Nëse kemi mirëkuptimin e edukatoreve do ti kërkoni atyre të zbatojnë rutinën, megjithatë gjumi i mbrëmjes është i ndryshëm nga ai i ditës kështu që nuk do përbëjë problem.

Për binjakët– Ky program është i përshtatshëm dhe për ta. Duke vendosur orare të rregullta dhe duke i mësuar ata të flenë vetë do ta kesh më të lehtë ditën.

Për sa kohë mund ta përdor planin? Ju mund ta përdorni për një periudhë 6 mujore nga momenti që
e keni blerë atë.

Nëse fëmija fle në njëkrevat të madh fëmijësh- në program përfshihen gjithë këshillat për të mësuar fëmijën tuaj të flëjë edhe kur është në krevat të madh.

Kliko këtu për të marrë të dhënat në lidhje me mënyrën e pagesës.

error: