Si duhet të veproni me gjumin  kur fëmija ka shqetësime shëndetsore?

 

Kur  përpiqeni të rrisni cilësine e gjumit te fëmijës tuaj dhe papritur ai kalon një virozë ose ndjehet sëmurë, e keni shumë të vështirë të vendosni balancën midis gjumit dhe rregullave apo orareve të tij dhe kujdesit për të cilin ka nevojë fëmija!

Këshilla ime është ‘ Dhurojini sam ë shumë dashuri. Ata kanë nevojë për ju! ‘

Bebat që e kanë aftësinë të flenë vetë, e përballojnë më qetë  këtë periudhë. Gjumi i  ndihmon ata të marrin vetën më shpejtë!  Megjithatë thuasje tek të gjithë bebat vërehen zgjime më të shpeshta gjatë ditës dhe natës!

Mos u frikëso! Kjo nuk do të thotë se i gjithë mundi yt do të shkojë dëm! Nëse flinte mirë para virozës, do të vazhdojë ta bëjë pasi të ndihet më mirë! Nëse nuk flinte mirë as para virozës,  pasi të ndihet më mirë mund të filosh të rrisësh cilësinë e gjumit! Unë jam këtu për të të ndihmuar!

Po te tregoj cilat jane keshiilat e Orneles, pra te miat per te kalaur me lehte kete periudhe!

  • Drejtohuni tek mjeku në çdo rast që vërëni shqetësime të cilat nuk keni eskperience ose nuk dini ti menaxhoni në shtëpi. Mos merrni asnjë medikament pa rekomandimin e mjekut! Mos perdorni asnjë çaj, ilaç bimor pa rekomandimin e mjekut!
  • Ja u merr mendja besoj qe te dytën do shkruaj… rutinën dhe oraret e gjumit. Dhimbja,shqetesimet e bëjnë fëmijën të ndihet keq, rutina e rregullt dhe oraret fikse i tregojnë se erdhi koha e gjumit dhe ja bëjnë më të lëhtë vendosjen në gjumë!
  • Gjumi rekuperon më shpejt! Mbaj në mëndje këtë shprehje dhë përpiqu ti japësh pak më tepër gjumë se normalisht nëse fëmija e kërkon!  Gjithsesi jo duke e kaluar limitin 2,5-3 orë në secilin gjumë ose duke shmangur oraret e ushqyerjes apo aktiviteteve të tjera!
  • Mos e sill fëmijën tek ty! Shko ti tek fëmija! Kjo është këshilla që i jap çdo nëne që thotë se e ka të nevojshme ta ketë bebin pranë kur ai nuk ndihet mirë! Kjo është shumë normale! Por nëse dëshiron që të mos kthesh varësitë sërish, ose të krijosh të reja, atëherë vendos një batanije pranë krevatit ose në dhomën e bebit dhe qëndroji pranë duke e lejuar ate të flejë në krevat të  tij! Atje do te ndihet me i qete, comfort dhe i sigurte. Nëse e merrni në krevatin tuaj, do ta keni shumë të vështirë procesin e largimit të këtij zakoni!
  • Rikthimi pas në zakonet e vjetra! Hmm, mbase e keni të vështirë të ruani balancën por unë po ju thëm bëjeni një përpjekje. Nëse sapo keni mundur ta mësoni të flëjë pa pirë gji apo pa djepin, apo pa tundje përpiquni ta ruani këtë qendrim. Por, për të qetësur sa më mirë të voglin tuaj ju mund ta prekni, ti bëni pshh pshh, ta tundni lehtë, ti qendoni pranë! Këto zakone janë më lehtë të eleminuesme më vonë!
  • Nëse nuk ushqehet mirë gjatë ditës, ka të vjella, diarre, dhe ju mendoni se natën ka uri, mund ti ofroni ushqim me tepër se zakonisht! Shëndeti vjen i pari!
  • Përqafime, ledhatime dhe shumë dashuri! Lërëni stresin në një anë! Kjo do të kalojë! Është vetëm një virozë! Do t’ju mundojë por do kaloj, fëmija ka nevojë për buzëqeshjen tënde!

 

Nëse një virozë ndodh gjatë trajnimit qe po bejme se basku, ne do të përpiqemi t’ja dalim bashke për tu rikthyer në rrugën e drejtë të zakoneve të mira të gjumit, pasi fëmija të jetë rekuperuar plotësisht.

Nëse viroza ndodh  pas trajnimit, ndiqni këshillat që shkruhen në planin e gjumit, për tu rikthyer sërish në zakonet që kishit.

Nëse fëmija yt është plotësisht i shëruar  por mënyra si fle  dhe sasia e gjumit nuk është mjaftushëm e mirë për të, atëherë më shkruaj një e-mail tek keshillateorneles@gmail.com dhe  bashkë do të bëjmë më të mirën, për t’ja dalë më një nga paketat që të përshtatet më tepër.

Ti do t’ja dalesh! Me beso!

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *