Përse nuk fle vetë një I porsalindur?

blank

Përse nuk fle vetë një I porsalindur?

Një të porsalinduri nuk mund ti vendosim orare fikse ose të presim që te flejë vetë sepse është ende I vogël. Të flejë vetë është një aftësi e cila do të mësohet pas muajve të pare, pasi bebi të jetë pak më I rritur. Patjetër që ne si prindër do ta ndihmojmë që ta përvetësojë këtë aftësi duke e vendosur në shtrat të përgjumur por jo plotësisht në gjumë në mënyrë që gradualisht ta ketë më të lehtë të mësojë të flejë I pavarur e cila ndodh zakonisht rreth muajit te 4-6.

Bebet qajnë shumë sepse kështu është mënyra sesi ata komunikojnë. Ata nuk kanë orare të rregullta dhe aq nevojë sa kanë për gjumë aq nevojë kanë të ushqehen shpesh në mënyrë që të shtojnë peshë.

Në 3 muajt e pare ka disa veprime që mund të bësh për të stabilizuar gjumin e një bebi tëporsalindur

  • Vendoseni të flejë në një dhomë të errët.
  • ruani distancën midis gjumeve.
  • Krijoni një rutinë gjumi në mbrëmje.
  • Mësoi të bëjë dallimin e ditës e natës
  • Sigurohuni që ushqehet mire.
  • Te marrë shumë dashuri dhe përkushtim nga prindërit në mënyrë që të ndihet I sigurtë dhe I dashuri.

Një studim i vitit 2019 zbuloi se të porsalindurit, të cilët prindërit I qetësuan duke përdorur metoda të ndryshme flinin më gjatë se të porsalindurit e tjerë. Këtë studim mund ta lexosh këtu . Hapat që u ndoqën janë

-Mbështjellja e fëmijës deri në momentin që bebi meson të rrotullohet.

-Të mbajturit e bebit në anë ose në stomak.

-Përkundja e bebit.

-Ti bësh psh-psh fëmijës ose ti vendosësh zhurmat e bardha.

Mbi të gjitha këto pika ne jemi kujdesur që të krijojmë një paketë delikate dhe orientuese gjumi.
80% e bebave që hedhin bazat e një gjumi të mirë në 3 muajt e parë nuk kanë nevojë për një trajnim gjumi në të ardhmen.
Këtë e ofron paketa Qingji të cilën mund ta marrësh këtu

Sa minuta mund të qëndrojë zgjuar një bebe?

blank

Sa minuta mund të qëndrojë zgjuar një bebe?

“Sa më shumë ta mbash zgjuar një bebe aq më gjatë do të flejë”. Logjika dhe këshillat e të afërmve mund të të bëjnë të mendosh që kjo është e saktë por më duhet të të them që, jo. Nëse ju veproni kështu patjetër që do të përballeni me një bebe të lodhur sjelljen e të cilit do ta keni të vështirë ta menaxhoni.

Sipas moshës dhe minutat/orët që bebi mund të qëndrojë zgjuar varion sepse bebi me rritjen ka gjithmonë e më pak nevojë për gjumë die dhe të qëndrojë më gjatë zgjuar midis gjumeve. Deri në muajin e gjashtë kryesisht nuk ka orare të rregullta dhe bazohemi tek këto distanca më tepër. Pas muajit të 6-të vendosen orare të rregullta çdo ditë.

 

Pse duhet të qëndrojë fëmija zgjuar kaq kohë?

-Sepse nëse qëndron zgjuat më pak mund të mos jetë i lodhur dhe nuk fle gjatë.
-Sepse nëse qëndron zgjuar më tepër se kaq mund të jetë i tejlodhur dhe nuk fle gjatë.

Përdor tabelën e mëposhtme për të pare sesa është koha që bebi yt mund të qëndroje zgjuar midis gjumeve.

Sigurisht që ruajtja e distances zgjuar nga gjumi I fundit tek tjetri do të ndihmojë fëmijën tend që të bëjë një gjumë më të mire dhe të mos tejlodhet por nëse keni krijuar varësi dhe e keni vështirësi vendosjen në gjumë programet e gjumit që kam krijuar për ti dhënë bebit tuaj një gjumë të shëndetshëm do tiu ndihmojnë të bëni më në fund gjumin e ëndërruar. Kliko këtu.

blank

Kur pakësohen gjumet e ditës?

blank

Kur pakësohen gjumet e ditës?

Bebi juaj me rritjen fillon të pakësojë gjumet e ditës, bebi kërkon të qëndrojë gjithnjë e më tepër zgjuar gjatë ditës e të flenë më pak.
Çdo fëmijë është I ndrzshëm dhe nuk mund te themi se kur mund të ndodhin ekyaktësisht kalimet e gjumeve por guida e mëposhtëme iu ndihmon të dini se afërsisht në cilin muaj ndodh secili pakësim por gjithmonë ndiq shenjat që të jep fëmija. 

Por si ta kuptoni që ka ardhur momenti?

-Bebi juaj fle mirë por për një 3-4 javë shtyn gjumet e ditës duke fjetur më vonë.
-Bebi fle mirë ditën por shtyn gjumet e mbrëmjes
-Bebi fle mirë ditën dhe në mbrëmje po zgjohet natën dhe rri 1-2 orë zgjuar.
-Është në moshën për të hequr një gjumë sipas grafikut.

Gjithmonë kur heqim një gjumë:

-Gjumet e ditës nuk janë shumë të rregullta me orare
-Bebi shfaqet më i grindur dhe kjo është normale

Këshilla më e mire:

Gjithmonë po gjithmonë ama kur hiqet një gjumë vendose për 1-2 javë bebin të flejë më herët se zakonisht mbase edhe qe ne 18:00/19:00 derisa trupi te mësohet dhe javë pas jave vetë bëbi do e shtyjë orarin e mbrëmjes si më parë.
Duhet një muaj të stabilizoheni me situatën e re. Ndaj beni durim!

blank

Kalimi nga 4 në 3 gjume: Kur ti mendon se ja more doren dhe kane kaluar rreth 4 muaj nga lindja e bebit është koha të përballesh me një tjetër ndryshim. Është normale që bebat deri ne 3 muaj të bëjnë gjume të shkurtër. Rreth muajit të katërt ose të pestë ju duhet të përpiqeni ti zgjasni gjatësinë e gjumit duke bërë 3 gjume të gjatë ne ditë ne vend të 4 gjume të shkurtër.  Nëse ju vazhdoni ti ofroni katër gjume mund të krijojë vonesa në gjumin e mbrëmjes. Për të zgjatur gjumet e shkurtra, ju mund të ndërhyni duke e trajnuar të mësojë të flejë e pavarur në të njëjtën kohë sepse është më e lehtë për shkak të moshës dhe sepse i jep mundësinë të rikthehet vetë në gjumë edhe nëse bën një gjumë të shkurtër.

Kalimi nga 3 në 2 gjume: Tranzicioni nga 3 ne 2 gjume gjatë ditës zakonisht ndodh nga muaji i 6-te ne te 9-të. Cilat janë shenjat treguese?
-Bën gjume të shkurtra, ose vendosja në gjumë i merr një kohë të gjatë.
-Vazhdimisht refuzon gjumin e tretë.
-Zgjohet shpesh gjatë natës dhe i duhet kohë për tu riktheyr në gjumë.
-Kërkon të rrijë më tepër zgjuar ndaj që të plotësoje 3 gjume gjatë ditës i duhet të zgjohet herët në mëngjes ose të flejë vonë në darkë.

Këto ndryshime duhet të ndodhin në mënyrë të vazhdueshme për 2-3 javë rresht. Një refuzim I tillë gjumi zakonisht ndodh edhe gjatë regresit. Ndaj kujdesuni të bëni dallimin mes tyre.

Kalimi nga 2 në 1 gjumë: Ky ndryshim zakonisht ndodh mes muajit te 13-18.
Shoqërohet me refuzimin e gjumit të drekës ose mëngjesit. Nëse fëmija juaj per 2-3 javë refuzon njërin nga gjumet atëherë mund të ketë ardhur momenti I ndryshimit të madh. Nëse refuzimi ndodh për një kohë më të shkurtër mund të jeni përballë një regresi gjumi. Refuzimi I gjumit mund të sjellë shtyrjen e orareve dhe për pasojë edhe shtyrjen e gjumit te mbrëmjes. Në mënyrë që të mos shtyhet gjumi I mbrëmjes, nga përfundimi I gjumit të fundit duhet të mbetet një hapsirë prej 3 orësh. Në disa ditë mund të bëjë dy gjume e disa ditë një ndaj i gjithë proçesi I tranzicionit mund të marrë rreth 1 muaj kohë. Beni durim!

Kalimi nga 1 në 0 gjume: Ky ndryshim këshillohet të bëhet pas moshës 3-vjeçare. Do ta kuptoni që ka ardhur momenti I duhur kur bebi të fillojë të bëjë një gjumë më të shkurtër, të refuzojë gjumin e ditës, zgjime të hershme. Ndryshimin bëjeni gradualisht duke e afruar gjumin e mbrëmjes me 30-60 minuat në mënyrë që të shmangim tejlodhjen. Por edhe pse nuk do kemi më gjumë dite rekomandohet që 30 minuta-1 orë në ditë të kenë kohën e tyre të qetësimit që mund të përfshijë: qëndrimin në dhomën e tij, vizatim ose lexim I një libri nëq qetësi etj.

Si ta heqim djepin?

blank

Si ta heqim djepin?

Djepi, zgjedhje personale apo e detyruar nga rrethanat pas disa muajsh nga përdorimi e gjen nënën përballë varësisë nga tundja dhe mospranimin e krevatit.

Mund të jetë traditë për zonën apo familjen tuaj pëdrorimi i tij por mendoni se ka zona, familje, qytete kur djepi nuk përdoret e nuk njihet fare dhe fëmijët sërish flenë. Tundja me intensitet të lartë është e rrezikshme dhe trullosëse për bebin. Bebin e zë gjumi nga lëkundja dhe sapo kupton që kjo është ndërprerë do të zgjohet.

Vendosja në djep nuk i jep bebit mundësinë të gjej pozicionin që i përshtatet trupit të tij në gjumë. Po po e lexuat saktë, ëshë bebi ai që e vendos pozicionin që do flejë e që ndihet më komod. Njësoj si në të rriturit që lëvizim në shtrat derisa të gjëjme pozicionin e rehatshëm dhe ata është natyrale të bëjnë të njëjtën gjë.


Si ta vendosni në gjumë atëherë nëse vendosni të mos përdorni djep?

-Errëso dhomën.

-Ndiz zhurmën e bardhë.

– Krijo një rutinë çdo mbrëmje para gjumit

– Ruaj distancën mes orareve të gjumit.

– Ofroji ndihmë bebit me pshh pshh ose prekje derisa të qetësohet.

Po iu prezantoj dy mënyra sesi të largojmë djepin nga gjumi i fëmijës.

Mënyra graduale:
Ju pakësoni çdo dy-tre ditë intensitetin me të cilin e tundi fëmijën tuaj.
P.sh Nëse ju e tundi me intensitet të lart ( le të themi 8)
Në tre ditët e para tundeni me intensitetin 6-7
Dita 4-5-6 , intensiteti 4-5 e kështu me rradhë deri sa për dy javë bebi juj do ketë mësuar të flejë në djep pa tundje. Në këtë moment kalojeni bebin tek krevati i tij dhe qëndorjini pranë më pak ledhatim dhe pshh pshh derisa ta zërë gjumi. Shumë gradualisht paksoni prekjen dhe zërin tuaj dhe dilni nga dhoma duke u distancuar nga krevati i bebit çdo dy-tre ditë.
Kjo mënyrë është graduale por zgjat në kohë rreth 1 muaj. Duhet treguar vendosmëri dhe nuk duhet ndryshuar intensiteti i tundjes gjatë ditës ( në mënjges lehtë, në darkë fortë)


 

blank

Mënyra e dytë dhe ajo që nënat zgjedhin në 100% të rasteve në trajnim, është eleminimi i mënjëhershëm i djepit dhe mospërdorimi i tij që nga dita e parë e trajnimit. Fëmija kalohet direkt në krevat të vetë dhe aty qetësohet me prekje dhe pshh pshh derisa ta zërë gjumi.
Ky ambjentim zgjat 1-2 javë dhe fëmija njihet menjehërë me një mënyrë të re të të fjeturit pa u konfuzuar nga intensitet e tundjes dhe e pranon më me lehtësi ndryshimin.

Nëse tashmë ju jeni duke përdorur djepin dhe dëshironi ti jepni fund gjumit atje, merrni prgramin e gjumit që I përshtatet moshës së fëmijës tua dhe largoni përgjithmonë fëmijën nga djepi. Kliko këtu

Mbështjellësja qetëson të porsalindurit

blank

Mbështjellësja qetëson të porsalindurin

Mbështjellja e bebeve ka ekzistuar që në kohët e hershme dhe ka një arsye të forte për këtë. Në barkun e nënës, foshnjat rriten dhe zhvillohen në një hapësirë të qetë dhe të ngushtë.  Ai vend i qetë  ofron rehati dhe siguri për foshnjat në bark, dhe mbështjellja rikrijon atë mjedis jashtë barkut për të sapolindurit.

-Shtrëngimi që ofron mbështjellja  ndihmon bebat të mos ndkohen shumë nga refleksi Moro.Refleksi Moro është ai momenti kur bebi juaj i ka krahët e hapur dhe mënjëherë bën një lëvizje të shpejtë ( që ne mund të na duket si trembje, por nuk është trembje). Mbështjellja ndihmon në qetësimin e refleksit Moro dhe i mban krahët e vegjël të mos lëvizin kur bebi përpiqet të flejë, pra të mos ‘trembet’ në gjumë dhe i mundëson një gjumë më të qetë jo vetëm bebit por dhe prindërve. Refleksi Moro zakonisht zbehet dhe zhduket rreth muajit të 3-të dhe 6-të.  Mbështjellja nuk ë zhduk këtë refleks, thjesht e qetëson atë.

-Për foshnjat prematurë, mbështjellja ndihmon në përmirësimin e zhvillimit neuromuskular, më pak shqetësime fiziologjike, organizim më të mirë motorik dhe më shumë aftësi vetërregulluese.

-Ndihmon në qetesimin e kolikave. (dhimbjet e barkut)

-I mban duart e bebit larg fytyrës dukeshmangur mundësinë që bebi të gërvishtë fytyrën.

-Ndihmon bebin të flejë më mire dhe më gjatë.

-Ndihmon në parandalimin e SIDS

Nëse ju keni tentuar dhe fëmija juaj e urren të mbështillet atëherë në  paketën Qingji  ju do të gjeni gjithë teknikat për ta qetësuar atë dhe pranuar gradualisht mbështjelljen.

A është e sigurt mbështjellja?

Po, është! Mbështjellja është e sigurt kur ndiqni udhëzimet e rekomanduara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP).

 

Sipas AAP: “kur bëhet në mënyrë korrekte, mbështjellja mund të jetë një teknikë efektive për të ndihmuar qetësimin e foshnjave dhe për të përmirësuar gjumin.”  Të njëjtin mendim ndan edhe Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë.

Një mbështjellje quhet korrekte kur:

  • Nuk mbulohet hunda ose goja.
  • Ka hapsirë për lëvizjen e legenit.
  • Është shtrënguar por në kraharor ka hapsirë sa të futen
    gishtat e njërës dorë. Kjo i krijon hapsirë të marrë frymë lirshëm
  • Nuk djersitet, nuk ka skuqje ose nuk tregon
    shënja të mbi-ngrohjes.
  • Kane mbështetje në kurriz.

Unë këshilloj mbeshtjellëse me
zinxhir ose ngjitës, në mënyrë që të bëhet sa më e lehtë mbështjellja. Kontakto ketu 
info@keshillateorneles.al për të marrë programin Qingji + mbështjellesen e gjumit me një Superofertë.

 

 

blank
blank

5 gjërat që nuk duhet të bëni para gjumit

blank

5 gjërat që nuk duhet të bëni para gjumit

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës tënd dhe për këtë arsye duhet te sigurohemi që jemi duke bërë veprimet e duhura për tia mundësuar këtë. Na ka ndodhur shpesh që kur vjen koha e gjumit fëmija fillon të grindet, të refuzojë gjumin dhe të ngrihet shpesh gjatë natës. Dhe ti pyet veten çfarë je duke bërë gabim.

Ja disa nga veprimet që mund të jesh duke i bërë para gjumit që janë duke ulur cilësinë e gjumit të fëmijës tënd.

1. Para gjumit luani lojra të cilat mund ta stimulojnë fëmijën tuaj. Kercimet mbi krevat, kërcimet energjike dhe lufta me jastëkë mund të jetë vërtet argëtuese por le ti zhvendosim gjatë dites dhe ti zevendesojmë me aktivitete më të qeta dhe relaksuese për fëmijën.

2. Para gjumit luani lojra të cilat mund ta stimulojnë fëmijën tuaj. Kercimet mbi krevat, kërcimet energjike dhe lufta me jastëkë mund të jetë vërtet argëtuese por le ti zhvendosim gjatë dites dhe ti zevendesojmë me aktivitete më të qeta dhe relaksuese për fëmijën.

3. I jepni ushqime të cilat përmbajnë sheqerna ose kafeinë. Kini kujdes në ushqimet që ofroni para gjumi, pijet me gaz, cokollatat dhe disa lloje cajrash pervecese permbajne nje sasi te larte sheqeri permbajne dhe kafeine e cila do e mbaje femijen tend zgjuar në mbrëmje

4. Nuk i ndiqni shenjat e fëmijës kur eshtë i lodhur. Lodhe fëmijën se fle më mirë . Jo, nuk është aspak e vërtetë. Sigurohuni që fëmija juaj fle mjaftueshëm gjat ditës dhe vendoset në shtrat në oraret e duhura. Një fëmijë i tejlodhur jo vetëm që nuk do flejë më mirë por do jetë tejet energjik, do grindet dhe refuzojë gjumin.

5. Përdor pajisjet elektronike para gjumit. Mos i lejoni fëmijët të përdorin telefonin, video-lojrat televizorin të paktën 2 orë para gjumit. Mbajini këto pajisje larg dhomës së fëmijës tuaj dhe zëvëndësojini me leximin e një libri. Përdorimi i këtyre pajisjeve përveçëse është i dëmshëm për gjumin e të voglit tuaj ndikon
në cilësinë e gjumit.

 

blank

Kur kalon fëmija në krevat të madh?

blank

Kur kalon fëmija në krevat të madh?

Dhe vjen një moment kur krevati i rri i vogël ose del shpesh herë prej aty saqë ju e keni menduar ta kaloni në një krevat të madh fëmijësh? Rekomandohet pas moshës 3 vjeç sepse atëherë vërtet fëmija arrin të kuptojë e bindet  që krevati edhe pse nuk ka dërrasa për ta ndaluar i duhet të rrijë aty.

Nëse e bëni më herët mund të hasni vështirësi derisa fëmija të mësohet aty dhe derisa ta bindni që nuk duhet të dalë e t’ju ndjekë nga mbrapa sapo ju dilni nga dera dhe nëse fëmija është i aftë të flejë vetë do të jetë edhe më pak sfiduese sepse gjatë zgjimeve të natës do arrije të rikthehet përsëri në gjumë në rastin e kundërt vizitat gjatë natës në dhomën tuaj do jenë të shpeshta.

Disa këshilla praktike:

•Lejojeni fëmijën të japë mendim për krevatin që do. Sa më shumë ta përfshini fëmijën aq më shumë rritet mundësia që fëmija të bashkëpunojë dhe ta mirëpresë më lehtë këtë ndyshim.

•Bisedoni me fëmijën e tregojeni duke e përgatitur kështu për ndryshimin që do të vijë se tashmë eshte i madh ndaj fle në një krevat të vërtet fëmijësh. 

•Trego me emocion ndryshimet që do të ketë si psh: një shtrat më i rehatshëm, më i madh, dhe mund të zgjedhë vetë figurat e çarçafeve, dyshekun dhe lodrat me të cilët do të flejë.

 

blank

•Lejojeni të fleje me nje nga objektet e tij të preferuara nëse e kërkon siç mund të jenë lodrat e pellushit ose batanija e tij e preferuar.

• Vazhdoni të ndiqni të njëjtën rutinë para gjumit. Pra përveç kalimit në krevat të madh përpiquni që gjithçka tjetër ta mbani konsistente dhe të bëni sa më pak ndryshime gjatë kësaj kohe.

 

• Zgjidhni një krevat që nuk është shumë i lartë nga toka, të qëndueshem dhe me bazament të fortë.

 Këshilla sigurie:

 

 -Vendos anësoren e krevatit nëse e ndjen të nevojshme. Janë shumë praktike dhe mund të vendosen manualisht. Fëmija yt do jetë o sigurtë gjatë natës dhe do minimizojmë rrezikun e rënies nga shtrati.

 

Vendos derë portative ( gardh) në rast se fëmija juaj zgjohet natën dhe del nga dhoma në mënyrë që të parandaloni këtë gjë. Pra ai do dalë deri tek dera por jo jashtë dhome. Kjo sepse një fëmijë 3 vjeçar vetëm duke shëtitur nëpër shtëpi mund të jetë e rrezikshme.

-Vendoseni shtratin e fëmijës larg dritareve dhe dollapeve.

 Mami qëndro e qetë sepse nëse ti e përjeton me ankth kalimin e bebit tek krevati i madh, këtë ankth e përjeton edhe fëmija. Mbi të gjitha, ji e durueshme me fëmijën tënd dhe veten tënde sepse është një hap i madh për të dy ju dhe do tiu duhet pak kohë të përshtateni plotësisht.

Si të qetësojmë bebin që qan sapo hyn në dhomë?

blank

Si të qetësojmë bebin që qan sapo hyn në dhomë?

“Bebi qan sapo hyn në dhomë”                          
“Mos ka frikë krevatin?”
“Mos më është trembur?”

Nëse kjo situatë të ka ndodhur dua të dish që është shumë normale si fillim. Kush është ai beb që do të lërë lojrat për të fjetur? Protesta tregon se e di që aty flihet gjumë. dhe nuk është gati të lerë lojën per të fjetur gjumë. Fundja për ta lojrat janë më argëtuese se gjumi dhe I mirëkuptojmë.

Por kjo mund të ndryshojë nëse ju nuk e përdorni dhomën e gjumit vetëm për këtë qëllim por edhe argëtoheni aty

blank

Bebat tuaj qëndrojnë me qejf në sallon se aty luhet e kërcehet, qëndrojnë qetë në dhomën tuaj se aty bën rutinën e argëtohet me prindërit. Por në dhomën apo krevatin e tij i duhet të ndahet nga mami dhe të flejë.


Atëherë le ta bëjmë këtë ambjent argëtues gjithashtu:

– ofroni lodra në krevat gjatë ditës dhe bëjani ambjentin e gjumit më familjare. Lejojeni të qëndrojë në shtratin  e tij gjatë ditës dhe lejojeni të luajë në të duke bvendosur disa nga lodrat e tij të preferuara.

– kërceni bashkë: Fëmija juaj do ta pëlqejë lëvizjen qetësuese dhe ritmike të kërcimit, do të relaksohet dhe humori I tij do të ndryshojë për mirë.

-lexoni, përqafohuni, luani kukafshehti që bebi juaj të argëtohet aty. Dhoma e gjumit nuk do jetë më një vend i frikshëm por një vend në të cilin jo vetëm fle gjumë por edhe argëtohet, përkëdhelet me mamin dhe kalon një kohë argëtuese

blank

Si do të ndryshojë ora?

blank

Si do të ndryshojë ora?

Sapo mendove që më në fund rregulluat disa nga zakonet e gjumit, përballemi përsëri me ndryshimin e orës. Ndihesh e shqetësuar se çfarë do ndodhë me oraret e fëmijës tuaj?
Është normale që të ndihesh konfuze për gjumin dhe oraret, prandaj ja ku janë dy mënyra të cilat do të ndihmojnë të voglin tuaj të përshtatet më lehtë me këtë ndryshim dhe ty mami  që ky proçes të jetë sa më pak I mundimshëm.

Ç’fare do tiu sugjeroja unë në këtë rast? Fare e thjeshtë!

Lexo mënyrat dhe zgjidh më të përshtatshmen për ju.

1) Pasi ta vendosni fëmijën në gjumin e mbrëmjes ndryshoni orën tuaj një orë para dhe vazhdoni të ndiqni oraret tuaja të mëparshme .

Per shembull : nese fëmija juaj zgjohet në oren 07:00 atehere sërish zgjoheni kur ora të shënoje 7:00. Kjo do të thotë se po zgjohet në 06:00 por gjatë ditës vazhdoni me oraret tuaja duke u bazuar gjithmone tek ora e re dhe në mbrëmje do flejë një orë më herët sigurisht. Brenda disa ditëve çdo gje do I kthehet normalitetit dhe ky ndryshim do ndihet gjithmonë e më pak tek fëmija.

2) Mënyra e dytë si të pershtateni:

Mos bëj asnje ndryshim. Nëse zgjohej në 07:00 lejojeni të zgjohet ne oren 08:00 (me orën e re) dhe keshtu ne mbremje do fleje midis orës 19.30-20:00.
Kjo do te jetë edhe një mundesi për të qëndruar pakëz më gjatë zgjuar në ditët e gjata te verës. Kështu fëmija juaj do të ketë një program ditor dimëror dhe nje veror.
Kujdes: Ora e vendosjes ne gjume ne mbremje nuk duhe te kaloje oren 8 pasi kjo sjell tejlodhje per bebat.

 

 

blank
blank

Tregohu e duruar!

Të voglit tend mund ti duhen disa ditë që të ambjentohet me këtë ndryshim kështu që mos u shqetëso nëse në ditët e para fëmija do të zgjohet më herët se zakonisht. Qëndroni konistent në bërjen e rutinës sa më shumë të mundeni. Dhe mos harro:- Brenda disa ditëve gjithçka do të kthehet në normalitet!

Sa orë gjumë ka nevojë fëmija im?

blank

Sa orë gjumë ka nevojë fëmija im?

Gjumi është shëndet

Një nga sekretet për një gjumë të mirë natën janë oraret e gjumit ditën. Fëmija ka nevojë për një gjumë të mirë në mënyrë që të rritet dhe të zhvillohet shëndetshëm. Sesa orë ka nevojë një fëmijë përcaktohet dhe nga mosha e tyre. Të porsalindurit zakonisht kanë nevojë për më shumë gjumë në 24 orë edhe pse shpeshherë gjumet e tyre janë të shkurtra kjo është krejtësisht normale. Me rritjen e fëmijës rritet dhe gjtësia e gjumeve të natës. Nëse bebi fle shumë më pak ose më tepër sesa ka nevojë trupi i tij sipas moshës, mund të kemi më tepër zgjime gjatë natës.

Por sa orë gjumë ka realisht nevojë fëmija yt? Orientohu në tabelën e mëposhtme:

blank

Bebet prematurë

Bebet që kanë lindur prematurë shpeshherë kanë nevojë të flenë më tepër se bebet qe kanë lindur full term. Shpeshherë ata mund të kalojnë dhe 90% të kohës në gjumë.

 

Të porsalindurit (0-3muajsh)

Të porsalindurit rekomandohet të flenë rreth 14-17 orë gjatë 24 orëve. Mund te kemi zgjime të shpeshta gjatë natës dhe gjume të shkurtra gjatë ditës sepse në këtë moshë kanë më shumë nevojë për ushqim. Gjatësia normale e gjumit mund të variojë nga  20 minuta- 3 orë. Nuk kemi ende orare të rregullta në këtë moshë por respektojmë distancën zgjuar midis gjumeve që është:

•45-90 minuta (0-4 javë)

•60-90 minuta (5-9 javë)

•75-90 minuta (10-12 javë)

 

Bebet (4-6 muajsh)

Bebet e kesaj moshe zakonisht janë gati që të eleminojnë ushqyerjen gjatë natës dhe të flenë më gjatë gjatë natës. Bebet mund të zgjohen gjatë natës por nëse e kanë aftësinë e të fjeturit të pavarur rikthehen vete në gjumë. Nëse nuk e ka fituar ende këtë aftësi programi i gjumit mund të të ndihmojë.  Kliko këtu

6-12 muajsh

Bebet e kësaj moshe mund të flejnë dhe kanë nevojë për 11-12 orë gjumë gjatë nates. Rreth muajit të 6-të nëse bebi është duke u zhvilluar mirë, mund të eleminoni plotësisht ushqyerjet gjatë natës. Zakonisht flene 2 gjume ne ditë dhe ne total 3 orë gjumë. Zakonisht filloine te theksohen ” veset” dhe kërkojnë më tepër ndihmë për të fjetur gjumë dhe kanë zgjime më   të shpeshta gjatë natës nëse nuk e kanë mësuar ende aftësinë e të fjeturit i pavarur. Mund te vendosen orare te rregullta gjumi dhe gjatë kësaj periudhe mund të kalojne 3 regrese gjumi 6/9/12 muaj dhe keto lidhen me rritjen e femijes dhe aftesimin e tij fizik e mendor. (Lexo këtu për regreset)

•Keto ndryshime ne trup dhe mendje kalohen me lehte nese femija ka rutine gumi dhe orare te rregullta gjumi.

 

13-18 muaj

Nëse bebi juaj është në këtë grupmoshë, ju me siguri sapo keni kaluar në nje gjumë të vetëm, ose  dokaloni shume shpejt. Ata mund të qëndrojnë 3.5-5 orë zgjuar nga një gjumë në tjetrin dhe iu mjaftojnë 2-3 ore gjumë në ditë , ndersa naten rekomandohet të plotësohet nevoja për 11-12 orë gjumë. Rekomandohet të flenë gjatë gjithë natës pa ushqyerje si dhe ushqyerja e fundit në mbrëmje të bëhet minimumi 30-60 minuta para gjumit.

 

18 muaj-3 vjeç

1-3 orë gjumë në ditë do ishin të mjaftueshme për fëmijët e kësaj grupmoshe. Ata mund të qëndrojne 4-6 orë zgjuar nga një gjumë në tjetrin, ndersa naten rekomandohet të plotësohet nevoja për 11-12 orë gjumë.Rekomandohet të flenë gjatë gjithë natës pa ushqyerje si dhe ushqyerja e fundit në mbrëmje të bëhet minimumi 30-60 minuta para gjumit.

 

2-4 vjeç

Mundohuni ta mbani gjumin e drekës sa më gjatë të mundeni sepse e kanë të nevojshme dhe kur bëjnë gjumë ata ndihen edhe më të qetë. Nëse ndodh refuzimi i gjumit atëherë ofrojini orën e “qetësimit”. Kjo nënkupton të qëndrojë në dhomë duke ngiyrosur, pikturuar, lexuar ose luajtur në qetësi.

Shmangni kohen para ekranit minimumi 2 orë përpara gjumit.

Nëse së shpejti do bëni ndryshime flisni me fëmijën dhe parapërgatiteni( ndryshimi i dhomës, krevatit, heqja e beberonit genjeshtar etj.) Parapërgatitja dhe vendosmëria do tua bëjnë më të lehta ndryshimet.Krijoni nje rutinë të plotë para gjumit dhe argëtuese përfëmijën. Qëndro konsistent!   (Lexo këtu mbi rutinën)