Kur pakësohen gjumet e ditës?

Bebi juaj me rritjen fillon të pakësojë gjumet e ditës, bebi kërkon të qëndrojë gjithnjë e më tepër zgjuar gjatë ditës e të flenë më pak.
Çdo fëmijë është I ndrzshëm dhe nuk mund te themi se kur mund të ndodhin ekyaktësisht kalimet e gjumeve por guida e mëposhtëme iu ndihmon të dini se afërsisht në cilin muaj ndodh secili pakësim por gjithmonë ndiq shenjat që të jep fëmija. 

Por si ta kuptoni që ka ardhur momenti?

-Bebi juaj fle mirë por për një 3-4 javë shtyn gjumet e ditës duke fjetur më vonë.
-Bebi fle mirë ditën por shtyn gjumet e mbrëmjes
-Bebi fle mirë ditën dhe në mbrëmje po zgjohet natën dhe rri 1-2 orë zgjuar.
-Është në moshën për të hequr një gjumë sipas grafikut.

Gjithmonë kur heqim një gjumë:

-Gjumet e ditës nuk janë shumë të rregullta me orare
-Bebi shfaqet më i grindur dhe kjo është normale

Këshilla më e mire:

Gjithmonë po gjithmonë ama kur hiqet një gjumë vendose për 1-2 javë bebin të flejë më herët se zakonisht mbase edhe qe ne 18:00/19:00 derisa trupi te mësohet dhe javë pas jave vetë bëbi do e shtyjë orarin e mbrëmjes si më parë.
Duhet një muaj të stabilizoheni me situatën e re. Ndaj beni durim!

blank

Kalimi nga 4 në 3 gjume: Kur ti mendon se ja more doren dhe kane kaluar rreth 4 muaj nga lindja e bebit është koha të përballesh me një tjetër ndryshim. Është normale që bebat deri ne 3 muaj të bëjnë gjume të shkurtër. Rreth muajit të katërt ose të pestë ju duhet të përpiqeni ti zgjasni gjatësinë e gjumit duke bërë 3 gjume të gjatë ne ditë ne vend të 4 gjume të shkurtër.  Nëse ju vazhdoni ti ofroni katër gjume mund të krijojë vonesa në gjumin e mbrëmjes. Për të zgjatur gjumet e shkurtra, ju mund të ndërhyni duke e trajnuar të mësojë të flejë e pavarur në të njëjtën kohë sepse është më e lehtë për shkak të moshës dhe sepse i jep mundësinë të rikthehet vetë në gjumë edhe nëse bën një gjumë të shkurtër.

Kalimi nga 3 në 2 gjume: Tranzicioni nga 3 ne 2 gjume gjatë ditës zakonisht ndodh nga muaji i 6-te ne te 9-të. Cilat janë shenjat treguese?
-Bën gjume të shkurtra, ose vendosja në gjumë i merr një kohë të gjatë.
-Vazhdimisht refuzon gjumin e tretë.
-Zgjohet shpesh gjatë natës dhe i duhet kohë për tu riktheyr në gjumë.
-Kërkon të rrijë më tepër zgjuar ndaj që të plotësoje 3 gjume gjatë ditës i duhet të zgjohet herët në mëngjes ose të flejë vonë në darkë.

Këto ndryshime duhet të ndodhin në mënyrë të vazhdueshme për 2-3 javë rresht. Një refuzim I tillë gjumi zakonisht ndodh edhe gjatë regresit. Ndaj kujdesuni të bëni dallimin mes tyre.

Kalimi nga 2 në 1 gjumë: Ky ndryshim zakonisht ndodh mes muajit te 13-18.
Shoqërohet me refuzimin e gjumit të drekës ose mëngjesit. Nëse fëmija juaj per 2-3 javë refuzon njërin nga gjumet atëherë mund të ketë ardhur momenti I ndryshimit të madh. Nëse refuzimi ndodh për një kohë më të shkurtër mund të jeni përballë një regresi gjumi. Refuzimi I gjumit mund të sjellë shtyrjen e orareve dhe për pasojë edhe shtyrjen e gjumit te mbrëmjes. Në mënyrë që të mos shtyhet gjumi I mbrëmjes, nga përfundimi I gjumit të fundit duhet të mbetet një hapsirë prej 3 orësh. Në disa ditë mund të bëjë dy gjume e disa ditë një ndaj i gjithë proçesi I tranzicionit mund të marrë rreth 1 muaj kohë. Beni durim!

Kalimi nga 1 në 0 gjume: Ky ndryshim këshillohet të bëhet pas moshës 3-vjeçare. Do ta kuptoni që ka ardhur momenti I duhur kur bebi të fillojë të bëjë një gjumë më të shkurtër, të refuzojë gjumin e ditës, zgjime të hershme. Ndryshimin bëjeni gradualisht duke e afruar gjumin e mbrëmjes me 30-60 minuat në mënyrë që të shmangim tejlodhjen. Por edhe pse nuk do kemi më gjumë dite rekomandohet që 30 minuta-1 orë në ditë të kenë kohën e tyre të qetësimit që mund të përfshijë: qëndrimin në dhomën e tij, vizatim ose lexim I një libri nëq qetësi etj.

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published.