Është normale që fëmija të zgjohet natën?

blank

E para duhet të jemi të qartë që është shumë normale që bebat të zgjohen natën.

Në fillim nga uria e më pas mund të ndodh që të kenë nevojë për kontaktin tuaj me gji, prekje apo këngë për tu rikthyer në gjumë ndaj zgjohen.
Bebat e porsalindur ushqehen shpesh gjatë natës. Ju lutem mos prisni që ata të rikthehen vetë në gjumë dhe të mos pijnë natën. Janë ende të vegjël.
AAP thotë se është në rregull që një ushqyerje natën të zgjasë deri në muajin e 12-të.
Po ashtu thotë se bebat 4-5 muaj nëse zhvillohen si duhet e kanë aftësinë të kalojnë natën edhe me 1-2 ushqyerje dhe pas muajit te 6-të me një ose asnjë. Pra bebat mund të flenë edhe kështu.
Pas muajit të 12-të nuk rekomandohet më ushqyerja gjatë natës, madje AAP ngulmon në ndalimin e saj për shkak të ndikimit në prishjen e dhëmbëve, një stomaku të rënduar e një gjumi jo të qetë.


E nëse bebi juaj nuk është në asnjë nga këto statistika, është ne rregull. Nuk ka diçka që nuk funksionon me të.

Me shumë gjasa në netët e vështira kur është zgjuar shumë shpesh natën ju i keni ofruar gjirin ose beberonin dhe tashmë i duket sikur nuk fle dot pa të dhe zgjohet shpesh. Ose mbase i keni ofruar krahun tuaj që është shumë mire por tashmë sapo e gjen veten ne krevat do të vijë ne krahun tuaj.

Gjithsesi ushqyerjet e tepërta natën sjellin:

  • ç’rregullim gjumi
  • ç’rregullim ushqyerje ditën
  • prishje të dhëmbëve
  • tepër grindje ditën

Është shumë normale dhe shumica e bebeve zgjohen gjatë natës për arsye të ndryshme. Ka disa veprime standarte dhe të nevojshme të bëhen para se të vendosësh fëmijën në shtrat te cilat janë, të sigurohesh që është ushqyer mjaftueshëm, qe pelena e tyre është e pastër dhe e thatë.

Merrni programin e pakësimit gradual të ushqyerjes gjatë natës dhe eleminimin e zgjimeve të shpeshta. Kliko këtu

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *