‘Femija im ka frike nga erresira’
Duke ditur avantazhet qe sjell ne gjume erresimi i dhomes jua rekomandoj ta aplikoni ate!
Gjithmonë pas postimeve për errësimin e dhomës, më vijnë mesazhe ” Fëmija im ka frikë errësirën, është 4 muaj”
-Frikë nga çfarë?
Ju mendoni se ata kanë frikë sepse sapo zgjohen qajnë, por në fakt ata kanë nevojë për praninë tuaj. Kur nuk ju gjejnë aty do qajnë. E njëjta gje do ndodhe edhe kur drita është ndezur pasi ka kaluar pak minuta nga vëzhgimi i ambjentit ne dhomë ( që e huton) do t’ju kerkojnë me të qarë, sepse nuk mund te rikthehen ne gjume pa pranine tuaj.
Frika nga erresira jane mendimet e prindit. Mbase ai vete ka frike nga erresira dhe kete ja trasmeton edhe femijes.
Erresimi dhomes ndikon pozitivisht kur femija ka probleme me:
- gjumet e shkurtra gjate dites
- zgjimet e hershme ne mengjes
- gjumet e vona ne mbremje
Cila është zgjidhja?
Trajnim i gjumit, me anë të të cilit ata do të mësojnë të flenë vetë dhe vetëm në krevatin e tyre, në dhomën e tyre. Ambjenti perfekt i dhomës konsiderohet kur dhoma është totalisht e errët.
Per t’ju qetesuar edhe ju vendosa te pyes psikologen Dr. Aljona Jonuzi se çfare eshte frika per femijet, dhe kur fillojne ata te kene frike.
Mendimin e psikologes Jonuzi e gjeni me poshte:
‘Mosha 3-4 vjece është mosha në të cilën fëmijët më shpesh ndiejnë frikën e parë nga errësira.Kjo shfaqet per arsyeje qe femija zhvillohet më shumë ne sferën e fantazisë.
E rëndësishme : kur një fëmijë thotë “Kam frikë nga errësira” ose “Kam një përbindësh nën shtratin tim”, është e kotë të thuash që nuk ka asgjë atje.
Nëse femija tashmë e ka shprehur këtë fakt, do të thotë që ai është i pranishëm në realitetin e tij dhe është i vërtetë për të.
Ju nuk mund të :
– të vini në dyshim fjalët e femijes. Frika më e madhe e çdo fëmije është të flasi për frikën e tyre dhe të bullizohet.
– për të mposhtur frikën nga zhytja totale në të. Mos harroni se në errësirë, perceptimi i të gjithë receptorëve mpreh. Dhe, për shembull, nëse duke qenë në errësirë të plotë, një fëmijë i frikësuar papritmas dëgjon një tingull të çuditshëm, kjo mund të rezultojë jo vetëm në stres, por edhe në trauma;
Keshillat e mia te gjumit per te mposhtur friken nga erresira per moshen 3/4 vjeç:
- Ndriçues me yje, ose abazhure qe bene nje drite te lehte dhe qe i japin femijes te kuptoje se nuk eshte totalisht erresire
- Lejojeni te marre nje arush, loder ose me shume dhe ti mbaje prane vetes. Thojini se ata do ta mbrojne nga personazhi nga i cili ka frike.
- Kontrollojeni dhomen se bashku para se te fleje qe te sigurohet se nuk ka asgje ne te
- Lejojeni te veshe bluzen e babit, keshtu do te ndihet i fuqishem, dhe asgje nuk do ti bej keq!
Mënyrat për të kapërcyer frikën nga errësira te ofruara ng psikologe Aljona Jonuzi :
-Ne e kthejmë punën me frikë në një lojë. Qëllimi ynë është ta prezantojmë vogëlushin tuaj në errësirë dhe ta bëjmë të sigurt.
– Ne mund të luajmë “ishull thesar” kur fshehim diçka në një dhomë të errët dhe një fëmijë me një elektrik dore po kërkon atë.
– Mund të vraponi për disa sekonda në një dhomë të errët dhe te ktheheni.
– Ne mund të organizojmë lojëra surprizë për të njëjtën Halloween, për shembull. Por duhet të ketë ose elektrik dore ose llamba.
– Ndërsa luani me fëmijën, ne flasim se si edhe ne dikur kemi pasur frikë.
– Mund të imagjinoni udhëtarët që udhëtojnë nëpër tunele dhe pastaj dalin në dritë. Mesazhi kryesor është se do të ketë dritë në fund!
Më në fund, dua të tërheq vëmendjen e prindërve për faktin se kujdestarët personal janë shumë të rëndësishëm. Fëmija, para se të forcohet, nuk duhet të lihet vetëm me botën e rritur. Ai ka nevojë për një udhëzues ndërmjetësues. Mund të jetë një hero i imagjinuar ose një kafshë e mbushur që bëhet një hero i tillë.’
Na ndiqni ne Instagram
Keshillat e Orneles per gjumin –https://www.instagram.com/keshillat_e_orneles/
Psikologe Dr. Aljona Jonuzi -https://www.instagram.com/aljona_psikologe/