blank

Siguria vjen e para. Ne mamat me të drejtë shqetësohemi për këtë gjë. Si duhet të jetë i veshur bebi gjatë natës që të mos ketë ftohtë ose nxehtë por edhe mbi të gjitha të jetë i sigurtë? Mbulimi me batanije apo çarçafë në vitin e parë të jetës nuk është fare i sigurt.

Shpresoj që ky shkrim t’ju ndihmojë ju mama të ndiheni pak më të qeta dhe  të sigurta gjithashtu.

Por çfare duhet të ketë brenda shtratit të bebit tuaj nga 0-2 vjeç në mënyrë që ai të jetë i sigurt brenda shtratit të tij?

Të porsalindurit- Mbështjellëset e gjumit, e mbajnë të shtrënguar, të sigurt dhe i krijojnë idenë se janë ende në barkun e mamit. Ju mund ti gjeni ato prane @siar_baby_shop

blank

Rreth muajit të 4-t:  Thesi i gjumit ose paliçetat e gjumit janë  të sigurta dhe shmangin përdorimin e batanijeve, duke e mbajtur fëmijën ngrohtë e të sigurtë.

blank

blank

Ju mund të przantoni bebin tuaj me një shok gjumi rreth muajit të gjashtë. Përpara kësaj kohe është  e panevojshme pasi nuk arrin të krijojë një afeksion me të dhe nëse është përtej përmasave të lejuara mund të krijojë rrezikshmëri për fëmijën. Ndaj shmangeni nga shtrati deri në këtë moshë.

blank

Rreth muajit të 12-të  mund të nisni të prezantoni  një  batanije/ çarçafë të lehtë për të mësuar fëmijën me idenë e mbulimit por në të shumtën e rasteve kjo nuk funksionon dhe fëmija vazhdon të qëndrojë i zbukuar gjatë natës ndaj  thesi ose paliçetat e gjumit do  të vazhdojnë të jenë ende një opison shume i mire.

blank

Ju rekomandoj që thesin e gjumit ose paliçetat të vazhdoni ti përdorni sa më gjatë që të mundeni dhe ti pranojë fëmija. Do të jenë një ndihmë shumë e madhe për ju kur fëmija ë tentojë daljen nga shtrati. Nëse ka nje thes gjumi veshur do ta ketë më të vështirë ta bëj këtë gjë. Kjo do ta mbajë të sigurt brenda shtratit.

Kur fëmija juaj të bëjë 2 vjeç, krevatit të tij mund ti bashkohet edhe jastëku. Deri në moshën 1 vjeç nuk rekomandohet fare dhe pas kësaj moshe zakonisht fëmijët  kanë tendëncën të ndërrojnë shumë pozicione gjatë gjumit. Jastëku të jetë i hollë, i sheshtë dhe zakonisht është zgjedhje e prindërve sesa nevojë e fëmijës

.blank


Recommended Posts

1 Comment

  1. blank

    Je shum e mir ornela je shpetim?


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *