A duhet ta mbështjell bebin?

A duhet ta mbështjell bebin?

Mbështjellja është një temë e vjetër dhe mënyrë e ë rriturit të bebave por tashmë koncepti ka ndryshuar dhe nuk po flasim më për mbështjelljen klasike në djep apo për mbështjelljen e ngushtë dhe simetrike por  për një mbështjellje të sigurt.

Pse duhet mbështjellë?

Në barkun e nënës, foshnjat rriten dhe zhvillohen në një hapësirë të qetë dhe të ngushtë.  Ai vend i qetë  ofron rehati dhe siguri për foshnjat në bark, dhe mbështjellja rikrijon atë mjedis jashtë barkut për të sapolindurit. Shtrëngimi që ofron mbështjellja  ndihmon bebat të mos ndkkohen shumë nga refleksi Moro.

Refleksi Moro është ai momenti kur bebi juaj i ka krahët e hapur dhe mënjëherë bën një lëvizje të shpejtë ( që ne mund të na duket si trembje, por nuk është trembje). Kur kjo lëvizje refleksive ndodh bebi nis të qajë sepse nuk ndihet i sigurt.

Mbështjellja ndihmon në qetësimin e refleksit Moro dhe i mban krahët e vegjël të mos lëvizin kur bebi përpiqet të flejë, pra të mos ‘trembet’ në gjumë dhe i mundëson një gjumë më të qetë.

Refleksi Moro zakonisht zbehet dhe zhduket rreth muajit të 3-të dhe 6-të.  Mbështjellja nuk ë zhduk këtë refleks, thjesht e qetëson atë.

Për foshnjat prematurë, mbështjellja ndihmon në përmirësimin e zhvillimit neuromuskular, më pak shqetësime fiziologjike, organizim më të mirë motorik dhe më shumë aftësi vetërregulluese. Studimet tregojnë se foshnjat që lindin në kohë, qajnë më pak kur mbështillen në krahasim me teknikat e tjera qetësuese dhe se mbështjellja mund të qetësojë dhimbjen e barkut tek foshnjat.

Nëse ju keni tentuar dhe fëmija juaj e urren të mbështillet atëherë në paktën Qingji ju do të gjeni gjithë tëknikat për ta qetësuar atë dhe pranuar gradualisht mbështjelljen.

A është e sigurt mbështjellja?

Po, është! Mbështjellja është e sigurt kur ndiqni udhëzimet e rekomanduara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP).

Sipas AAP: “kur bëhet në mënyrë korrekte, mbështjellja mund të jetë një teknikë efektive për të ndihmuar qetësimin e foshnjave dhe për të përmirësuar gjumin.”  Të njëjtin mendim ndan edhe Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë.

Kliko këtu për të parë mënyrën e mbështjelljes.

Një mbështjellje quhet korrekte kur:

  •  Nuk mbulohet hunda ose goja.
  • Ka hapsirë për lëvizjen e legenit.
  • Është shtrënguar por në kraharor ka hapsirë sa të futen gishtat e njërës dorë. Kjo i krijon hapsirë të marrë frymë lirshëm
  •  Nuk djersitet, nuk ka skuqje ose nuk tregon shënja të mbi-ngrohjes.
  •  Kane mbështetje në kurriz.

Unë këshilloj mbeshtjellëse me zinxhir ose ngjitës, në mënyrë që të bëhet sa më e lehtë mbështjellja. Kliko @siar_baby_shop për të blerë mbështjellësen tënde.

A mund të jetë e rrezikshme mbështjellja?

Sipas studimeve të kryera, mbështjellja mund të jetë e rrezikshme VETËM kur nuk bëhet siç duhet, ose kur fëmija rritet dhe mund të rrotullohet dhe të kthehet barkaz. Pra, të vetmet rreziqe lidhen me mënyrën e gabuar të mbështjelljes, por në asnjë moment nuk ka rrezik për vonesë në zhvillim ose pasoja neurologjike, si në periudhë afatshkurtër edhe në periudhë afatgjatë.

Unë  nuk rekomandoj mbështjelljen kur fëmija fillon të rrotullohet dhe të kthehet barkaz për çështje sigurie, zakonisht kjo ndodh rreth muajit te 4-t ose 5-të.

A duhet patjetër të mbështjell bebin tim nëse marr paketën Qingji?

Unë e rekomandoj shumë përdorimin e mbështjelljes për gjithë të mirat që ajo ka.

Në paketën Qingji ju ofrohet shumë ndihmë në lidhje me veshtirësitë që mund të hasni për pranimin nga bebi të mbështjelljes por nëse ju nuk dëshironi ta bëni atë,ju gjithsesi mund të zbatoni të gjitha rregullat e tjera shumë të vlefshme të paketës Qingji.

Pra, po, mund te përdorni Paketën Qingji edhe pa e mbështjellë bebin.

Recommended Posts

4 Comments

  1. blank

    Jeni e mrekullueshme dhe shume e zgjuar barvo ♥️

  2. blank

    Jeni shume e zgjuar, na keni ndimuar shume nuk e di si do ja benim pa ju, bravo ♥️

  3. blank

    Te admiroj ♥️

  4. blank

    ♥️


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *