“Unë do shkoj në kopësht/çerdhe”

Dua ta nis këtë shkrim duke ndarë një histori personale. Një histori dhe nje kujtim emocionet e së cilës do ndihen përherë të gjalla në mëndjen dhe zemrën time. Siar ishte 2 vjec në momentin që filloi çerdhen dhe fillimi I saj ishte një ndryshim tepër I madh në rutinën tonë dhe për faktin që ai nuk ishte mësuar të rrinte kaq gjatë larg meje. Ja si e përjetuam ne atë ditë :

" Sot u zgjuam si çdo ditë , mami po fliste më shumë se ditët e tjera sot . Fliste disa fjalë që unë nuk i dija " Kopshti , shokët , edukatorja " . Kuptova se do iknim diku . Ashtu ndodhi , me mamin dhe babin shkuam në një vend me mure të pikturuar . Mami po fliste me dikë dhe unë nxitova të futem brenda e të shoh . Uauu kishte shumë topa , makina , lodra , dhe dy shokë . Po vetëm pak qëndrova , 20 min . Mami më tha se do vij çdo ditë . Mendoj se do kënaqem . E di që mami ka pak emocione por unë nuk qava fare dhe më pëlqeu vendi dhe ajo ndihet shumë e lumtur . Më tha se nesër do më blejë dhe çantë . Shpresoj të mos jetë shumë e rëndë . Ku e mbaj dot unë! Më uroni fat në këtë vit shkollor .Është një vit i vështirë por unë dhe shokët e mi të vegjël i duam lodrat dhe shokët dhe do kënaqemi shumë atje . Dhe ju mama duhet të jeni të lumtura që ne po rritemi dhe të mos mërziteni fare . " ... nga Siar Ediz.

Pra sado eksperiencë të kesh , rinisja e kopshtit dhe çerdhes , mbart emocione të reja! Dikush frikësohet, dikush është në ankth , dikush bën sikur se ka problem por i rreh zemra fort . Dhe nuk po flas për fëmijët . Po flas për ju mama ! Që e ndjeni më shumë se fëmijët këtë ndryshim në jeyën e tyre . Ok , tashmë u vendos . Do shkoj në kopësht / çerdhe .

Si duhet të veproj?

1. Shiko ambjentin ku do të flejë fëmija. Shiko nëse mund të bësh ndonjë ndryshim krevati, pozicioni, që të përshtatet me mirë me atë që fëmija është mësuar .

2. Pyeti sesi është sasia e dritës gjatë gjumit. A mund ta errësojnë ?

3. Pyeti nëse munden fëmijët të mbajnë pellusha gjumi , batanije të preferuar në krevatin e tyre.

4. Pyeti nëse lejohet veshja e thesit të gjumit (nëse në shtëpi e vesh).

5. Nëse fëmija fle me zhurmë të bardhë , pyeti nëse është e mundur t'ja vendosin ato.

6. Nëse fëmija ka një rutinë të thjeshtë ( nderro pelenen- lexim i shpejte- perqafim- vendosje ne krevat ) , pyeti nëse mund ta aplikojnë . Kjo do tja bëj me te lehtë fëmijës vendosjen në gjumë .

7. Nëse fëmija ende nuk është gati për një gjumë , pyeti nëse mund ta dergojnë në një dhomë më vete të flejë pak më herët se të tjerët . Dhe mos harro ta pyesësh sesa minuta fjeti , kështu do llogarisësh se kur do fillosh rutinën në mbrëmje .

Mos hezitoni ti bëni këto pyetje , fëmija vet nuk mundet ti bëjë . Ju jeni mbështetja e tij . Nëse të gjitha këto pyetje marrin përgjigje negative , mos u shqetëso , do të mësohet. Eduaktoret në çerdhe / kopësht janë të detyruara të mbajnë dritën ndezur dhe të mos lejojnë shumë objekte në krevatin e fëmijës për arsye sigurie . Në kopësht fëmijët do krijojnë një rutinë të re , do të kenë rregulla të reja . Por , kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndryshoni gjithë rregullat e gjumit që keni vendosur për t'ju përshtatur kopshtit . Atje zbatohen rregullat e edukatores , në shtëpi të mamit . Sa më pak ndryshime bëjmë mënyrën flenë gjatë mbrëmjes , aq më të lehtë do ta kenë fëmijët ta përballojnë gjithë këtë ndryshim . Madje fundjavave edhe gjatë ditës zbatoni rregullat tuaja . Mos mendoni se do bëhen konfuzë . Do mësohen me idenë se dy vende të ndryshme kane rregulla të ndryshme . Do të bëhen më tepër konfuzë nëse edhe ju ndryshoni rregullat tuaja të vendosura prej disa muajsh . Mund t'ju duket interesante por ka fëmijë që në kopësht flenë vetë e në shtëpi kanë varësi nga gjiri , tundja , beberoni etj

Problemet më të shpeshta që ndodhin me gjumin në kopësht janë :

1. Gjumi i shkurtër Ndodh për shkak të ndryshimit të dritës , zhurmës , krevatit , nevojën për praninë e nënës . Zgjidhja : Vendoseni në gjumë në mbrëmje më herët se zakonisht ( 30 min - 1 orë më herët ) . Kjo do të shmangë lodhjen e tepërt dhe do ti sigurojë një gjumë më të gjatë natës

2. Gjumi më i gjatë se normalisht Një gjumë i tejzgjatur ditën , do të thotë më pak gjumë natën dhe shtyrje e orarit të gjumit në mbrëmje . Zgjidhja : Mos hezitoni të bisedoni me edukatoren dhe ti tregoni se sa orë duhet të flejë fëmija juaj . ~ Kalimi në një gjumë gjatë ditës kur fëmija nuk është ende gati

Meqënëse në disa çerdhe / kopshte aplikohet vetëm një orar gjumi , fëmijët që flenë 2 gjume mund ti gjejë të papërgatitur . Tejlodhja ditën sjell një gjumë jo të mirë natën . Zgjidhja : Vendoseni në mbrëmje të flejë më herët gjumë ( 30min - 1 orë më herët ) Bisedoni me edukatoren rreth mundësisë për ta dërguar në dhomën e gjumit paradite për të fjetur disa minuta . Gjumi i natës është shumë i rëndësishëm dhe i ndryshëm nga ai i ditës . Fëmija juaj po kalon shumë ndryshime , nëse përpiqemi ti ruajmë gjumin e mbrmëmjes të plotë , të shëndetshëm do t'ja bëjmë më të lehtë atij për të përballuar ditën .

Krevati i bebit

Si cdo prind dhe ju dëshironi që fëmija juaj të flejë I qetë dhe I sigurt në krevatin e tij por shpesh here rregullat që duhen ndjekur për një gjumë të sigurt mund të të bëjnë konfuze. Mos u shqetësoni. Nuk asgjë të komplikuar.

Ja c’farë duhet të dini para se ta vendosni fëmijën të flejë I sigurt në krevatin e tij:

-Krevati I fëmijës nuk duhet të ketë asgjë tjetër në brendësi, përvec carcafëve të cilët duhet të jenë puthitur mirë me dyshkun.

-Sigurohuni që tek krevati nuk ka asnjë pjesë të mprehtë ose vidë të dalë e cila mund të jetë rrezik për fëmijën tuaj.

-Sigurohuni që krevati të ketë thellësine e duhur në mënyrë që fëmija mos të rrezikojë të dalë nga krevati.

- Jastëket, perdet, lodrat, janë të panevojshme dhe të rrezikshme.

- Mos e mbuloni fëmijën me batanije por do t’iu sugjeroja ti vishnit thesin e gjumit.

-Vendoseni pjesën anësore të krevatit pasi mund të bëhet  shkak I rënies së fëmijës. Bebi rritet shumë shpejt dhe mund të dalë nga krevati.

-Vendoseni pjesën anësore të krevatit pasi mund të bëhet  shkak I rënies së fëmijës. Bebi rritet shumë shpejt dhe mund të dalë nga krevati.

-Vendoseni pjesën anësore të krevatit pasi mund të bëhet  shkak I rënies së fëmijës. Bebi rritet shumë shpejt dhe mund të dalë nga krevati.

Kujdes : Fëmija duhet vendosur të flejë gjithmonë me shpinë. Kur fëmija fiton aftësine e të rrotulluarit vetë atëherë mund të flejë në pozicionin që ai dëshiron.

Krijimi I nje ambienti të sigurt gjumi mund të jete serioze por nuk ka përse të jetë një proces frikësues. Duke ndjekur rekomandimet e  “Akademisë amerikane të pediatrise” ju do të jeni të afta ti jepni fëmijës tuaj nje gjumë të qetë dhe të sigurtë.

Pyetjet më të shpeshta

-Pyetje për aksesimin në WEB.

1. Si te aksesoj paketen pasi e kam blere?

Ne momentin e blerjes, keni hapur gjithashtu nje llogari tek keshillateorneles.al , paketa do ju ngarkohet aty, e gjeni ne opsionin PULTI.

2. Nuk me del paketa aktive tek PULTI, cfare mund te kete ndodhur?

Kontrollo edhe njehere se me cfare emaili ke hapur llogarine tek keshillateorneles.al . Nese has serish veshtiresi, kontakto ne nje nga emailet e kontaktit per nje ndihme te personalizuar.

-Pyetje rreth trajnimit.

1. A mund të përdorim paketën për  fëmijët binjakë?

Po, sigurisht. Te njejtat paketa vihen ne zbatim edhe per femijet binjake. Mund te trajnohen paralelisht ne te njejten kohe.

2. A mund të përmirësojmë gjumin e një fëmijë që përdor beberonin gënjeshtar?

Po. Gjate trajnimeve mesojme sesi te eleminojme gradualisht varesine nga beberoni genjeshtar duke permiresuar keshtu gjumin e femijes tuaj.

3. Nëse e nis trajnimi dhe e ndalon mund ta nisësh sërish nga e para?

Po , mund ta nisesh nga e para por me e mira do jete qe nese e nisim mos ta nderpresim .

4. A mund të trajnojmë dy fëmijë  në mosha të ndryshme bashkë në të njëjtën kohë?

Preferohet te trajnohen me radhe duke e nisur trajnimin nga femija me I vogel .

5. A qan fëmija gjatë trajnimit?

Po ,kjo eshte e pashmangshme .Por ne trajnim perdoren metodat me te buta te mundshme .

6. A mund ta bëjmë trajnimin  jashtë shtëpisë, gjatë pushimeve?

Keshillohet qe trajnimi te behet brenda ambjenteve te shtepise.

7. A ndihmon paketa fëmijët që kanë varësi nga gjiri ose beberoni?

Po . Paketa I trajnon femijet te shkepusin varesine ndaj gjirit ose beberonit gjate nates duke iu mesuar qe te flene te pavarur.

8. A ndihmon paketa për bebat që flenë me tundje ose në djep?

Po. Paketa I trajnon bebat te flene te pavarur pa ndihmen e djepit ose tundjes.

9. Cfare pakete te zgjedh kur femija eshte I lindur premature ?

Per te zgjedhur paketen per nje femije premature duhet te llogarisni duke I zbritur moshes se femijes javet qe femija ka lindur para kohe.

10. A do kem kontakt të drejtpërdrejtë me Ornelën gjatë trajnimit?

Jo , por Ornela jep support te vazhdueshem ne grupin e whatsapp .Por nese deshironi mund te te merrni konsulta ekstra dhe drejperdrejte me Ornelen kundrejt nje pagese.

11. A mund ta bëj trajnimin gjatë kohës që jam edhe ne punë?

Po , patjeter qe mundeni . Mjafton qe personi qe kujdeset per bebin tuaj gjate dites most e rikthehet ne perdorimin e djepit,cucos,tundjes.

Ndryshimi i orës dhe gjumi

Po vjen ndryshimi i orës, ju mund te ndiheni të shqetësuara se ç’farë do të ndodhë me oraret e fëmijës tuaj. Është normale vecanërisht kur sapo keni filluar të rregulloni oraret e gjumit dhe të keni arritur rezultatet që prisnit pas shume javësh mundim . Sekreti është që të jeni të përgatitur dhe më pak mundim do e kuptoni që gjumi i fëmijës tuaj do arrijë të kthehet shumë shpejt në normalitet dhe ky ndryshim do ndihet gjithmonë e më pak . Ç'fare do tiu sugjeroja unë në këtë rast ? 2 mënyra përshtatjeje të cilat janë komode dhe nuk do t'ju duhet të stresoheni tepër . Mënyra e parë si të përshtateni :
1) Pasi ta vendosni fëmijën në gjumin e mbrëmjes ndryshoni orën tuaj një orë para dhe vazhdoni të ndiqni oraret tuaja të mëparshme . Per shembull : nese fëmija juaj zgjohet në oren 07:00 atehere sërish zgjoheni kur ora të shënoje 7:00 . Kjo do të thotë se po zgjohet në 06:00 por gjatë ditës vazhdoni me oraret tuaja duke u bazuar gjithmone tek ora e re dhe në mbrëmje do flejë një orë më herët.
2) Mënyra e dytë si të pershtateni : Mos bëj asnje ndryshim . Nëse zgjohej në 07:00 lejojeni të zgjohet ne oren 08:00 ( me orën e re ) dhe keshtu ne mbremje do fleje midis orës 19.30-20:00 . Kjo do te jetë edhe një mundesi për të qëndruar pakëz më gjatë zgjuar në ditët e gjata te verës . Kështu fëmija juaj do të ketë një program ditor dimëror dhe një veror .
Kujdes:
Ora e vendosjes ne gjume ne mbremje nuk duhe te kaloje oren 8 pasi kjo sjell tejlodhje për bebat . Mos harroni, është vetëm një përplasje e vogël në rrugën e udhëtimit të gjumit dhe do të ktheheni në rrugën e duhur. Paçi fat!

Faleminderit që je këtu!

Gjumi nuk është luks! Jam këtu për të rregulluar gjumin e bebit tënd! Kliko paketën që i përshtatet moshës se fëmijës tënd!
Thuaj "Lamtumirë!" netëve pa gjumë duke zbatuar metodat më të buta të trajnimit të gjumit.
Mamatë krenare kanë marrë certifikatat e para për të vegjëlit e tyre. Lexoni historitë e tyre të suksesit!

Mirëseerdhe!

Përshëndetje mami!
Jam shumë e lumtur që të kam këtu!
Gjumi i fëmijës nuk është gjëja më e thjeshtë e mëmësisë, ndaj unë jam këtu për ty. 

Paketat e gjumit të hartuara me kaq dashuri nga unë, janë ajo cfarë të duhet ty dhe fëmijës tënd!

Paketa Qingji është për foshnjen tënde të porsalindur, por edhe për ty mama që je ende në pritje të ëmbël.

Paketa Diell eshte per bebin tend 4-5 muajsh. Me mire te parandalosh veset e keqija te gjumit sesa ti trajtosh ato.

Paketa Hënëza është për 6-16 muaj, moshë kur problemet e gjumit fillojnë bëhen më serioze.

Paketa Yjet është për fëmijët 17 muaj deri në 4 vjeç, të cilët duhet të flenë 12 orë pa ndërprerje gjatë natës. Nëse femija juaj nuk bën këtë orar gjumi, kjo paketë është për ju

Unë jam këtu edhe për t’ju ofruar ndihmën time me këshilla dhe artikuj shumë të vlefshëm. Më poshtë keni kanalet e mia të komunikimit me ju:

Kliko ketu për të lexuar artikujt e mi në blog.

Kliko ketu për të ndjekur faqen time të instagramit.

Kliko ketu për kanalin tim në YouTube.

Gjumi nuk është luks!
Unë jam këtu për ty.