Po vjen ndryshimi i orës, ju mund te ndiheni të shqetësuara se ç’farë do të ndodhë me oraret e fëmijës tuaj. Është normale vecanërisht kur sapo keni filluar të rregulloni oraret e gjumit dhe të keni arritur rezultatet që prisnit pas shume javësh mundim . Sekreti është që të jeni të përgatitur dhe më pak mundim do e kuptoni që gjumi i fëmijës tuaj do arrijë të kthehet shumë shpejt në normalitet dhe ky ndryshim do ndihet gjithmonë e më pak . Ç'fare do tiu sugjeroja unë në këtë rast ? 2 mënyra përshtatjeje të cilat janë komode dhe nuk do t'ju duhet të stresoheni tepër . Mënyra e parë si të përshtateni :
blank
1) Pasi ta vendosni fëmijën në gjumin e mbrëmjes ndryshoni orën tuaj një orë para dhe vazhdoni të ndiqni oraret tuaja të mëparshme . Per shembull : nese fëmija juaj zgjohet në oren 07:00 atehere sërish zgjoheni kur ora të shënoje 7:00 . Kjo do të thotë se po zgjohet në 06:00 por gjatë ditës vazhdoni me oraret tuaja duke u bazuar gjithmone tek ora e re dhe në mbrëmje do flejë një orë më herët.
blank
2) Mënyra e dytë si të pershtateni : Mos bëj asnje ndryshim . Nëse zgjohej në 07:00 lejojeni të zgjohet ne oren 08:00 ( me orën e re ) dhe keshtu ne mbremje do fleje midis orës 19.30-20:00 . Kjo do te jetë edhe një mundesi për të qëndruar pakëz më gjatë zgjuar në ditët e gjata te verës . Kështu fëmija juaj do të ketë një program ditor dimëror dhe një veror .
Kujdes:
Ora e vendosjes ne gjume ne mbremje nuk duhe te kaloje oren 8 pasi kjo sjell tejlodhje për bebat . Mos harroni, është vetëm një përplasje e vogël në rrugën e udhëtimit të gjumit dhe do të ktheheni në rrugën e duhur. Paçi fat!

Recommended Posts

1 Comment

  1. blank

    Me të vërtetë jeni shumë e mirë,shumë e sinqert,shumë optimiste dhe mbi të gjitha shumë Pozitive…

    Me të thënë të drejtën shumicën e rasteve kam vepruar vet,mirpo kur kam lexuar se si duhet jam befasu edhe vet se si ja kam qëllu sipas instiktit të një nëne,biberonin mashtrues ja kam hequr që në muajin e 5-të sepse bebi fillon mbas muajit të 6-të ti mbaj në mend më shumë gjërat ,kështu më kan treguar edhe mamiat këtu në Ch…natën bebi nuk pi qumshtë më,mirpo më duhet urgjent të ja rregulloj orarin e gjumit dhe ushqimit për atë dhe lexova ke ty rreth orarit të gjumit që të mund të ja rregulloj që të dyja përnjëherë,kështu që po shpresoj se do ja dali ,ndersa juve ju Faleminderit shuuuuumë për të gjitha informacionet me respect te veqant për të gjitha nënat kudo që janë B.K


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *