A duhet zgjuar bebi nga gjumi?
‘’Mos e zgjo bebin nga gjumi”. “ Lëre të flejë sa të dojë.’’
Jam e sigurt qe te gjitha ne e kemi degjuar te pakten nje here kete shprehje. Por nese ende keni dyshime rreth kesaj teme dijeni se Eshte vetem nje MIT dhe aspak e vertete.
· Nëse bebi është në muajt e parë të jetës gjarë ditës duhet ta zgjoni sepse duhet te ushqehet çdo 3-4 ore nga hera e fundit qe eshte ushqyer. Zgjimi i plotë e ndihmon të marrë kaloritë e duhura dhe gjithashtu u mundëson të bëjnë dallimin e ditës dhe natës pasi sheh ambjent me dritë dhe të zhurmshëm. Ju ndiqni këshillën e mjekut rreth intervaleve të ushqyerjes por ne do donim që një cikël gjumi në muajt e parë të mos zgjaste më shumë se 2.5/3 orë.
· Pas muajve të parë nëse njëri gjumë zgjat me shume se 2 ore zgjojeni që ti lini hapësirë gjumeve të tjerë ( kjo nuk vlen për fëmijët që flejnë vetëm 1 herë në ditë). Tek femijet qe bejne me shume se nje gjume fjetja per me shume se dy ore do te ndikoje ne gjumin e nates.
· Bebi I ka përmbushur nevojat e tij totale për gjumë gjatë ditës. Por për sa orë gjumë ka nevojë fëmija im? Kliko këtu për tu informuar më tepër. Pra nëse gjumet zgjatin më tepër sesa bebit i nevojiten për moshën e tij këshillohet që të zgjohet për të mos ndikuar në gjumin e natës.
· Te fleje ne orarin e duhur ne mbremje. Bebi yt ka nevojë të bëjë 11-12 orë gjumë nate dhe fjetja më tepër sesa duhet gjatë gjumeve të ditës sjell si pasojë shtyrjen e orarit të mbrëmjes e cila më pas mund të shoqërohet me irritim, tejlodhje dhe refuzim të gjumit të mbrëmjes.
Sic mund ta shihni ne disa raste eshte e rendesishme dhe e nevojshme te zgjoni femijen tuaj.
Ok, tashmë që u informuat mbi arsyet përse duhet ta zgjoni bebin nga gjumi jeni gati ti vendosni në zbatim këshillat por po hasni vështirësi në zgjimin e bebit nga gjumi? Provo:
- Ta ngacmosh lehtë në fytyrë e gjymtyrë.
- Hap perdet dhe lejoje dritën të hyjë në dhomë.
- Provo ti ndërrosh pelenën.
- Provo ta shtrish në një sipërfaqe të panjohur si dyshek, divan.-
- Hiqja shtresat e rrobave se fundja ushqyerja lëkurë më lëkurë është më e mire.
Pavarësisht që mund të na vijë keq që po e zgjojme bebin nga gjumi mendo që po e bejmë këtë që bebi të bëjë një gjumë të mire dhe të rritet shëndetshëm.
No comment yet, add your voice below!