Temperatura ideale
A e dinit që temperature e dhomës ndikon drejtpërdrejt tek gjumi I fëmijës?
Nga ekspertët amerikanë temperature ideale varion midis 20-22 grade celcius. Kur temperature e dhomës është shumë e lartë ose shumë e ulët bebi mund të mos flejë qetë dhe gjatë prandaj këshillohet që në kushtet që kemi të përpiqemi të ruajmë sigurinë dhe ngrohtësinë. Si ta bëjmë këtë? Ndiqni këshillat e mëposhtme
-Pavarësisht çfarë lloj ngrohje përdorni, ajroseni dhomën shpesh. Mbinxehja është e rrezikshme.
– Pavarësisht sa ftohtë është shmangni mbulimin me shumë shtresa të lëvizshme dhe zgjidhni një veshje të sigurt për gjumë në trashësinë e duhur si thes gjumi apo paliçeta.
– Nëse hunda, veshët e kraharori i bebit janë të ftohta shtojini një veshje
– Nëse kraharori, dhe shpina janë të nxehta e të djersitura hiqni një veshje. Gjymtyrët nuk janë tregues i drejtë i të ftohtit dhe të nxehtit.
-Bebi vendoset të flejë gjithmonë në shpinë në mënyrë që të lejohet qarkullimi I ajrit rreth fytyrës së tyre.
-AAp këshillon që të paktën 6 muajt e pare bebi të flejë në të njëjtën dhomë me prindërit (por në shtratin e tij) për të shmangur incidentet dhe bebi të jetë nën kontroll.
– zgjidh një termometër të përshtatshëm për të mbajtur në kontroll emperaturën e dhomës.
-Sigurohu që krevati I bebit nuk është vendosu afër dritares ose kondicionerit.
Cilat janë shenjat që bebi mund të ketë vapë?
- Skuqje tek mollëzat.
- Merr fryme me vështirësi.
- Djersitje ne trup dhe flokë. Në këtë rast hiqjani një shtresë nga rrobat ose ulni temperaturëne dhomës.
Po që ka ftohtë? Po që ka ftohtë? E thjeshtë, nëse e prek bebi yt është më I ftohtë se normalisht. Në këtë rast shtoni një shtresë tek veshja e bebit ose rrit temperaturën e dhomës.
Mos harroni se çdo beb, njeri ka ndryshe ftohtë e nxehtë. Disa beba djersisin në 20 të tjerët kanë nevojë për mbulim në 25. Kuptoni ndjeshmërinë e bebit tuaj.
Do e rekomandoja shumë thesin e gjumit të @ninana.al për një gjumë të qetë e të sigurtë gjatë gjithë natës. Thesin mund ta zgjidhni sipas stinës në të cilën ju do ta përdorni duke i krijuar bebit komoditet gjatë gjithë proçesit të gjumit.
No comment yet, add your voice below!