Heqja e gjumeve të ditës
Ja ku I erdhi fundi gjumeve të ditës. Ka qene nje rrugetim i gjate dhe sfidues si per ty dhe per te voglin tend dhe dua te te them qe ke bere nje pune te mrekullueshme. Jam shume krenare per ju! Tani kemi dhe nje hap te fundit per te bere. Kalimin nga 1 ne asnje gjume gjate dites.
Mamat e femijeve mbi 3 vjec jeni gati?
Nga ta kuptoj qe eshte koha e duhur per te eleminuar gjumin e ditës?
-Nuk ndihet I lodhur ose I përgjumur nëse nuk fle gjatë ditës.
-Do shumë kohë që ta zërë gjumi.
– Nuk ndihet I lodhur kur I vjen orari I gjumit.
Si tia bëjmë më të lehtë bebit eleminimin e gjumit të ditës?
✅ Vendoseni ne shtrat heret. Derisa femija te mesohet qe nuk do fleje me gjate dites vendoseni ne shtrat sa me heret ne menyre qe femija te kete mundesi te shplodhet dhe mos te tejlodhet. Ora 6-6:30 do ishte ideale. Me vone, pasi femija te mesohet mund tia shtyni pak me vone oren e gjumit.
✅ Fakti qe bebi juaj nuk ka nevoje per gjume nuk do te thote qe nuk kane nevoje te qetesohen. Lejojini te rrine vetem ne dhomen e tyre, mund tiu ofroni nje liber qe ta lexojne nderkohe qe pushojne. 1 ore do tiu mjaftoje.
Pra pasi të eleminoni gjumin e ditës ndihmoje ta kuptojë që edhe pse nuk do të fleje më gjatë ditës I nevojitet pak kohe që të qetësohen. Nëse fëmija juaj e refuyon qëndrimin në dhomë përpiqu ta fillosh me rreth 15 minuta qëndrim dhe ta rrisni qëndrimin me 5 minuta cdo ditë. KujdesË Shmangni qëndrimin ne ekrane gjatë kohës së qetësimit.
E kuptoj që është një ndryshim shumë I rëndësishëm për fëmijën tend por do tia dilni për mrekulli. Je duke bërë një punë fantastike.
Në mënyrë që ta menaxhoni më lehtë këtë periudhe iu vjen në ndihmë paketa Yjet në mënyrë që bebi të mësojë të flejë e pavarur.
No comment yet, add your voice below!