Temperatura ideale

A e dinit që temperature e dhomës ndikon drejtpërdrejt tek gjumi I fëmijës?

Nga ekspertët amerikanë temperature ideale varion midis 20-22 grade celcius. Kur temperature e dhomës është shumë e lartë ose shumë e ulët bebi mund të mos flejë qetë dhe gjatë prandaj këshillohet që në kushtet që kemi të përpiqemi të ruajmë sigurinë dhe ngrohtësinë. Si ta bëjmë këtë? Ndiqni këshillat e mëposhtme

-Pavarësisht çfarë lloj ngrohje përdorni, ajroseni dhomën shpesh. Mbinxehja është e rrezikshme.
–  Pavarësisht sa ftohtë është shmangni mbulimin me shumë shtresa të lëvizshme dhe zgjidhni një veshje të sigurt për gjumë në trashësinë e duhur si thes gjumi apo paliçeta.
– Nëse hunda, veshët e kraharori i bebit janë të ftohta shtojini një veshje
– Nëse kraharori, dhe shpina janë të nxehta e të djersitura hiqni një veshje. Gjymtyrët nuk janë tregues i drejtë i të ftohtit dhe të nxehtit.

-Bebi vendoset të flejë gjithmonë në shpinë në mënyrë që të lejohet qarkullimi I ajrit rreth fytyrës së tyre.

-AAp këshillon që të paktën 6 muajt e pare bebi të flejë në të njëjtën dhomë me prindërit (por në shtratin e tij) për të shmangur incidentet dhe bebi të jetë nën kontroll.

– zgjidh një termometër të përshtatshëm për të mbajtur në kontroll emperaturën e dhomës.

-Sigurohu që krevati I bebit nuk është vendosu afër dritares ose kondicionerit.

Cilat janë shenjat që bebi mund të ketë vapë?

  1. Skuqje tek mollëzat.
  2. Merr fryme me vështirësi.
  3. Djersitje ne trup dhe flokë. Në këtë rast hiqjani një shtresë nga rrobat ose ulni temperaturëne dhomës.

Po që ka ftohtë? Po që ka ftohtë? E thjeshtë, nëse e prek bebi yt është më I ftohtë se normalisht. Në këtë rast shtoni një shtresë tek veshja e bebit ose rrit temperaturën e dhomës.

Mos harroni se çdo beb, njeri ka ndryshe ftohtë e nxehtë. Disa beba djersisin në 20 të tjerët kanë nevojë për mbulim në 25. Kuptoni ndjeshmërinë e bebit tuaj.

Do e rekomandoja shumë thesin e gjumit të @ninana.al për një gjumë të qetë e të sigurtë gjatë gjithë natës. Thesin mund ta zgjidhni sipas stinës në të cilën ju do ta përdorni duke i krijuar bebit komoditet gjatë gjithë proçesit të gjumit.

 

blank

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *