Skip to content
YJET

PROGRAM GJUMI ON-LINE PËR VOGËLUSHËT 17 MUAJ – 4 VJEÇ

Trajnim Gjumi

Paketa Yjet (60€)

Nëse fëmija juaj është 17 muaj – 4 vjeç dhe fle me tundje, duke pirë gji, zgjohet shumë shpesh gjatë natës, fle duke përdorur biberonin gënjeshtar, në krevatin tuaj dhe nuk arrin të flejë pa ndihmën tuaj, kjo është paketa e përshtatshme për ju.

Nëse ju doni të bëni një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si fëmija juaj fle duke ndjekur një plan të detajuar e të thjeshtë për t’u kuptuar, kjo është paketa ideale për ju.

Në fund të këtij programi nëse ju i ndiqni të gjitha rregullat, do t’i jepni mundësinë fëmijës suaj të flejë i qetë, në orarin e duhur, pa vese të caktuara, pa zgjime të shpeshta gjatë natës dhe të flejë rreth 1.5 – 2.5 orë të plota ditën.  

Mënyra që është zgjedhur për të sjellë këtë ndryshim madhor në jetën tuaj, është mjaft delikate  dhe fëmija juaj do e ketë më të lehtë të përshtatet.

blank

1. Si fillim ju duhet të shkarkoni planin e gjumit. Në brendësi të tij do të gjeni:

Programin e aktivitetit ditor – Do të mësoni se si të krijoni një program ditor të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijës suaj duke kombinuar në të oraret e ushqyerjes, gjumit dhe aktivitetet e tjera.

Udhëzimet për ambjentin ideal – Do të gjeni këshillat e duhura për dhomën e gjumit dhe sigurinë e krevatit të bebit.

Trajnimin e gjumit dhe ushqyerjen gjatë natës – Keni të gjitha këshillat për rutinën e gjumit në mbrëmje, metodat që zbatohen hap pas hapi për të mësuar fëmijën të flejë i pavarur, pakësimi i ushqyerjes gjatë natës dhe menaxhimi i zgjimeve të shpeshta.

Zgjimet në mëngjës – Si të veproni kur bebi sapo zgjohet në mënjges, si të menaxhoni zgjimet e hershme.

Gjumet e ditës -Konsiderohet si pjesa më e vështirë, por e gjeni të sqaruar në detaje se si të kuptoni gjumet e ditës, rutina para gjumeve, gjumet e shkurtra dhe menaxhimi i tyre, kalimi nga dy gjume në një të vetëm dhe gjithçka tjetër që ju ndihmon të bëni një gjumë cilësor.

Çfarë pritet të ndodhë në vijim – Këtu do të gjeni të gjitha informacionet e duhura lidhur gjumin në djep e në karrocë, me menaxhimin e gjumit gjatë pushimeve, gjatë regreseve te gjumit, gjumit në çerdhe, me dadon apo gjyshen, daljen e dhëmbëve, shqetësimeve shëndetësore apo atyre që lidhen me zhvillimin e fëmijës suaj.

 

Një dozë e fuqishme motivimi

 Këtu nuk do të përmirësoh vetëm gjumin por do të motivohesh, do ndryshosh jetën tënde në shumë dimensione. Do kujdesemi që kohën e lirë që do mbetet pas trajnimit të gjumit të zhvillosh e përmirësosh veten tënde.

2. Dëgjo e mëso nga video

Në këtë paketë do të gjeni plot 37 video në të cilat është thënë gjithçka që duhet të dish rreth trajnimit të gjumit dhe jo vetëm.

Përveç informacionit që do e gjeni me detaje në këto video, do të merrni dhe dozën e motivimit, pozitivitetit dhe kurajos që ju duhet për t’ia dalë mbanë me sukses.

Gjithashtu do të gjeni video nga nënat që tashmë e kanë mbaruar trajnimin dhe do të ndajnë me ju eksperiencën e tyre. Çdo ditë për 14 ditë me radhë ju do të merrni mesazhe zanore në e-mailin tuaj. Në këto mesazhe zanore do të gjeni përgjigjet e pyetjeve më të zakonshme që bëhen nga nënat gjatë trajnimit. Në to do të gjeni këshilla dhe shumë motivim për ju.

blank

Kurdo që ju të ndiheni gati mund të nisni trajnimin e gjumit!

3. Takim çdo muaj me Ornelën per 6 muajt e ardhshem ku do te flisni, pyesni e bisedoni rreth gjumit të femijës tuaj.

E përshtatshme për fëmijët:

blank

Shënime të tjera

Asistenca personale e Ornelës – Në këtë program Online asistenca që ju do merrni do jetë me video dhe mesazhe zanore automatike. Nëse ju dëshironi asistencën personale të Ornelës ju mund ta merrni në çdo kohë duke shtuar paketën tuaj me e-maile apo telefonata shtesë.

Në lidhje me të qarën e bebit – Asnjë prind nuk ka dëshirë të dëgjojë fëmijën e tij duke qarë por çdo ndryshim që ndodh në rutinën dhe përditshmërine e një fëmijë shoqërohet me kundërshtim që shprehet në të qara. Metodat e gjumit që rekomandohen nuk përfshijnë të qarën pa ndalim pra ‘ Cry it Out’ por pavarsisht se çfarë metode është zgjedhur e qara është e pashmangshme sepse një ndryshim po vjen.

Nëse ju zbatoni me përpikmëri këshillat, e qara do të pakësohet natë pas nate dhe fëmija do të ndihet më i qetë. Nëse fëmija juaj qan pa ndalim çdo natë per disa nete me rradhe atëherë ju nuk jeni duke e zbatuar në mënyrën e duhur metodën.

Për bebat që ushqehen shpesh gjatë natës- Në program ka këshilla sesi të bëhet pakësimi dhe eleminimi i ushqyerjes gjatë natës. Një fëmijë që ushqehet tepër gjatë natës shfaqë probleme në ushqyerjen ditën. Gjithsesi ju duhet të konsultoheni me mjekun pediatër ose specialistin e laktacionit para se të vendosni në lidhje me eleminimin apopakësimin e sasisë së qumështit gjatë natës.

Për bebat premature– Llogarisni moshën e fëmijës tuaj në bazë të moshës që do të kishte ai nëse do kishte lindur në fund të termit, përpara se të zgjidhni këtë paketë. Është i përshtatshëm për fëmijët që tashmë kanë mbushur 6 muaj.

Për bebat që shkojnë në çerdhe– Është programi përshtatshëm. Nëse kemi mirëkuptimin e edukatoreve do ti kërkoni atyre të zbatojnë rutinën, megjithatë gjumi i mbrëmjes është i ndryshëm nga ai i ditës kështu që nuk do përbëjë problem.

Për binjakët– Ky program është i përshtatshëm dhe për ta. Duke vendosur orare të rregullta dhe duke i mësuar ata të flenë vetë do ta kesh më të lehtë ditën.

Reviews

Pershendetje Ornela ! Ne ja dolem ! Perpara se ta fillonim trajnimin vajza ime 20 muajshe flinte me gji ose detyrohesha ta vendosja ne karroce dhe te dilnim jashtë ose ne ballkon. Ndonjëherë nuk flinte ditën fare,zgjime gjate nates.Ndjehesha shume në faj. Pas lindjes së djalit, gjumi u bë shume sfidues për mua dhe bahkeshortin . Unë stresohesha shume, dhe tani e di se stresin e kam reflektuar edhe te fëmijët e mi . Nuk kishim orare gjumi të rregullta dhe kjo bente që edhe dita jonë të ishte e çrregullt. Tani unë jam shumë e qetë kur e di që vajza ime fle gjatë ditës e edhe gjumin e natës e bënë pa zgjime 12ore rresht . Ajo fle gjumë të qetë dhe me e mira është mesuar te fle vete. Unë dhe burri të jemi mirënjohës për këtë trajnim gjumi kaq mire të formuluar. Është dhurata më e mirë që i kam bërë familjes sonë. Faleminderit Ornela që ma ke sjell në mendje fjalen e artë "TI MUNDESH " . Faleminderit që je kaq e ngrohtë. Dëshira ime është që çdo nënë që ka probleme me gjumin e fëmijës të të kontaktojë. Shumë perqafime të ngrohta nga Unë dhe Erjona.
Mami i Erjones
Mirmbrema e dashur . Ne e perfunduam trajnimin yjet dhe jemi shume te kenaqur edhe pse nuk arritem dot ta zbatonim me perpikmeri per shkak te problemit te kapsllekut qe kemi . Te shpresojm qe kur te rregullojme kete do jemi 100 % happy . Faleminderit per keshillat, ne fleme dhe zgjohemi shume me mire. Une dhe Lea te dergojm shume perqafime.
Jonida
Me paketen yjet vajza 20 muajshe tashmë fle e qetë , rralle ndodh të zgjohet natën edhe nëse zgjohet kthehet prap vetë në gjumë.
Jeta
E dashur teta Ornela. Kemi me shume se 1 vit qe te ndjekim ne insta dhe na dukej e pabesueshme qe keto paketa funksiononin , deri sa para 3 muajsh bleme paketen yjet.E lexuam mire e mire dhe pas 3 ditesh mami dhe babi vendosen ti futeshin punes . Me shume lot prapa dere dhe shume durim me mua nje femije 2 vjec qe skam fjetur kurre me shume se 2 ore une dhe prinderit jemi nje familje shume e lumtur Une fle ne oren 8 pm ne dhomen time dhe zgjohem ne oren 7am . Ne dreke fle 1 ore por ndonjehere edhe refuzoj po prap rutina nuk ndryshon . Mendoj se e meritoj plotesisht certifikaten . Te perqafoj Noah dhe prinderit e mi .
Johana
Pershendetje Ornel e dashur ! Dje mbaruam paketen 3 javore " Yjet " dhe gjeje cfare ? Salvatore tani flen vet pa ndihmen e mamit , nuk zgjohet fare naten dhe ben 11 ore gjume naten dhe 2 ore gjume ne drek Un akoma se besoj dot Tani me 11 prill Salvatore ben 2 vjec dhe le ta pranojm qe dhuraten me te mire ja ke bere tid . Faleminderit nga zemra per gjithcka ! Jam shume e lumtur qe te njoha ! Te kemi shume xhan. Faleminderit shume ! Je nje bekim per ne nenat dhe femijet ! Kemi kaluar thuajse 2 vite pa gjume , me shumee lodhje ili tani do ti rekuperojme te gjitha energjit e humbur te ktyre dy viteve fal teje Te uroj me te mirat , shume perqafime !!
Mami e Salvatore –s
Ornela ! Te falenderoj shume per ndihmen e madhe qe na ke dhene pasi fale teje , im bir i ben gjumet te plota dhe cilesore dhe rrjedhimisht edhe mami flen me shume edhe ka me shume energji per te perballuar diten e neserme Kur e nisa trajnimin patjeter qe te besoja por mu dukte enderr qe djali te flinte ne kaq pak kohe ashtu sic une doja , pa gji dhe pa tundje . Por ja qe ia dola fale durimit dhe fjaleve te tua motivuese qe nuk mungonin asnjehere . Urojme me te miren tende ne cdo drejtim si edhe suksese ne rrugetimin tend me nenat e tjera . Shume perqafime Nina & Edan.
Nina
Ornela te falenderoj shum per keshillat qe na jep i venosa dalit orare te rregullta dhe e hoqi gjirin shum natyrshem ishte nje gje qe e kisha shum te veshtir por fal teje e arrita te falenderoj pafund.
Erjona
Ornela pershendetje Fale keshillave te tua duke te ndjekur vazhdimisht , edhe pse ne moshe pak te madhe 2 vjec e 2 muajsh , Eden tani flen vete . E ve te krevati dhe ska m nevoje as ti rri aty . Faleminderit
Sonila
Eshte nje mrekulli , Deisi sapo beri naten e pare me plot 12 ore gjume pa zgjime naten , pa qarje , pa nderhyrjen time ( dhe ishte vetem nata e dyte e trajnimit ) . Une mbreme vetem kam hyre ne dhome per ta kontrolluar , nuk ka bere asnje ze , vetem kur hyja une kur ju afroja levizte pak , por pa zgjime .Ne mengjes u zgjua vete ne 07.40 pasi mami se kishte degjuar alarmin ne 7.30 .Eshte nje mrekulliiii . Deisi ja doli me se miri dhe kete here ! Te falenderojme pa funddd per kete arritje , fale keshillave te tua
Fatma
error: