Trajnim Gjumi
Paketa Yjet (60€)
Ju keni te drejte perdorimi te kesaj pakete prej 6 muaj.
Jam e sigurt qe kjo do t'ju nxise qe te permiresoni gjumin me shpejt!
- Trajnim dy javor
- Plan gjumi i detajuar 50 faqe
- 39 video ilustruese dhe shpjeguese
- 21 mesazhe zanore për çdo ditë të trajnimit
- Takim me Ornelën
Nëse fëmija juaj është 17 muaj – 4 vjeç dhe fle me tundje, duke pirë gji, zgjohet shumë shpesh gjatë natës, fle duke përdorur biberonin gënjeshtar, në krevatin tuaj dhe nuk arrin të flejë pa ndihmën tuaj, kjo është paketa e përshtatshme për ju.
Nëse ju doni të bëni një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si fëmija juaj fle duke ndjekur një plan të detajuar e të thjeshtë për t’u kuptuar, kjo është paketa ideale për ju.
Në fund të këtij programi nëse ju i ndiqni të gjitha rregullat, do t’i jepni mundësinë fëmijës suaj të flejë i qetë, në orarin e duhur, pa vese të caktuara, pa zgjime të shpeshta gjatë natës dhe të flejë rreth 1.5 – 2.5 orë të plota ditën.
Mënyra që është zgjedhur për të sjellë këtë ndryshim madhor në jetën tuaj, është mjaft delikate dhe fëmija juaj do e ketë më të lehtë të përshtatet.
1. Si fillim ju duhet të shkarkoni planin e gjumit. Në brendësi të tij do të gjeni:
Programin e aktivitetit ditor – Do të mësoni se si të krijoni një program ditor të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijës suaj duke kombinuar në të oraret e ushqyerjes, gjumit dhe aktivitetet e tjera.
Udhëzimet për ambjentin ideal – Do të gjeni këshillat e duhura për dhomën e gjumit dhe sigurinë e krevatit të bebit.
Trajnimin e gjumit dhe ushqyerjen gjatë natës – Keni të gjitha këshillat për rutinën e gjumit në mbrëmje, metodat që zbatohen hap pas hapi për të mësuar fëmijën të flejë i pavarur, pakësimi i ushqyerjes gjatë natës dhe menaxhimi i zgjimeve të shpeshta.
Zgjimet në mëngjës – Si të veproni kur bebi sapo zgjohet në mënjges, si të menaxhoni zgjimet e hershme.
Gjumet e ditës -Konsiderohet si pjesa më e vështirë, por e gjeni të sqaruar në detaje se si të kuptoni gjumet e ditës, rutina para gjumeve, gjumet e shkurtra dhe menaxhimi i tyre, kalimi nga dy gjume në një të vetëm dhe gjithçka tjetër që ju ndihmon të bëni një gjumë cilësor.
Çfarë pritet të ndodhë në vijim – Këtu do të gjeni të gjitha informacionet e duhura lidhur gjumin në djep e në karrocë, me menaxhimin e gjumit gjatë pushimeve, gjatë regreseve te gjumit, gjumit në çerdhe, me dadon apo gjyshen, daljen e dhëmbëve, shqetësimeve shëndetësore apo atyre që lidhen me zhvillimin e fëmijës suaj.
Një dozë e fuqishme motivimi
Këtu nuk do të përmirësoh vetëm gjumin por do të motivohesh, do ndryshosh jetën tënde në shumë dimensione. Do kujdesemi që kohën e lirë që do mbetet pas trajnimit të gjumit të zhvillosh e përmirësosh veten tënde.
2. Dëgjo e mëso nga video
Në këtë paketë do të gjeni plot 37 video në të cilat është thënë gjithçka që duhet të dish rreth trajnimit të gjumit dhe jo vetëm.
Përveç informacionit që do e gjeni me detaje në këto video, do të merrni dhe dozën e motivimit, pozitivitetit dhe kurajos që ju duhet për t’ia dalë mbanë me sukses.
Gjithashtu do të gjeni video nga nënat që tashmë e kanë mbaruar trajnimin dhe do të ndajnë me ju eksperiencën e tyre. Çdo ditë për 14 ditë me radhë ju do të merrni mesazhe zanore në e-mailin tuaj. Në këto mesazhe zanore do të gjeni përgjigjet e pyetjeve më të zakonshme që bëhen nga nënat gjatë trajnimit. Në to do të gjeni këshilla dhe shumë motivim për ju.
Kurdo që ju të ndiheni gati mund të nisni trajnimin e gjumit!
3. Takim çdo muaj me Ornelën per 6 muajt e ardhshem ku do te flisni, pyesni e bisedoni rreth gjumit të femijës tuaj.
E përshtatshme për fëmijët:
- E lindur Prematurë
- Binjakë
- Që qëndrojnë me dadon/ gjyshen/ edukatoren
- Që flenë në gji
- Që flejnë me tundje
- Që qëndrojnë me dadon/ gjyshen/ edukatoren
- Që flejnë ne djep/ karrocë
- Që kanë varësi nga beberoni gënjeshtar
- Që zgjohen herët në mëngjes
- Që nuk kanë orare gjumi
- Që zgjohen shpesh gjatë natës
- Gjatë virozave dhe daljes së dhëmbëve
- Gjatë pushimeve
Shënime të tjera
Asistenca personale e Ornelës – Në këtë program Online asistenca që ju do merrni do jetë me video dhe mesazhe zanore automatike. Nëse ju dëshironi asistencën personale të Ornelës ju mund ta merrni në çdo kohë duke shtuar paketën tuaj me e-maile apo telefonata shtesë.
Në lidhje me të qarën e bebit – Asnjë prind nuk ka dëshirë të dëgjojë fëmijën e tij duke qarë por çdo ndryshim që ndodh në rutinën dhe përditshmërine e një fëmijë shoqërohet me kundërshtim që shprehet në të qara. Metodat e gjumit që rekomandohen nuk përfshijnë të qarën pa ndalim pra ‘ Cry it Out’ por pavarsisht se çfarë metode është zgjedhur e qara është e pashmangshme sepse një ndryshim po vjen.
Nëse ju zbatoni me përpikmëri këshillat, e qara do të pakësohet natë pas nate dhe fëmija do të ndihet më i qetë. Nëse fëmija juaj qan pa ndalim çdo natë per disa nete me rradhe atëherë ju nuk jeni duke e zbatuar në mënyrën e duhur metodën.
Për bebat që ushqehen shpesh gjatë natës- Në program ka këshilla sesi të bëhet pakësimi dhe eleminimi i ushqyerjes gjatë natës. Një fëmijë që ushqehet tepër gjatë natës shfaqë probleme në ushqyerjen ditën. Gjithsesi ju duhet të konsultoheni me mjekun pediatër ose specialistin e laktacionit para se të vendosni në lidhje me eleminimin apopakësimin e sasisë së qumështit gjatë natës.
Për bebat premature– Llogarisni moshën e fëmijës tuaj në bazë të moshës që do të kishte ai nëse do kishte lindur në fund të termit, përpara se të zgjidhni këtë paketë. Është i përshtatshëm për fëmijët që tashmë kanë mbushur 6 muaj.
Për bebat që shkojnë në çerdhe– Është programi përshtatshëm. Nëse kemi mirëkuptimin e edukatoreve do ti kërkoni atyre të zbatojnë rutinën, megjithatë gjumi i mbrëmjes është i ndryshëm nga ai i ditës kështu që nuk do përbëjë problem.
Për binjakët– Ky program është i përshtatshëm dhe për ta. Duke vendosur orare të rregullta dhe duke i mësuar ata të flenë vetë do ta kesh më të lehtë ditën.