Si duhet te jete krevati i bebit?
Zgjedhja e krevatit në shtatëzani merr kohë e do durim. E kur vjen bebi kupton se ke harxhuar kohë kot me krevat super luksoz, me super mbështetëse e me super perde zbukuruese.
Si çdo prind dhe ju dëshironi që fëmija juaj të flejë I qetë dhe I sigurt në krevatin e tij por shpesh here rregullat që duhen mund të të bejne konfuze. Mos u shqetësoni sepse nuk ka asgjë të komplikuar. Para se të vendpani bebin të flejë në shtratin e tij dhe i sigurt që:
-Të jetë sa më i thellë në mënyrë që fëmija mos të rrezikojë të dale nga krevati. Bebi yt do të flejë atje derisa të jetë rreth 100 cm i gjatë.
– Ti ketë anësoret me dërrasë ose rrjetë, copë që lejon lirisht qarkullimin e ajrit.
– Ti ketë të gjitha barrierat anësore të vendosura. Një krahë i hequr ose i ulur bëhet shkak për incidente.
-Të mos ketë objekte brenda tij. Pellushat, batanije, perde të varura, jastëk rrethues aspak të nevojshëm e të sigurtë.
– Të ketë një çarçaf të puthitur mire me dyshekun.
-Qe nuk ka asnjë pjesë të mprehtë ose vidë të dale e cila mund të jetë rrezik për fëmijën tuaj.
-Mos e mbuloni fëmijën me batanije por do të sugjeroja mbështjellësen/thesin e gjumit.
Pra mami kur të zgjedhësh krevatin e fëmijës përveçëse mendimit të zgjedhim materialin, ngjyrën dhe formën mos harro të mendosh dhe rreth sigurisë së fëmijës. Duke ndjekur këshillat e mësipërme jo vetëm bebi do flejë i sigurtë por edhe ti do jesh më e qetë sepse le ta pranojmë sado që mund tu qëndrojmë pranë gjatë gjumit është shumë e vështirë të kontrollojmë çdo lëvizje të tyre. Qëndroni të sigurtë!
No comment yet, add your voice below!