Rutina

Çelësi i një gjumi të mirë

Përse është kaq shumë e nevojshme që fëmija im të ketë një rutinë?

Dhe përgjigjia është: – Sepse do flejë shumë më mirë sesa fle nëse ende nuk keni krijuar një rutinë të mirë. Nëse dëshironi që fëmija juaj të mos kubdërshtojl pafund orarin e gjumit dhe për ta bërë më të lehtë këtë proçes iu duhet një rutinë shumë e plotë dhe e rregullt çdo ditë. Është aq e rëndësishme sa quhet dhe “ themeli i një gjumi të mirë”.

Por ç’farë është rutina? Rutina është, kryerja e veprimeve të njëjta dhe në të njëjtën radhë përpara gjumit, veprime të cilat do ta qetësojnë bebin tuaj dhe do ta ndihmojnë të flejë më qetë. Bebeve u pëlqen rutina dhe iu pëlqen të dinë se çfarë do të ndodhë në vijim. Për shembull: nëse ju vishni pizhamat, lexoni një libër, fikni dritën atëherë bebi e di se ka ardhur koha e gjumit dhe do ta mirëpresë atë.

Dhe përse na shërben ajo?

1. I bën fëmijët të dihen të sigurtë. 

2. Ndihmon në emocional, dhe social . 

3. I ndihmojnë të flejnë më mirë. 

4. Redukton ankthin

5. Ndihmon për fëmijën të fitojë pavarësinë e tij.

 

Bëjeni rutinën çdo ditë në mbrëmje në dhomë, 30 minuta përpara gjumit.

•Shmangni pajisjet elektronike, minimuni 1 orë përpara rutinës.

blank

A është e njëjtë për çdo moshë?

Jo, rutinat nuk janë të njëjta për çdo moshë. Po ju jap disa shembuj për secilën moshë

blank

A është problem nëse nuk e laj çdo ditë?

Jo aspak, larjen e plotë mund ta zëvëndësosh me larjen e pjesës së poshtme të trupit.

A është problem nëse ka ditë që nuk e bëj rutinën të plotë?

Mundet, kur jeni jashtë shtëpie  ose me nxitim të shkurtoni rutinën tuaj. Bebi juaj do e ndjejë gjithsesi që ka ardhur momenti I gjumit.

A zgjidh rutina zgjimet gjate nates?

Rutina
përpara gjumit ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit të fëmijës. Por ajo nuk
zgjidh te gjitha arsyet se përse bebi juaj zgjohet natën. Ne mund t’ju
ndihmojmë me programet tona. 
Kliko ketu

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *