Kur ti mendon se gjumi i femijes tend po shkon shume mire dhe ai ka orare te rregullta çdo dite, papritur gjithçka mund te ndryshoje.

Femija refuzon te fleje, shfaqet aktiv dhe shume i grindur por nga ana tjeter ka shume nevoje per gjume.

Gjithashtu edhe ti e gjendur e papergatitur perpara kesaj situate, mund te ndihesh konfuze dhe te duket sikur mundi yt ka shkuar dem me rregulimin e gjumit.

Por ,prit. Mos u nxito.

Kjo nuk do te zgjase pergjithmone. Edhe pse ditet gjate regresit duken te pafundme ato mbarojne per 2-6 jave.

Regreset lidhen me zhvillim e njehereshem te femijeve dhe zakonisht ndodhin ne muajin e 4, 6, 9 ,12 ,18 dhe moshen 2 vjeçare.

Ju duhet te dhuroni shume dashuri gjate kesaj periudhe. Por le te hyjme pak me thelle ne detaje.

Cfare ndodh gjate ketyre regreseve? Pse ndodhin? Si mund ti ndihmoni ju ata?

Regresi i muajit te katert

Nese papritur femija juaj nuk fle me ne oraret e meparshme, refuzon te fleje gjate dites, fillon te fleje me pak (rreth 30-45 min) gjate dites, fillon te zgjohet me shpesh gjate nates se zakonisht, atehere mund te jeni perballe regresit te pare te gjumit i cili me siguri do t’ju gjeje te papergatitur pasi ndodh per here te pare dhe me sigrui sapo e keni marre veten nga lindja dhe veshtiresite e memesise.

Por do te kaloje…
E dini perse ndodh?

  • Ndryshon menyra si fle- Gjumi i tij tashme i ngjan gjumit te te rrituve me shume se te foshnjave. Pra i duhet me teper kohe per ta zene gjumi, do te rrotullohet para se te fleje dhe kerkon nje Ndryshon menyra si fle- Gjumi i tij tashme i ngjan gjumit te te rrituve me shume se te foshnjave. Pra i duhet me teper kohe per ta zene gjumi, do te rrotullohet para se te fleje dhe kerkon nje ambjent me te pershtatshem
  • Meson aftesi te reja-Fillon te zhvilloje aftesine fizike te te rrotulluarit dhe kjo mund te behet shkak per zgjimin e tyre
  • Afeksionohen- Krijojne lidhjen me objektet dhe personat perreth ndaj nese ju ishit ne dhome ne momentin qei ai fjeti dhe ai ndjen se ju po dilni ose kupton qe keni dale nga dhoma me siguri do te reagoje duke u zgjuar.

Si duhet te veproni?

  • Mesojini rregullat e gjumit- Eshte koha e duhur per te krijuar zakonet e mira te gjumit meqe femijet tuaj jane ende te vegjel dhe tashme jane me teper ‘te zgjuar’ per te kuptuar dhe ndjekur veprimet tuaja dhe per tu pershtatur me rutinen, dhe oraret e gjumit.

Regresi i muajit te 6 dhe 9.

Keto jane regrese te ngjashme dhe ndodhin per keto arsye

  • Dalja e dhembeve te rinj
  • Aftesi te reja- Fillojne te shtrihen, ulen, zvarriten,rrotullohen,ecin kemba doraz, periqen te ngrihen .
  • Zhvillimi i shpejte i trurit-Ata tashme dine si ti kapin lodrat ,te dallojne qarte njerezit, objektet e preferuara, distancen mes tyre , pra truri i tyre po zhvillohet menjehere dhe po mbushet me shume informacion te ri.

Si duhet te veproni?

  • Respektoni oraret e meparshme – Nese gjate kesaj periudhe ndryshimi per te ndodhin edhe ndryshime ne orare dhe rutine kjo do ta konfuzoje me teper femijen tuaj.
  • Dhuroni dashuri!- Ata duhet te ndihen te sigurt mes gjithe ketyre ndryshimeve qe po perjetojne.

Regresi i muajit te 12

Femija juaj po rritet dhe eshte gati te ece pas disa muajsh.

  • Aftesi te reja– Ata mund te ngjiten neper objekte, te luajne me lodra , te hedhin objekte . Gjithashtu ata mesojne disa fjale te reja per here te pare.
  • Mund te perdore me teper gjestet, te njohe kenget e preferuara, te tregoje interes per librat e te njohe tingujt e kafsheve, dhe objekte te tjera.
  • Ata mund te marrin komanda te thjeshte si ‘Hajde tek mami, Kape lodren’ etj.

Çfare duhet te beni?

  • Qendrojini prane!
  • Aftesojini ata!-Ofrojini mundesi femijeve tuaj praktikojne sa me shume gjate dites aftesite e reja qe kane mesuar.
  • Konsiderojini zgjedhjet e tyre! -Jepini mundesine te zgjedhin njerin nga dy ushqime te preferuara ose nje loder qe do te marre me vete kur del nga shtepia etj.
  • Kerkojini atyre te bejne diçka per ju ose jepini detyra si psh ‘ fike drite’ ‘ma jep lodren’ etj.
  • Dhurojini sa me shume dashuri kur jane zgjuar dhe bejeni rutinen e tyre sa me paqesore, relaksuese dhe me sa me shume dashuri, keshtu ata do ndihen te sigurt dhe te qete e me vetbesim.

Edhe pak ka mbetur. Ju pothuajse ja dolet.

Regresi i muajit te 18.

Do te perballeni serish me zgjimet e hershme ne mengjes ose me zgjimet e shpeshta gjate nates ne kete moshe. Ata mund te rezistojne gjate para se te flene gjume ose te shmangin gjumin gjate dites.

Por nuk eshte ende koha per ta eleminuar kete gjume menjehere. Prisni para se te kaloje 2-6 jave per te vendosur nese eshte regres apo refuzim I gjumit te dites .

  • Zhvillime te menjehershme! Ne kete moshe femija juaj ka filluar te flase me teper, te ece, kane nisur trantrumet e para, vendos çfare do dhe çfare nuk do, merr vendimet e tij. Dhe mund te vendos te mos fleje gjume dhe ta refuzoje kete gje me ngulm.
  • Praktikojini aftesite! Lejojini te kene pavaresine e tyre, te vendosin se çfare duan te bejne (brenda mundesive qe ju I ofroni) si psh cilin liber te lexoni, cilat pizhame te vishni, cilat lodra te merrni ne park etj.

Regresi i moshes 2 vjeç

Kur ju mendoni se ai po rritet dhe gjithçka u stabilizua , gjumi i femijes tuaj mund te transformohet serish.

  • Plot grindje, te qara teka, refuzim gjumi.Ata perballen me ndryshime te medha siç eshte nisja e çerdhes, pavaresia nga prinderit qe shkojne ne pune, largimi nga gjiri, largimi I pelenes, largimi nga dhoma e prinderve etj.
  • Endrrat, makthet, terroret e gjumit munt e ndikojne gjithashtu.
  • Vemendje! Jepini te kuptoje qe çdo gje eshte ne rregull dhe ju jeni prane tyre. Ofrojini dashuri, mbeshtetje, siguri. Dhe kini shume durim. Ky eshte regresi I fundit. Edhe pak dhe ja dolet

Gjate ketyre diteve femija juaj mund te shafqe shqetesime te daljes se dhembeve dhe te kete dhimbje. Per çdo shqetesim konsultohuni me mjekun e femijes tuaj!

Secili regres zgjat 2-6 jave. Nese zgjat me teper se 6 jave mund te jeni perballe zakoneve jo te mira te gjumit dhe do t’ju duhet ti rregulloni ato per te rritur cilesine e gjumit.

Me krahe te lehta!

Gjumi nuk eshte luks!

Me dashuri Ornela!

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *