Mbështjellësja qetëson të porsalindurin
Mbështjellja e bebeve ka ekzistuar që në kohët e hershme dhe ka një arsye të forte për këtë. Në barkun e nënës, foshnjat rriten dhe zhvillohen në një hapësirë të qetë dhe të ngushtë. Ai vend i qetë ofron rehati dhe siguri për foshnjat në bark, dhe mbështjellja rikrijon atë mjedis jashtë barkut për të sapolindurit.
-Shtrëngimi që ofron mbështjellja ndihmon bebat të mos ndkohen shumë nga refleksi Moro.Refleksi Moro është ai momenti kur bebi juaj i ka krahët e hapur dhe mënjëherë bën një lëvizje të shpejtë ( që ne mund të na duket si trembje, por nuk është trembje). Mbështjellja ndihmon në qetësimin e refleksit Moro dhe i mban krahët e vegjël të mos lëvizin kur bebi përpiqet të flejë, pra të mos ‘trembet’ në gjumë dhe i mundëson një gjumë më të qetë jo vetëm bebit por dhe prindërve. Refleksi Moro zakonisht zbehet dhe zhduket rreth muajit të 3-të dhe 6-të. Mbështjellja nuk ë zhduk këtë refleks, thjesht e qetëson atë.
-Për foshnjat prematurë, mbështjellja ndihmon në përmirësimin e zhvillimit neuromuskular, më pak shqetësime fiziologjike, organizim më të mirë motorik dhe më shumë aftësi vetërregulluese.
-Ndihmon në qetesimin e kolikave. (dhimbjet e barkut)
-I mban duart e bebit larg fytyrës dukeshmangur mundësinë që bebi të gërvishtë fytyrën.
-Ndihmon bebin të flejë më mire dhe më gjatë.
-Ndihmon në parandalimin e SIDS
Nëse ju keni tentuar dhe fëmija juaj e urren të mbështillet atëherë në paketën Qingji ju do të gjeni gjithë teknikat për ta qetësuar atë dhe pranuar gradualisht mbështjelljen.
A është e sigurt mbështjellja?
Po, është! Mbështjellja është e sigurt kur ndiqni udhëzimet e rekomanduara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP).
Sipas AAP: “kur bëhet në mënyrë korrekte, mbështjellja mund të jetë një teknikë efektive për të ndihmuar qetësimin e foshnjave dhe për të përmirësuar gjumin.” Të njëjtin mendim ndan edhe Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë.
Një mbështjellje quhet korrekte kur:
- Nuk mbulohet hunda ose goja.
- Ka hapsirë për lëvizjen e legenit.
- Është shtrënguar por në kraharor ka hapsirë sa të futen
gishtat e njërës dorë. Kjo i krijon hapsirë të marrë frymë lirshëm - Nuk djersitet, nuk ka skuqje ose nuk tregon
shënja të mbi-ngrohjes. - Kane mbështetje në kurriz.
Unë këshilloj mbeshtjellëse me
zinxhir ose ngjitës, në mënyrë që të bëhet sa më e lehtë mbështjellja. Kontakto ketu info@keshillateorneles.al për të marrë programin Qingji + mbështjellesen e gjumit me një Superofertë.
No comment yet, add your voice below!