Pyetja më e shpeshtë që me bëni është rreth pakësimit të ushqyerjes gjatë natës. Siari ka ndaluar se ushqyeri gjatë natës kur ishte 9 muaj. Pesha e tij ishte e mirë dhe ai mund të flinte gjatë gjithë natës pa pire qumësht sipas mjekut. Një ditë kur e ndjeva veten gati vendosa që të ndërprisja ushqyerjen gjatë natës. Nuk ishte shumë e vështirë sepse ai pinte 1 herë gjatë natës pasi e kisha pakësuar në mënyrë graduale duke nisur nga muaji I gjashtë. Por gjithsesi ajo që është më e rëndësishme është që ju të ndiheni gati dhe mjeku të japë konfirmimin e tij se fëmija mund edhe të flejë gjatë gjithë natës pa patur nevojë për tu ushqyer.
Ja cilat janë dy mënyrat që mund të përdorësh për të eleminuar ushqyerjen gjatë natës.
Ushqeje më pak minuta se zakonisht.
Ulni gradualisht sasinë e kohës që fëmija pi gji me nga një minutë çdo një ose dy netë. Për shembull, nëse fëmija juaj ushqehet 12 minuta nga secila anë (për gjithsej 24 minuta), filloni ta zvogëloni kohën e tij me një minutë çdo natë.
Natën e dytë ose të tretë do ta ushqeni atë vetëm 11 minuta nga secila anë, 10 minuta natën e tretë / të katërt, nëntë minuta natën e katërt / të pestë, etj.
Kur fëmija juaj të ushqehet 2-3 minuta, ai mund të ndalojë vetë zgjimin gjatë natës por nësë vazhdon ende të zgjohet atëherë duhe të zgjidhni një metodë dhe të filloni ta trajnoni atë që të mësojë të rikthehet në gjumë pa ndihmën e gjirit. Mund të zgjidhni një metodë që është e përshtatshme për ju dhe fëmijen tuaj.
Ndalim i menjëhershëm
Nëse fëmija juaj vazhdon ende të ushqehet 2-3 herë gjatë natës dhe ju e dini se nuk I ka me te nevojshme atëherë mund të bëni ndërprerjen e menjëhershme të ushqyerjes gjatë natës. Do ti duhen 3 dite fëmijës tuaj të mësohet me idenë se nuk duhet të ushqehet gjatë natës. Ju do të vëreni se do të hajë më mirë gjatë ditës dhe do të plotësoje nevojat që ka për ushqim.
7 Comments
Pershendetje!
Vajza ime eshte 4 muaj dhe e ka eleminuar vet pirjen gjat nates.A eshte kjo normale? Theksoj se ka nje pesh normale.
thjeshte te lumte per punen qe bene
Je me e mira,kam ndjekur gjithnje keshillat e tua dhe me kan sherbyer jasht mase shum
Djali ime eshte 2vjet e gjysme por zgjihet shum here naten dhe ,kerkon gjith te pije qumesht,nuk kthen gjume pa pire tamel qan deri se ti jap qka me popozoni ka peshen te gjitha ne rregull a mund tja nderprej ,faleminderitt gjithsesii
Mund tme ndihmosh me planin e heqjes se ushqyerjes naten dhe pa zgjim
Pershendetje! Kam djalin 3 muajsh e gjysem dhe zgjohet shum shpesh naten per te pire gji, cdo 1 ore zgjohet e kam te pamudur te fle sepse per tu kthyer ne gjum duhet patjeter ta perkund te pakten disa minuta sepse zgjohet direkt nese nuk e perkund, mund tme jepni nje zgjidhje dhe ca trajnimi duhet te ndjek sepse e kam shum te nevojshme.
Përshëndetje, Ornela
Se pari faleminderit shume per keshillat e vyera!
Femija im është gadi 23 muajsh dhe nuk e ze gjumi pa pire qumesht ne shishe si dhe zgjohet pothuajse cdo Nate nga 5 here per te pire, Po nuk I dhash vazhdon te qaje dhe nuk ndalon derisa ti jap. Kam provuar me uj dhe caj por nuk e do, sepse dhembet e pare i’u Kane prishur nga qumeshti. Peshen e ka Normale dhe eshte shume I zhvilluar per Moshen qe ka, cdo gje është ne rregull.
Qe disa muaj I jap me pak sasi por perseri kerkon shpesh te pije, jam e sterlodhur sepse nuk Po flen e sigurisht edhe diten te merrem poashtu me te.
A mundeni ju lutem te me keshilloni dicka?!
Ju faleminderit paraprakisht!