Dalja e dhëmbeve sa moment emocionues aq edhe stresues për prindërit e rinj që duhet të mbajnë fëmijët të qetë ndërkohë që ata kanë këto shqetësime. Dalja e dhëmbëve të rinj mund të sjellë një gjumë të parehatshëm.

Shumica e foshnjave fillojnë me daljen e  dhëmbëve të tyre të parë rreth moshës 6 muajsh, por disa fillojnë të që në 3 muaj dhe të tjerë mund të shkojnë deri në moshën 14 muajsh.

Dhëmbët e fundit dalin kryesisht rreth moshës 22 -34 muajsh.

Dalja e dëmbëve shoqërohet me grindje, të qara, fryrje dhe skuqje të mishrave të dhëmbëve, kafshime më tepër se zakonisht. Këto irritime ndikojnë edhe ne gjumin e natës,  bebat kërkojnë të pijne më shpesh duke qënë se  qëndrimi në gji I qetëson mishrat e fryrë të dhëmbëve.

Dalja e një dhëmbi merr disa javë, por pjesa më e dhimbshme është momenti I carjes së mishit  dhe kjo zgjat 2-3 ditë.

Nëse do ti ofroni fëmijës tuaj qetësues kujdesuni që janë të rekomanduara vetëm nga mjeku I fëmijës tuaj.  . Kujdesuni që ju ofroni dozën e duhur dhe në orarin e duhur

Nëse jeni duke trajnuar fëmijën tuaj gjatë daljes së dhëmbëve  unë nuk rekomandoj ndërprerjen e këtij procesi. Aq sa është e rëndësishme të qetësoni fëmijët tuaj gjatë daljes së dhëmbëve, është e rëndësishme edhe të mos  ju ktheheni zakoneve të vjetra si tundja, vendosja në gji për të rikthyer në gjumë.  Përpiquni të bëni më të mirën tuaj në qetësimin e fëmijës brenda krevatit të tij në menëyrë që pas 3 ditësh kur kjo dhimbje të mbarojë të mos ju duhet ta rinisni trajnimin nga fillimi.

Recommended Posts

4 Comments

  1. blank

    Jam e kenaqur, çdo info qe kam kerkuar e kam gjetur

  2. blank

    Djali im pin naten çdo 1 ore gji, prej ores 4 te mengjesit me shume ne gji flene .
    Si tja largoj ket shprehi?

  3. blank

    Djali im pin naten çdo 1 ore gji, prej ores 4 te mengjesit me shume ne gji flene .
    Si tja largoj ket shprehi?


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *