Çfare ndodh kur fëmija fle me tablet?

Fëmija yt dëshiron të përdorë telefonin/tabletin para se të flejë? Është koha ti thoni “jo” edhe pse do të jetë normale që fëmija ta kundërshtojë këtë vendim tuajin.

Përdorimi i pajisjeve elektronike para gjumit redukton kohën e gjumit për fëmijët, gjë që mund të ndikojë jo vetëm në cilësinë dhe sasinë e gjumit por të jetë shkaktari i një sjelle agresive tek fëmija.

blank

Tashmë është e vërtetuar që këto pajisje ndikojnë jo vetëm tek fëmijët tanë por edhe tek ne prindërit duke na:

-mbajtur zgjuar gjatë natës

-Duke bërë një gjumë jo të mirë.

-Shkakton zgjime të hershme në mëngjes.

-Rrit agrisivitetin tek fëmija.

-Ndikon në uljen e prodhimit të melatoninës

Fajtori duket se është drita që lëshojnë këto pajisje.Lloji i dritës që lëshohet nga këto pajisje ose ndryshe drita blu mund të prishë ritmin natyror të trupit duke ulur prodhimin e hormonit melatoninë, i cili ndihmon në rregullimin e gjumit. Melatonina është një substancë natyrale, e prodhuar nga një zonë në tru e cila lëshohet natyrshëm gjatë natës dhe i tregon trupit se është koha për të fjetur. 

Drita blu ndikon në nivelet e melatoninës më shumë se çdo gjatësi vale tjetër e mashtron trurin duke menduar se është ditë dhe duke na bërë të ndihemi më aktivë kur në fakt duhet të ndihemi të përgjumur pasi jemi të shtrirë në shtrat. AAP këshillon shmangien e ekspozimit ndaj ekraneve për të paktën 1 orë para se të shkoni në shtrat.

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka dhënë gjithashtu disa udhëzime ku për fëmijët më të vegjël se 18 muaj, rekomandohet shmangia e të gjitha ekraneve, përveç bisedës me video. Prindërit e fëmijëve 18 deri në 24 muajsh, që duan të prezantojnë mediat dixhitale, duhet të zgjedhin programe cilësore dhe ta shikojnë atë sëbashku me fëmijët e tyre. Moshat 2 deri në 5 vjeç duhet të kufizohen në 1 orë në ditë.

 

Pra këshilla më e mirë është të siguroheni që tableti/ telefoni të jenë jashtë dhomës së gjumit të fëmijës suaj. Sigurohuni që ekranet të mos i pengojnë fëmijët të flenë, hanë dhe luajnë. Ata do të kenë një gjumë më të mirë në përgjithësi dhe kjo do të bëjë për një fëmijë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *