Kalimi nga 4 ne 3 gjume
Kur ti mendon se ja more doren dhe kane kaluar rreth 4 muaj nga lindja e bebit është koha të përballesh me një tjetër ndryshim. Nuk e kam fjalën për regresin e gjumit por për kalimin nga 4 ne 3 gjume gjate ditës i cili ndodh yakonisht rreth muaji te 3-5.
Është normale që bebat deri ne 3 muaj të flenë gjume të shkurtër. Rreth muajit të katërt ose të pestë ju duhet të përpiqeni ti zgjasni gjatësinë e gjumit duke bërë 3 gjume të gjatë ne ditë ne vend të 4 gjume të shkurtër.
Cilat janë shenjat që bebi juaj po iu jep që është gati për të kaluar në 3 gjume gjatë ditës?
-Gjume të shkurtra gjatë ditës.
-Refuzon për më shumë se 5 ditë gjumin e 4-t.
-Zgjohet herët në mëngjes ose fle vonë në mbrëmje.
-Gjumi i 4 është shtyrë shumë vonë zakonisht pas orës 5 .
–Gjithashtu ata do të duan të rrinë pak më tepër zgjuar se
më parë.
Si tua bëjmë më të lehtë këtë proçes?
Nëse ju vazhdoni ti ofroni katër gjume mund të krijojë vonesa në gjumin e mbrëmjes.Për të zgjatur gjumet e shkurtra, ju mund të ndërhyni duke e trajnuar të mësojë të flejë e pavarur në të njëjtën kohë sepse është më e lehtë për shkak të moshës dhe sepse i jep mundësinë të rikthehet vetë në gjumë edhe nëse bën një gjumë të shkurtër.
Fillojeni rutinën e mbrëmjes më herët per shembull: nëse ka fjetur rreth orës 19:00 vendoseni te flejë rreth orës 18 në mënyre që të shmangim tejlodhjen.
Kujdes: Nëse bebi juaj nuk është gati për të kaluar me 4 gjume gjatë ditës mos e sforconi sepse nëse e bëni do kalojë në tejlodhje. Forca! Bebi yt po rritet dhe iu pret një aventurë e mrekullueshme sëbashku. Ju do tia dilni!
Nëse po hasni vështirësi për të mësuar bebin të flejë vetë klikoni këtu për të marrë programin eduhur për bebin tënd.
No comment yet, add your voice below!