Përse nuk fle vetë një I porsalindur?
Një të porsalinduri nuk mund ti vendosim orare fikse ose të presim që te flejë vetë sepse është ende I vogël. Të flejë vetë është një aftësi e cila do të mësohet pas muajve të pare, pasi bebi të jetë pak më I rritur. Patjetër që ne si prindër do ta ndihmojmë që ta përvetësojë këtë aftësi duke e vendosur në shtrat të përgjumur por jo plotësisht në gjumë në mënyrë që gradualisht ta ketë më të lehtë të mësojë të flejë I pavarur e cila ndodh zakonisht rreth muajit te 4-6.
Bebet qajnë shumë sepse kështu është mënyra sesi ata komunikojnë. Ata nuk kanë orare të rregullta dhe aq nevojë sa kanë për gjumë aq nevojë kanë të ushqehen shpesh në mënyrë që të shtojnë peshë.
Në 3 muajt e pare ka disa veprime që mund të bësh për të stabilizuar gjumin e një bebi tëporsalindur
- Vendoseni të flejë në një dhomë të errët.
- ruani distancën midis gjumeve.
- Krijoni një rutinë gjumi në mbrëmje.
- Mësoi të bëjë dallimin e ditës e natës
- Sigurohuni që ushqehet mire.
- Te marrë shumë dashuri dhe përkushtim nga prindërit në mënyrë që të ndihet I sigurtë dhe I dashuri.
Një studim i vitit 2019 zbuloi se të porsalindurit, të cilët prindërit I qetësuan duke përdorur metoda të ndryshme flinin më gjatë se të porsalindurit e tjerë. Këtë studim mund ta lexosh këtu . Hapat që u ndoqën janë
-Mbështjellja e fëmijës deri në momentin që bebi meson të rrotullohet.
-Të mbajturit e bebit në anë ose në stomak.
-Përkundja e bebit.
-Ti bësh psh-psh fëmijës ose ti vendosësh zhurmat e bardha.
Mbi të gjitha këto pika ne jemi kujdesur që të krijojmë një paketë delikate dhe orientuese gjumi.
80% e bebave që hedhin bazat e një gjumi të mirë në 3 muajt e parë nuk kanë nevojë për një trajnim gjumi në të ardhmen.
Këtë e ofron paketa Qingji të cilën mund ta marrësh këtu
No comment yet, add your voice below!