Sa minuta mund të qëndrojë zgjuar një bebe?
“Sa më shumë ta mbash zgjuar një bebe aq më gjatë do të flejë”. Logjika dhe këshillat e të afërmve mund të të bëjnë të mendosh që kjo është e saktë por më duhet të të them që, jo. Nëse ju veproni kështu patjetër që do të përballeni me një bebe të lodhur sjelljen e të cilit do ta keni të vështirë ta menaxhoni.
Sipas moshës dhe minutat/orët që bebi mund të qëndrojë zgjuar varion sepse bebi me rritjen ka gjithmonë e më pak nevojë për gjumë die dhe të qëndrojë më gjatë zgjuar midis gjumeve. Deri në muajin e gjashtë kryesisht nuk ka orare të rregullta dhe bazohemi tek këto distanca më tepër. Pas muajit të 6-të vendosen orare të rregullta çdo ditë.
Pse duhet të qëndrojë fëmija zgjuar kaq kohë?
-Sepse nëse qëndron zgjuat më pak mund të mos jetë i lodhur dhe nuk fle gjatë.
-Sepse nëse qëndron zgjuar më tepër se kaq mund të jetë i tejlodhur dhe nuk fle gjatë.
Përdor tabelën e mëposhtme për të pare sesa është koha që bebi yt mund të qëndroje zgjuar midis gjumeve.
Sigurisht që ruajtja e distances zgjuar nga gjumi I fundit tek tjetri do të ndihmojë fëmijën tend që të bëjë një gjumë më të mire dhe të mos tejlodhet por nëse keni krijuar varësi dhe e keni vështirësi vendosjen në gjumë programet e gjumit që kam krijuar për ti dhënë bebit tuaj një gjumë të shëndetshëm do tiu ndihmojnë të bëni më në fund gjumin e ëndërruar. Kliko këtu.
No comment yet, add your voice below!