A trashëgohet pagjumësia?

Nëse dhe ti ia ke bërë të paktën njëherë vetes këtë pyetje, tani është koha të marrësh përgjigje!
Po! Nëse një nga prindërit ka vuajtur më herët nga pagjumësia, kemi 30% mundësi që dhe fëmija yt ta trashëgojë.

Një nga sfidat që ne prindërit hasim dhe do vazhdojmë të hasim është që ti japim fëmijës një gjumë të qetë, të shëndetshëm dhe të plotë. Kjo mund të mos jetë gjithmonë e lehtë aq më tepër pasi kur fëmija nuk arrin të flejë gjatë natës, edhe ne prindërit nuk arrijmë të marrim të gjithë energjinë e duhur që na duhet, por me informacionin e duhur që ne marrim nga burimet përreth mund të na e lehtësojnë sadopak këtë proçes.

Një studim i bërë në vitin 2015 nga Instituti i Virxhinias për Gjentikën Psikiatrike dhe të Sjelljes vlerësuan se shanset e trashëgimisë së pagjumësise tek femrat është rreth 59% ndërsa tek meshkujt 38%, ky rezultat i krahasimit te simptomave te pagjumësisë tek binjakët identikë dhe jo identikë.

 
Simptomat e pagjumësisë mund të përfshijnë:
 
• refuzimin për tu shtrirë.

• Gjume të shkurtra.
• Vështirësi për ta zënë gjumi.
• Zgjime të shpeshta.
• Vështirësi për tu rikthyer vetë në gjumë.
• Zgjime të hershme.
• Qëndrimi zgjuar me orë të tëra gjatë natës.

blank

Fatmirësisht në ditët e sotme pagjumësia është e trajtueshme dhe mund të zgjidhet fare lehtë. Ju nuk keni pse te kapeni pas faktit qe ju apo bashkëshorti keni patur probleme me gjumin dhe te pranoni faktin që edhe fëmıja juaj do ketë dhe të mos bëni diçka për të. Pra ju mund ta përmirësoni situaten shumë aq sa femija të flejë mjaft mirë. Fundja edhe fakti që ju apo bashkëshorti keni patur probleme me gjumin lidhet me faktin që nuk janë aplikuar elementët e mëposhtëm:
Pra me fëmijën tënd:

  • Fillo duke u siguruar që shtrati/dhoma e fëmijës tënd është e rehatshme dhe e përshtatur me normat e sigurisë.
  • Sigurohu që temperatura e dhomës është e përshtatshme (as e nxehtë/as e ftohtë).
  • Shmangni ushqimet e rënda/me sheqer përpara gjumit.
  • Dhoma e errët dhe rutina e gjumit është çelsi drejt një gjumi të mirë.
  • Kujdesni me ushyqerjen pa limit gjatë natës.

Jeta e një prindi nuk është e lehtë dhe ka ulje ngritjet e saj, por me informacionin e duhur dhe nëse merrni hapat e posaçme për ti paraprirë pagjumësise do të jeni në rrugën e duhur qe fëmija yt dhe vetë ti si prind të bëni një gjumë të shëndetshëm.


https://www.tesidea.com/blog/infant-insomnia-what-it-is-and-how-to-cope/
https://www.childrenshospital.org/conditions-and-treatments/conditions/i/insomnia/diagnosis-and-treatment

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *