Paketa Heneza
Webinar
25 Tetor Ora 10:00-11:00
Jeni lodhur nga netët pa gjumë por nuk dini nga t’ia filloni? Jeni në vendin e duhur. Ndjekja e këtij webinari do t’iu japi mundësine të mësoni dhe zbatoni disa aftësi të reja lidhur me përmirësimin e gjumit të vogëlushëve tuaj. Do diskutojme live sëbashku me prindërit e tjerë rëndësinë e gjumit, fazat e tij, problemet që hasim zakonisht në këtë grupmoshë , dhe se si ta përmirësojmë atë duke përdorur metodat më të lehta të mundshme.
Dikur kam qënë dhe unë aty ku ti je tani. E humbur, e lodhur, pa një rrugëzgjidhje dhe gati të heqësh dorë . Të besoj dhe të kuptoj. Mund të kesh provuar shumë por këtë herë do marrështë gjitha këshillat e duhura për të përmirësuar përgjithmonë gjumin e fëmijës tënd.
Në përfundim të këtij webinari ti do të kesh mësuar:
- Si të rregullosh oraret e gjumit.
- Kalimet e gjumeve nga 3 në 2 në 1 gjumë
- Si ta ndihmosh të flejë 11-12 orë gjumë pa ndërprerje gjatë natës.
- Eleminimin e veseve si fjetja në gji, beberoni gënjeshtar, tundja.
- Ambienti ideal për gjumin
- Metodat e trajnimit te gjumit
Paketa Heneza
Ky webinar është për ty nëse:
- Je lodhur së lexuari artikuj pafund për gjumin e fëmijës ku çdo herë informacionet ndryshojnë.
- Për ty që ke provuar pothuajse çdo metodë por asgje nuk ka funksionuar
- Për ty që ke shpresuar dhe pritur javë pas jave që gjumi të rregullohet por ende asnjë rezultat
- Për ty që ndihesh e lodhur, e pafuqishme, dhe gati për t’u dorëzuar
- Për ty që dëshiron të flesh sërish si më parë!
Në këto 3 orë do keni nje hapsirë të dedikuar pyetje-përgjigje ku mund të shprehni shqetësimet dhe paqartësitë tuaja dhe gjithashtu mundësine të ndani historinë tuaj personale (nëse dëshironi) . Mezi po pres t’iu kem të pranishme dhe së bashku të përmirësojmë gjumin e bebit, tuajin dhe të të gjithë familjes. Mos harroni: “ Gjumi nuk është luks!”
*Sigurohuni që të përdorni një lidhje të qëndrueshme interneti, tastierë nëse do të përdorni laptop/kompjuter dhe mikrofon funksional.