Raporti i orareve ditore

blank

Raporti i orareve ditore

Oraret e gjumit janë shumë të rëndësishme, ju e dini këtë gjë. Por mbajtja mend e tyre kur ke edhe shumë punë të tjera është pak e vështirë.


Ndaj nëse po ju çalon gjumi dhe oraret i keni të çrregullta duhet ti mbani shënim për të identifikuar problemet dhe pastaj për të gjetur zgjidhjen.

Ne duam t’jua bëjmë punën më të lehtë dhe t’ju dhurojmë raportin ku ju do shënoni oraret ditore për nje javë dhe ajo do jetë pasqyra ku duken problemet e gjumit të bebit tuaj.


Merr raportin e orareve këtu dhe mos harro ta printosh atë.

Si te blejme paketat?

blank
blank

Hapi i parë

Si fillim shkruani në browserin tuaj keshillateorneles.al

Programet mund ti gjeni edhe KETU

Hapi i dytë

Shkoni tek faqja "Programet" për të zgjedhur programin e përshtatshëm të fëmijës tënd.

blank
blank

Hapi i dytë

Shkoni tek faqja "Programet" për të zgjedhur programin e përshtatshëm të fëmijës tënd.

blank

Hapi i tretë

Kliko "Bli Tani"

Hapi i katërt

Shtoni në shportë programin e përshtatshëm për fëmijen tuaj.

Nëse ju dëshironi të bëni pagesë në llogarinë bankare nga jashtë vendit komisionet bankate janë shumë të larta ( 25 euro) ndaj ju sugjerojmë të zgjidhni metodën e paypal. Të gjitha komisionet bankare paguhen nga ana juaj ( klienti). Përfituesi nuk merr përsipër pagimin e asnjë komisoni bankar.

blank

Hapi i pestë

Kaloni tek "Kasa" dhe shkruani të dhënat tuaja.

blank

Hapi i gjashte

Email, username dhe pasword do ju duhen per te aksesuar llogarine tuaj dhe programin.

blank

Hapi i shtate

Zgjidhni menyren e pageses.

Shpjegime të tjera

Transfertë bankare

Ne momentin qe krijoni llogarine duhet te mbani mend username dhe password, dhe ne momentin qe do kryeni pagesen ne banke, do ju vije nje email qe pagesa u kompletua dhe mund te shikoni programin qe keni blere. 

PayPal

Ne momentin qe krijoni llogarine duhet te mbani mend username dhe password, dhe mjafton te shkruani email dhe paswordin e PayPal, kryeni pagesen.
Dhe ne emailin qe keni shkruar tek te dhenat do ju vije ne do ju vije nje email qe pagesa u kompletua dhe mund te shikoni programin qe keni blere.

Debit ose Credit Card

Ne momentin qe krijoni llogarine duhet te mbani mend username dhe password, dhe mjafton te shkruani te dhenat e Debit ose Credit Card, kryeni pagesen. Dhe ne emailin qe keni shkruar tek te dhenat do ju vije ne do ju vije nje email qe pagesa u kompletua dhe mund te shikoni programin qe keni blere.

Hapi i tete

Shkoni tek faqja "Llogaria ime " dhe shkruani username dhe password

blank

Hapi i fundit

Tani mund te aksesoni ne cdo kohe dhe ne cdo device programin e gjumit.

Regreset e gjumit

Keshillat Orneles

Kur ti mendon se gjumi i femijes tend po shkon shume mire dhe ai ka orare te rregullta çdo dite, papritur gjithçka mund te ndryshoje.

Femija refuzon te fleje, shfaqet aktiv dhe shume i grindur por nga ana tjeter ka shume nevoje per gjume.

Gjithashtu edhe ti e gjendur e papergatitur perpara kesaj situate, mund te ndihesh konfuze dhe te duket sikur mundi yt ka shkuar dem me rregulimin e gjumit.

Por ,prit. Mos u nxito.

Kjo nuk do te zgjase pergjithmone. Edhe pse ditet gjate regresit duken te pafundme ato mbarojne per 2-6 jave.

Regreset lidhen me zhvillim e njehereshem te femijeve dhe zakonisht ndodhin ne muajin e 4, 6, 9 ,12 ,18 dhe moshen 2 vjeçare.

Ju duhet te dhuroni shume dashuri gjate kesaj periudhe. Por le te hyjme pak me thelle ne detaje.

Cfare ndodh gjate ketyre regreseve? Pse ndodhin? Si mund ti ndihmoni ju ata?

Regresi i muajit te katert

Nese papritur femija juaj nuk fle me ne oraret e meparshme, refuzon te fleje gjate dites, fillon te fleje me pak (rreth 30-45 min) gjate dites, fillon te zgjohet me shpesh gjate nates se zakonisht, atehere mund te jeni perballe regresit te pare te gjumit i cili me siguri do t’ju gjeje te papergatitur pasi ndodh per here te pare dhe me sigrui sapo e keni marre veten nga lindja dhe veshtiresite e memesise.

Por do te kaloje…
E dini perse ndodh?

  • Ndryshon menyra si fle- Gjumi i tij tashme i ngjan gjumit te te rrituve me shume se te foshnjave. Pra i duhet me teper kohe per ta zene gjumi, do te rrotullohet para se te fleje dhe kerkon nje Ndryshon menyra si fle- Gjumi i tij tashme i ngjan gjumit te te rrituve me shume se te foshnjave. Pra i duhet me teper kohe per ta zene gjumi, do te rrotullohet para se te fleje dhe kerkon nje ambjent me te pershtatshem
  • Meson aftesi te reja-Fillon te zhvilloje aftesine fizike te te rrotulluarit dhe kjo mund te behet shkak per zgjimin e tyre
  • Afeksionohen- Krijojne lidhjen me objektet dhe personat perreth ndaj nese ju ishit ne dhome ne momentin qei ai fjeti dhe ai ndjen se ju po dilni ose kupton qe keni dale nga dhoma me siguri do te reagoje duke u zgjuar.

Si duhet te veproni?

  • Mesojini rregullat e gjumit- Eshte koha e duhur per te krijuar zakonet e mira te gjumit meqe femijet tuaj jane ende te vegjel dhe tashme jane me teper ‘te zgjuar’ per te kuptuar dhe ndjekur veprimet tuaja dhe per tu pershtatur me rutinen, dhe oraret e gjumit.

Regresi i muajit te 6 dhe 9.

Keto jane regrese te ngjashme dhe ndodhin per keto arsye

  • Dalja e dhembeve te rinj
  • Aftesi te reja- Fillojne te shtrihen, ulen, zvarriten,rrotullohen,ecin kemba doraz, periqen te ngrihen .
  • Zhvillimi i shpejte i trurit-Ata tashme dine si ti kapin lodrat ,te dallojne qarte njerezit, objektet e preferuara, distancen mes tyre , pra truri i tyre po zhvillohet menjehere dhe po mbushet me shume informacion te ri.

Si duhet te veproni?

  • Respektoni oraret e meparshme – Nese gjate kesaj periudhe ndryshimi per te ndodhin edhe ndryshime ne orare dhe rutine kjo do ta konfuzoje me teper femijen tuaj.
  • Dhuroni dashuri!- Ata duhet te ndihen te sigurt mes gjithe ketyre ndryshimeve qe po perjetojne.

Regresi i muajit te 12

Femija juaj po rritet dhe eshte gati te ece pas disa muajsh.

  • Aftesi te reja– Ata mund te ngjiten neper objekte, te luajne me lodra , te hedhin objekte . Gjithashtu ata mesojne disa fjale te reja per here te pare.
  • Mund te perdore me teper gjestet, te njohe kenget e preferuara, te tregoje interes per librat e te njohe tingujt e kafsheve, dhe objekte te tjera.
  • Ata mund te marrin komanda te thjeshte si ‘Hajde tek mami, Kape lodren’ etj.

Çfare duhet te beni?

  • Qendrojini prane!
  • Aftesojini ata!-Ofrojini mundesi femijeve tuaj praktikojne sa me shume gjate dites aftesite e reja qe kane mesuar.
  • Konsiderojini zgjedhjet e tyre! -Jepini mundesine te zgjedhin njerin nga dy ushqime te preferuara ose nje loder qe do te marre me vete kur del nga shtepia etj.
  • Kerkojini atyre te bejne diçka per ju ose jepini detyra si psh ‘ fike drite’ ‘ma jep lodren’ etj.
  • Dhurojini sa me shume dashuri kur jane zgjuar dhe bejeni rutinen e tyre sa me paqesore, relaksuese dhe me sa me shume dashuri, keshtu ata do ndihen te sigurt dhe te qete e me vetbesim.

Edhe pak ka mbetur. Ju pothuajse ja dolet.

Regresi i muajit te 18.

Do te perballeni serish me zgjimet e hershme ne mengjes ose me zgjimet e shpeshta gjate nates ne kete moshe. Ata mund te rezistojne gjate para se te flene gjume ose te shmangin gjumin gjate dites.

Por nuk eshte ende koha per ta eleminuar kete gjume menjehere. Prisni para se te kaloje 2-6 jave per te vendosur nese eshte regres apo refuzim I gjumit te dites .

  • Zhvillime te menjehershme! Ne kete moshe femija juaj ka filluar te flase me teper, te ece, kane nisur trantrumet e para, vendos çfare do dhe çfare nuk do, merr vendimet e tij. Dhe mund te vendos te mos fleje gjume dhe ta refuzoje kete gje me ngulm.
  • Praktikojini aftesite! Lejojini te kene pavaresine e tyre, te vendosin se çfare duan te bejne (brenda mundesive qe ju I ofroni) si psh cilin liber te lexoni, cilat pizhame te vishni, cilat lodra te merrni ne park etj.

Regresi i moshes 2 vjeç

Kur ju mendoni se ai po rritet dhe gjithçka u stabilizua , gjumi i femijes tuaj mund te transformohet serish.

  • Plot grindje, te qara teka, refuzim gjumi.Ata perballen me ndryshime te medha siç eshte nisja e çerdhes, pavaresia nga prinderit qe shkojne ne pune, largimi nga gjiri, largimi I pelenes, largimi nga dhoma e prinderve etj.
  • Endrrat, makthet, terroret e gjumit munt e ndikojne gjithashtu.
  • Vemendje! Jepini te kuptoje qe çdo gje eshte ne rregull dhe ju jeni prane tyre. Ofrojini dashuri, mbeshtetje, siguri. Dhe kini shume durim. Ky eshte regresi I fundit. Edhe pak dhe ja dolet

Gjate ketyre diteve femija juaj mund te shafqe shqetesime te daljes se dhembeve dhe te kete dhimbje. Per çdo shqetesim konsultohuni me mjekun e femijes tuaj!

Secili regres zgjat 2-6 jave. Nese zgjat me teper se 6 jave mund te jeni perballe zakoneve jo te mira te gjumit dhe do t’ju duhet ti rregulloni ato per te rritur cilesine e gjumit.

Me krahe te lehta!

Gjumi nuk eshte luks!

Me dashuri Ornela!

Dalja e dhembeve dhe gjumi

Keshillat Orneles

Dalja e dhëmbeve sa moment emocionues aq edhe stresues për prindërit e rinj që duhet të mbajnë fëmijët të qetë ndërkohë që ata kanë këto shqetësime. Dalja e dhëmbëve të rinj mund të sjellë një gjumë të parehatshëm.

Shumica e foshnjave fillojnë me daljen e  dhëmbëve të tyre të parë rreth moshës 6 muajsh, por disa fillojnë të që në 3 muaj dhe të tjerë mund të shkojnë deri në moshën 14 muajsh.

Dhëmbët e fundit dalin kryesisht rreth moshës 22 -34 muajsh.

Dalja e dëmbëve shoqërohet me grindje, të qara, fryrje dhe skuqje të mishrave të dhëmbëve, kafshime më tepër se zakonisht. Këto irritime ndikojnë edhe ne gjumin e natës,  bebat kërkojnë të pijne më shpesh duke qënë se  qëndrimi në gji I qetëson mishrat e fryrë të dhëmbëve.

Dalja e një dhëmbi merr disa javë, por pjesa më e dhimbshme është momenti I carjes së mishit  dhe kjo zgjat 2-3 ditë.

Nëse do ti ofroni fëmijës tuaj qetësues kujdesuni që janë të rekomanduara vetëm nga mjeku I fëmijës tuaj.  . Kujdesuni që ju ofroni dozën e duhur dhe në orarin e duhur

Nëse jeni duke trajnuar fëmijën tuaj gjatë daljes së dhëmbëve  unë nuk rekomandoj ndërprerjen e këtij procesi. Aq sa është e rëndësishme të qetësoni fëmijët tuaj gjatë daljes së dhëmbëve, është e rëndësishme edhe të mos  ju ktheheni zakoneve të vjetra si tundja, vendosja në gji për të rikthyer në gjumë.  Përpiquni të bëni më të mirën tuaj në qetësimin e fëmijës brenda krevatit të tij në menëyrë që pas 3 ditësh kur kjo dhimbje të mbarojë të mos ju duhet ta rinisni trajnimin nga fillimi.

Eleminimi i ushqyerjes me gji gjatë natës

Keshillat Orneles

Pyetja më e shpeshtë që me bëni është rreth pakësimit të ushqyerjes gjatë natës. Siari ka ndaluar se ushqyeri gjatë natës kur ishte 9 muaj. Pesha e tij ishte e mirë dhe ai mund të flinte gjatë gjithë natës pa pire qumësht sipas mjekut. Një ditë kur e ndjeva veten gati vendosa që të ndërprisja ushqyerjen gjatë natës.  Nuk ishte shumë e vështirë sepse ai pinte 1 herë gjatë natës pasi e kisha pakësuar në mënyrë graduale duke nisur nga muaji I gjashtë. Por gjithsesi ajo që është më e rëndësishme është që ju të ndiheni gati dhe mjeku të japë konfirmimin e tij se fëmija mund edhe të flejë gjatë  gjithë natës pa patur nevojë për tu ushqyer.

Ja cilat janë dy mënyrat që mund të përdorësh për të eleminuar ushqyerjen gjatë natës.

Ushqeje më pak minuta se zakonisht.

Ulni gradualisht sasinë e kohës që fëmija pi gji me nga një minutë çdo një ose dy netë. Për shembull, nëse fëmija juaj ushqehet 12 minuta nga secila anë (për gjithsej 24 minuta), filloni ta zvogëloni kohën e tij me një minutë çdo natë.

Natën e dytë ose të tretë do ta ushqeni atë vetëm 11 minuta nga secila anë, 10 minuta natën e tretë / të katërt, nëntë minuta natën e katërt / të pestë, etj.

Kur fëmija juaj të ushqehet 2-3 minuta, ai mund të ndalojë vetë zgjimin gjatë natës por nësë vazhdon ende të zgjohet atëherë duhe të zgjidhni një metodë dhe të filloni ta trajnoni atë që të mësojë të rikthehet në gjumë pa ndihmën  e gjirit. Mund të zgjidhni një metodë që është e përshtatshme për ju dhe fëmijen tuaj.

Ndalim i menjëhershëm

Nëse fëmija juaj vazhdon ende të ushqehet 2-3 herë gjatë natës dhe ju e dini se nuk  I ka me te nevojshme atëherë mund të bëni ndërprerjen e menjëhershme të ushqyerjes gjatë natës.  Do ti duhen 3 dite fëmijës tuaj të mësohet  me idenë se nuk duhet të ushqehet gjatë natës. Ju do të vëreni se do të hajë më mirë gjatë ditës dhe do të plotësoje nevojat që ka për ushqim.