Cfare thone mamat?
Une jam pafund mirenjohese qe te gjeta ne Instagram sepse vetem duke ndjekur keshillat e tua te trajnimit, ne vetem 3 dite Lorenzo rregulloi gjumet e dites dhe filloi te flinte te krevati i tij dhe ta zinte gjumi thjesht duke degjuar zerin tim e me pas arriti edhe qe te flinte pa pranine time ne dhome.
Sot une ndihem shume mire sepse arrij ta kuptoj direkt femijen tim dhe sinjalet e tij per gjume. Netet e para te trajnimit kane qene realisht shume te veshtira, po eshte nje zgjedhje qe une do e beja cdo here sepse ka permiresuar ndjeshem qetesine e femijes dhe lumturine e familjes sone te vogel.
Ornela! Te falenderoj shume per ndihmen e madhe qe na ke dhene pasi fale teje, im bir i ben gjumet te plota dhe cilesore dhe rrjedhimisht edhe mami flen me shume edhe ka me shume energji per te perballuar diten e neserme.
Kur e nisa trajnimin patjeter qe te besoja por mu dukte enderr qe djali te flinte ne kaq pak kohe ashtu sic une doja, pa gji dhe pa tundje. Por ja qe ia dola fale durimit dhe fjaleve te tua motivuese qe nuk mungonin asnjehere. Urojme me te miren tende ne cdo drejtim si edhe suksese ne rrugetimin tend me nenat e tjera. Shume perqafime!
Ne ja dolëm falë trajnimit tënd që të bëjmë një gjumë vërtet të qetë.Nuk ta kam thënë por unë duke dëgjuar nënat e tjera në jetën reale, jo virtuale, që ia hiqnin fare gjirin fëmijës kur krijonte varësi natën, më dukej pothuajse e pamundur kjo që unë kam arritur sot. Ti ishe nëna e parë që dëgjova që i jepje gji vetëm ditën dhe jo natën.
Kur filluam trajnimin mendoja do arrij ti jap një herë vetëm dhe kjo do jetë arritje e madhe për mua. Por u gabova. Fale teje nuk i jap më asnjëherë dhe me vetëdije të plotë që ai nuk ka vërtet nevojë për asnjë herë. Çtë të themi më shumë se FALEMINDERIT? Të përqafojmë.
Olisja ishte 7 muajshe dhe flinte non stop vetem me gji. Gjumet e dites ishin te shkurtra dhe me gji ose rralle here dhe ne karroce. Nata ishte akoma me keq se dita. Gjate gjithe dites ishte nervoze sepse nuk arrinte te flinte mjaftueshem. U perpoqe me sh menyra qe tia heq kete ves, nuk ja dola dot. Por mbas trajnimit me ty Ornela une jam sh e lumtur. Olisja eshte 8 muajshe sot dhe rutina e saj e gjumit ndryshoi komplet.
Ajo arrite te fleje pa gji dhe te beje gjume te gjata gjate dites dhe jo me ne karroce. Fale keshillave te tua un sot kam nje beb super te qete dhe happy gjate gjithe kohes. Te falenderoj pa mase per kohen dhe keshillat e tua super te vlefshme. Jam shume e lumtur qe te njoha.