-Pyetje për aksesimin në WEB.

1. Si te aksesoj paketen pasi e kam blere?

Ne momentin e blerjes, keni hapur gjithashtu nje llogari tek keshillateorneles.al , paketa do ju ngarkohet aty, e gjeni ne opsionin PULTI.

2. Nuk me del paketa aktive tek PULTI, cfare mund te kete ndodhur?

Kontrollo edhe njehere se me cfare emaili ke hapur llogarine tek keshillateorneles.al . Nese has serish veshtiresi, kontakto ne nje nga emailet e kontaktit per nje ndihme te personalizuar.

-Pyetje rreth trajnimit.

1. A mund të përdorim paketën për  fëmijët binjakë?

Po, sigurisht. Te njejtat paketa vihen ne zbatim edhe per femijet binjake. Mund te trajnohen paralelisht ne te njejten kohe.

2. A mund të përmirësojmë gjumin e një fëmijë që përdor beberonin gënjeshtar?

Po. Gjate trajnimeve mesojme sesi te eleminojme gradualisht varesine nga beberoni genjeshtar duke permiresuar keshtu gjumin e femijes tuaj.

3. Nëse e nis trajnimi dhe e ndalon mund ta nisësh sërish nga e para?

Po , mund ta nisesh nga e para por me e mira do jete qe nese e nisim mos ta nderpresim .

4. A mund të trajnojmë dy fëmijë  në mosha të ndryshme bashkë në të njëjtën kohë?

Preferohet te trajnohen me radhe duke e nisur trajnimin nga femija me I vogel .

5. A qan fëmija gjatë trajnimit?

Po ,kjo eshte e pashmangshme .Por ne trajnim perdoren metodat me te buta te mundshme .

6. A mund ta bëjmë trajnimin  jashtë shtëpisë, gjatë pushimeve?

Keshillohet qe trajnimi te behet brenda ambjenteve te shtepise.

7. A ndihmon paketa fëmijët që kanë varësi nga gjiri ose beberoni?

Po . Paketa I trajnon femijet te shkepusin varesine ndaj gjirit ose beberonit gjate nates duke iu mesuar qe te flene te pavarur.

8. A ndihmon paketa për bebat që flenë me tundje ose në djep?

Po. Paketa I trajnon bebat te flene te pavarur pa ndihmen e djepit ose tundjes.

9. Cfare pakete te zgjedh kur femija eshte I lindur premature ?

Per te zgjedhur paketen per nje femije premature duhet te llogarisni duke I zbritur moshes se femijes javet qe femija ka lindur para kohe.

10. A do kem kontakt të drejtpërdrejtë me Ornelën gjatë trajnimit?

Jo , por Ornela jep support te vazhdueshem ne grupin e whatsapp .Por nese deshironi mund te te merrni konsulta ekstra dhe drejperdrejte me Ornelen kundrejt nje pagese.

11. A mund ta bëj trajnimin gjatë kohës që jam edhe ne punë?

Po , patjeter qe mundeni . Mjafton qe personi qe kujdeset per bebin tuaj gjate dites most e rikthehet ne perdorimin e djepit,cucos,tundjes.

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *