Skip to content
Keshillat e Orneles

Ndryshoi ora- Po oraret e gjumit?

Ndryshimi i orës ndryshon edhe humorin tonë. Po cfarë do ndodhë me oraret e gjumit të fëmijës?

Duhet të zbatojmë oraret e vjetra apo menjëherë të vazhdojme me orën e re. Një gjë është e sigurt. Fëmija yt nuk e ka idenë se vendi në të cilën jeton ka ndryshuar orën. Ora e tij biologjike vazhdon të rrahë njësoj.

Në këtë artikull do t’ju tregoj sesi të bëni përshtatjen e orareve të gjumit pasi të ndryshojë ora.

Ka dy mënyra si ta bëni këtë ndryshim. Njëri është duke flluar gradualisht ndryshimin disa javë para ditës së ndryshimit të orës, ose mund të filloni qe nga dita kur ndryshon ora.

Do t’ju shpjegoj si të bëni përshtatjen me metodën e dytë.

Vendoseni në gjumë në mbrëmje në të njëjtin orar si gjithmonë dhe lejojeni të zgjohet në të njëjtën orë si çdo ditë. Dhe nëse me oren e re mund te jete mjaft heret. Pasi ora në mëndjen e tij është e njëjtë.

Kështu që, forcaaa ngrihuni dhe ju heret nga krevati sepse gjatë ditës do përpiqemi të përshtasim oraret.

Sa për tu orientuar ora do shkojë pas më një orë në këtë drejtim Ora 07.00 do të bëhet 06.00

Hapi i pare

Lëviz orën e gjumeve të ditës me 30 min. Nëse gjumin e parë e bën në orën 10.00 (ora e re), vendose në gjumë në orën 09.30 (ora e re). Pra, me orën e mëparshme është ora 10.30.

Fëmija do ta ndjejë se po vendoset në gjumë 30 min me vonesë por kjo nuk është një lëvizje shumë drastike. Do ta përballojë më sukses. Ruaj këtë orar për tre ditë me rradhë.

blog

Hapi i dyte

Vendosja në gjumë në mbrëmje 30 min më herët.

Në ditën që ndryshon ora dhe në dy ditët e tjera në vazhdim, nëse zakonisht fle në orën 19.30, vendose në gjumë në orë 19.00 (gjithsesi me orën e vjetër është 20.00 pra 30 min më vonë se normalisht)

Ndryshoi ora- Po oraret e gjumit

Shembull:

Gjumi i parë- 10:00 → vendose në gjumë → 09. 30 (ora e mëparshme 10:30 )

Gjumi i dytë- 2:00→ vendose në gjumë → 1:30 (ora e mëparshme 02:30)

Vendosja në shtrat- 19:30 → vendose në gjumë → 19:00 (ora e mëparshme 20.00)

Pasi ka kaluar 3 netë me këtë ndryshim, në natën e katërt lëvizeni sërish orën e vendosjes në gjumë me 30 minuta. Kështu ju mund të kaloni në orarin që keni patur edhe më parë.

Shembull:

Flinte ne oren 09.30—- 3 dite e vendosim në 09.00—–ditën e katërt e vendosim në 08.30 ( ora aktuale 09.30, pra përputhet me oraret e mëparshme.

Ky ndryshim gradual zgjat rreth një javë por ka fëmijë që nuk përshtaten aq lehtë e duan pak më tepër kohë. Tregohuni të duruar, do të arrini sërish oraret e mëparshme. Siç e thash edhe në fillim, ndryshimi i orës çorienton edhe ditën tonë ndaj kujdesuni që shlodheni mjaftueshëm, sidomos ti mami! Tashmë për të marrë një shembull më specifik se si duhet të ndryshoh oraret e gjumit të fëmijës tënd në bazë të moshës, plotëso këtë pyëtësor. Gjumi nuk është luks! Përzemërsisht Ornela!