Po vjen ndryshimi i orës, ju mund te ndiheni të shqetësuara se ç’farë do të ndodhë me oraret e fëmijës tuaj. Është normale vecanërisht kur sapo keni filluar të rregulloni oraret e gjumit dhe të keni arritur rezultatet që prisnit pas shume javësh mundim . Sekreti është që të jeni të përgatitur dhe më pak mundim do e kuptoni që gjumi i fëmijës tuaj do arrijë të kthehet shumë shpejt në normalitet dhe ky ndryshim do ndihet gjithmonë e më pak . Ç'fare do tiu sugjeroja unë në këtë rast ? 2 mënyra përshtatjeje të cilat janë komode dhe nuk do t'ju duhet të stresoheni tepër . Mënyra e parë si të përshtateni :
blank
1) Pasi ta vendosni fëmijën në gjumin e mbrëmjes ndryshoni orën tuaj një orë para dhe vazhdoni të ndiqni oraret tuaja të mëparshme . Per shembull : nese fëmija juaj zgjohet në oren 07:00 atehere sërish zgjoheni kur ora të shënoje 7:00 . Kjo do të thotë se po zgjohet në 06:00 por gjatë ditës vazhdoni me oraret tuaja duke u bazuar gjithmone tek ora e re dhe në mbrëmje do flejë një orë më herët.
blank
2) Mënyra e dytë si të pershtateni : Mos bëj asnje ndryshim . Nëse zgjohej në 07:00 lejojeni të zgjohet ne oren 08:00 ( me orën e re ) dhe keshtu ne mbremje do fleje midis orës 19.30-20:00 . Kjo do te jetë edhe një mundesi për të qëndruar pakëz më gjatë zgjuar në ditët e gjata te verës . Kështu fëmija juaj do të ketë një program ditor dimëror dhe një veror .
Kujdes:
Ora e vendosjes ne gjume ne mbremje nuk duhe te kaloje oren 8 pasi kjo sjell tejlodhje për bebat . Mos harroni, është vetëm një përplasje e vogël në rrugën e udhëtimit të gjumit dhe do të ktheheni në rrugën e duhur. Paçi fat!

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *